Membranat për tarracat/ çatitë janë një nga zgjidhjet më të njohura për tarracat/ çatitë e sheshta, ideale për projekte ndërtimi me peshë të lehtë, kosto efikase dhe të shpejta. Ato funksionojnë mirë për shumë lloj projektesh të të gjitha formave dhe madhësive, përfshirë tarracat e ekspozuara, tarracat e gjelbra, tarracat e ftohta (cool roofs), tarracat me balast e shumë të tjera, që nga projektet komerciale me shkallë të gjerë si aeroportet dhe fabrikat deri në çatinë e një banese private.  

Membranat janë një zgjidhje e njohur pasi ato...

• Janë të qëndrueshme
• Kanë rezistencë ndaj zjarrit
• Kanë rezistencë kimike
• Kanë rezistencë ndaj rrezatimit UV dhe elementeve natyrorë si mikroorganizmat e dëmshëm
• Janë miqësore ndaj mjedisit

Teknologjitë & avantazhet e membranave Sika

Sika ofron 2 teknologji kyçe – membrana polivinil kloruri (PVC) dhe membrana termoplastike ose poliolefine fleksibël (TPO/FPO). Të kuptuarit e këtyre dallimeve do ju ndihmojë në përzgjedhjen e membranës së duhur për projektin tuaj.

Membrana polivinil kloruri (PVC)

• Teknologji e themeluar me historik të gjatë aplikimesh
• Disponohen produkte për aplikime në tarraca/ çati të ekspozuara me klasifikime të larta kundër zjarrit / rezistencë të zgjatur ndaj zjarrit
• Lehtësi në riparim
• Mundësi zgjidhjesh të personalizuara projektimi (ngjyra, profile dhe grafik)
• Fuga të njëtrajtshme të salduara me metodën e nxehtë
• Përdorim i lehtë në kantier
• E përshtatshme për përdorim dhe ekspozim në kushte të ndryshme klimaterike
• Instalim i shpejtë pavarsisht motit
• Përshkueshmëri e mirë avujsh
• Fleksibilitet i lartë
• Instalim pa zjarr
• E riciklueshme
• Teknologji e testuar për më shumë se 50 vjet

Membrana termoplastike ose prej poliolefine fleksibël (TPO/FPO)

• Rezistencë kimike e lartë
• E përshtatshme për aplikim të drejtpërdrejtë mbi nënshtresa si bitumi i vjetër, panele izolimi EPS dhe XPS (polistirenet)
• Disponohen produkte për aplikime në tarraca/ çati të ekspozuara me klasifikime të larta kundër zjarrit / rezistencë të zgjatur ndaj zjarrit
• Pa plastifikues (pa migrim/ ndotje apo rrjedhje)
• Jetëgjatësi e madhe
• Lehtësi në riparim
• Fuga të njëtrajtshme të salduara me metodën e nxehtë
• Përdorim i lehtë në kantier
• E përshtatshme për përdorim dhe ekspozim në kushte të ndryshme klimaterike
• Instalim i shpejtë pavarsisht motit
• Ekologjike
• Instalim pa zjarr
• E riciklueshme
• Historik aplikimesh të provuara që nga 1989

Metodat e fiksimit të membranave të ekspozuara Sika

 MetodaSisteme me mbërthim mekanik të membranave Sarnafil / Sikaplan Sisteme me ngjitje të membranave Sarnafil / Sikaplan
 AplikimetIdeale për strukturat e tarracave metalike me sipërfaqe të madhe dhe peshë të lehtë, ndërtesat, si qendrat e distribucionit dhe logjistikës, magazinat, supermarketet dhe punishtet.Në përgjithësi instalohen mbi të gjitha ndërtesat publike dhe rezidenciale, përfshirë shkollat, zyrat, spitalet, apartamentet, stadiumet, qendrat sportive si dhe të gjitha llojet e projekteve të restaurimit dhe riparimit.
 Karakteristikat
  • Membranat për mbërthim mekanik janë zgjidhja me koston më efikase për aplikimet e tarracave të ekspozuara
  • Arrihet shpejtësi e madhe instalimi me mbërthim mekanik
  • Membranat Sarnafil / Sikaplan për mbërthim mekanik kanë përforcim të posaçëm poliesteri që mundëson rezistencë të lartë ndaj ngarkesës së erës
  • Instalimi nuk varet pothuajse fare nga moti
  • Paraqitje estetike e lartë
  • Liri projektimi dhe përshtatshmërie për forma të ndërlikuara tarracash
  • Pa depërtime në bazën e tarracës/çatisë
  • Çlirime shumë të ulëta zhurmash gjatë instalimit
  • Rehabilitim i lehtë i tarracave ekzistuese me membranë bituminoze