Sikaplan® TM-12
MEMBRANË POLIMERE FPO PËR HIDROIZOLIM TARRACE/çatie ME MBËRTHIM MEKANIK
Sikaplan® TM-12 (trashësi 1.2 mm) është membranë hidroizoluese e përforcuar me poliester, me shumë shtresa dhe sintetike, me bazë poliolefinash fleksibël të cilësisë së lartë (FPO) që përmban stabilizues të rrezeve UV dhe ngadalësues të zjarrit sipas EN 13956. Sikaplan® TM-12 është membranë që mund të saldohet me ajër të nxehtë, e krijuar për ekspozim të drejtpërdrejtë dhe për përdorim në të gjitha kushtet klimaterike globale.
- Rezistencë ndaj ekspozimit në rrezatim UV
- Rezistencë ndaj ekspozimit të përhershëm ndaj erës
- Rezistencë ndaj ndikimit të ngarkesës dhe breshërit
- Rezistencë ndaj të gjitha ndikimeve të zakonshme të mjedisit
- Rezistencë ndaj mikroorganizmave
- Kompatibël me bitumin e vjetër
- Saldim me ajër të nxehtë
- Nuk kërkohet pajisje me flakë të ndezur
Përdorimi
Membranë hidroizolimi për:- Sisteme tarracash/ çatish me mbërthim mekanik
Avantazhet
- Rezistencë ndaj ekspozimit në rrezatim UV
- Rezistencë ndaj ekspozimit të përhershëm ndaj erës
- Rezistencë ndaj ndikimit të ngarkesës dhe breshërit
- Rezistencë ndaj të gjitha ndikimeve të zakonshme të mjedisit
- Rezistencë ndaj mikroorganizmave
- Kompatibël me bitumin e vjetër
- Saldim me ajër të nxehtë
- Nuk kërkohet pajisje me flakë të ndezur
Ambalazhi
Rulonat standardë Sikaplan® TM-12 janë të mbështjellë individualisht në një cipë të verdhë PE.
Gjatësi ruloni | 25,00 m |
Gjerësi ruloni | 2,00 m |
Peshë ruloni | 64,00 kg |
Ngjyra
Sipërfaqja | mat |
Ngjyra | |
Sipërfaqja e sipërme | e bardhë (RAL 9016 i përafërt) |
Sipërfaqja e poshtme | e zezë |
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- Pajtueshmëri me LEED v4 SSc 5 (Opsioni 1): Heat Island Reduction - Roof
- Pajtueshmëri me LEED v4 MRc 3 (Opsioni 2): Building Product Disclosure and Optimization - Sourcing of Raw Materials.
- Pajtueshmëri me LEED v4 MRc 4 (Opsioni 2): Building Product Disclosure and Optimization - Material Ingredients.
- Pajtueshmëri me LEED v2009 SSc 7.2 (Opsioni 1): Heat Island Effect - Roof
- Pajtueshmëri me LEED v2009 MRc 4 (Opsioni 2): Recycled Content
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance sipas EN 13956 - Fleta polimere për hidroizolim tarrace/ çatie
Baza kimike
Poliolefinë fleksibël (FPO)
Jetëgjatësia
5 vjet nga data e prodhimit.
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të magazinohet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në temperatura midis +5°C dhe +30°C. Të ruhet në pozicion horizontal. Mos vendosni paletat e rulonave njëra mbi tjetrën apo materiale të tjera gjatë transportit ose magazinimit. Referohuni gjithmonë tek ambalazhi.
Deklarata e produktit
EN 13956 - Fleta polimere për hidroizolim tarrace/ çatie
Defekte të dukshme
Kalon | (EN1850-2) |
Gjatësia
25 m (-0 % / +5 %) | (EN 1848-2) |
Gjerësia
2 m (-0,5 % / +1 %) | (EN 1848-2) |
Trashësia efektive
1,20 mm (-5 % / +10 %) | (EN 1849-2) |
Drejtvijësia
≤ 30 mm | (EN 1848-2) |
Rrafshësia
≤ 10 mm | (EN 1848-2) |
Masa për njësi sipërfaqeje
1,28 kg/m² (-5 % / +10 %) | (EN 1849-2) |
Struktura e sistemit
Duhet të konsiderohet përdorimi i produkteve të mëposhtme në varësi të dizajnit të çatisë/ tarracës:
- Sarnafil® T 66-15 D Sheet për detajet
- Sarnafil® TS 77 shirita
- Sarnafil® T Metal Sheet
- Sarnafil® T Welding Cord
- Sarnabar® / Sarnafast®
- Sarnafil® T Prep / Sarnafil® T Wet Task Set
- Sarnacol® T 660
- Solvent T 660
- Sarnafil® T Clean
Disponohet gamë e gjerë aksesorësh, p. sh. pjesë të parafabrikuara, drenazhe tarracash/ çatish, shkarkues, rrugica kalimi dhe profile dekoruese.
Kompatibiliteti
Sikaplan® TM-12 mund të instalohet mbi të gjitha termoizolimet dhe shtresat niveluese të përshtatshme për tarracat/çatitë. Nuk kërkohet shtresë ndarëse. Sikaplan® TM-12 është i përshtatshëm për instalim direkt mbi tarracën/çatinë bituminoze ekzistuese, të pastruar me kujdes dhe të niveluar, p.sh. hidroizolim i ri mbi tarraca/çati të vjetra të sheshta. Mund të ndodhin ndryshime të ngjyrës mbi membranë në rast kontakti të drejtpërdrejtë me bitumin.
Rezistenca ndaj goditjes
nënshtresë e fortë | ≥ 500 mm |
nënshtresë e butë | ≥ 700 mm |
Rezistenca ndaj breshërit
nënshtresë e papërkulshme | ≥ 17 m/s |
nënshtresë fleksibël | ≥ 23 m/s |
Rezistenca ndaj ngarkesës statike
nënshtresë e butë | ≥ 20 kg |
nënshtresë e papërkulshme | ≥ 20 kg |
Rezistenca ndaj tërheqjes
gjatësore (md)1) | ≥ 800 N/50 mm |
tërthore (cmd)2) | ≥ 800 N/50 mm |
1) md = machine direction
2) cmd = cross machine direction
Zgjatimi
gjatësor (md)1) | ≥ 13 % |
tërthor (cmd)2) | ≥ 13 % |
1) md = machine direction
2) cmd = cross machine direction
Qëndrueshmëria e përmasave
gjatësore (md)1) | ≤ |0,5| % |
tërthore (cmd)2) | ≤ |0,2| % |
1) md = machine direction
2) cmd = cross machine direction
Rezistenca ndaj grisjes
gjatësore (md)1) | ≥ 250 N |
tërthore (cmd)2) | ≥ 250 N |
1) md = machine direction
2) cmd = cross machine direction
Rezistenca e fugës ndaj shpetëzimit
Mënyra e dështimit: C, pa dështim të fugës | (EN 12316-2) |
Rezistenca e fugës ndaj prerjes
≥ 500 N/50 mm | (EN 12317-2) |
Palosja në temperatura të ulëta
≤ -25 °C | (EN 495-5) |
Performanca në zjarr të jashtëm
(ENV 1187) | |
BROOF (t1) < 20 °C | (EN 13501-5) |
Reagimi ndaj zjarrit
Kategoria E | (EN ISO 11925-2, klasifikim i EN 13501-1) |
Ndikimi i kimikateve të lëngshme, përfshirë ujin
Me kërkesë | (EN 1847) |
Ekspozimi ndaj bitumit
Kalon3) | (EN 1548) |
3) Sikaplan® TM është kompatibël me bitumin e vjetër
Rezistenca ndaj rrezatimit UV
Kalon (> 5000 orë / gradë 0) | (EN 1297) |
Papërshkueshmëria e ujit
Kalon | (EN 1928) |
Reflektimi i rrezatimit diellor
Ngjyra | Fillestar | Vjetërsi 3 vjet | Instituti i testimit |
e bardhë | 0.89 | 0.89 | Intertek |
Emetimi termik
Ngjyra | Fillestare | Vjetërsi 3 vjet | Instituti i testimit |
e bardhë | 0.89 | 0.89 | Intertek |
Treguesi i reflektimit të rrezatimit diellor
Ngjyra | Fillestar | Vjetërsi 3 vjet | Instituti i testimit |
e bardhë | 100 | 83 | Intertek |
Produktet e testuara nga CRRC listohen në bazën e të dhënave të Këshillit të Klasifikimit të Tarracave të Ftohta (Cool Roof Rating Council, CRRC).
Klasifikimi sipas USGBC LEED
Ngjyra | Fillestar | Vjetërsi 3 vjet |
e bardhë | SRI > 82 | SRI > 64 |
Në përputhje me kërkesat minimale të LEED V4 SS credit 5 option 1 Heat Island reduction - Roof.
Aplikimi
Temperatura e mjedisit
-15 °C min. / +60 °C max.
Temperatura e nënshtresës
-25 °C min. / +60 °C max.
PAJISJET
Saldimi me ajër të nxehtë i tegelave të mbivendosur
Pajisjet e saldimit me ajër të nxehtë, si pajisjet manuale dhe ruli për presion apo makineritë e saldimit me ajër të nxehtë me kapacitet për temperaturë të kontrolluar ajri të nxehtë prej një minimumi 600°C.
Lloji i rekomanduar i pajisjes:
Manuale: Leister Triac
Automatike : Leister Varimat
Gjysëm-automatike: Leister Triac Drive
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e njëtrajtshme, e lëmuar dhe pa dalje të mprehta apo gërvima, etj. Sikaplan® TM-12 duhet të ndahet nga çdo nënshtresë / material jokompatibël nga një shtresë ndarëse efikase për të parandaluar vjetrimin e përshpejtuar. Shtresa mbështetëse duhet të jetë kompatibël me membranën, rezistente ndaj tretësve, e pastër, e thatë dhe pa graso dhe ndryshk. Fletët metalike duhet të pastrohen nga grasoja me Solvent T 660 përpara aplikimit të adezivit.
APLIKIMI
Procedura e instalimit
Duhet të referoheni gjithmonë tek dokumentat shtesë, si metoda përkatëse e aplikimit (method statement), manuali i aplikimit dhe udhëzimet e instalimit ose punimeve.
Metoda e fiksimit - e përgjithshme
Membrana hidroizoluese vendoset me shtrim të lirë (pa tërhequr membranën ose pa instalim nën sforcim) me mbërthim mekanik në mbivendosjet e tegelave ose pavarsisht tegelave. Tegelat e mbivendosur saldohen me një pajisje të posaçme saldimi me ajër të nxehtë.
Metoda e fiksimit - mbërthim pikësor
Sikaplan® TM-12 duhet të instalohet gjithmonë në kënd të drejtë me drejtimin e kuvertës (dyshemesë). Sikaplan® TM-12 fiksohet me fiksues dhe rondele përgjatë vijës së shënuar, 35 mm nga skaji i membranës. Sikaplan® TM-12 mbivendoset me 120 mm. Distanca e fiksuesve është në përputhje me përllogaritjet specifike të projektit. Tek parapetet dhe depërtimet, membrana duhet të sigurohet me fiksues dhe rondele shtesë. Kjo gjë mbron veshjen e tarracës/ çatisë Sikaplan® TM-12 prej tërheqjes apo shkëputjes nga era.
Metoda e saldimit me ajër të nxehtë
Tegelat e mbivendosur duhet të saldohen me pajisje elektrike saldimi me ajër të nxehtë. Parametrat e saldimit përfshirë temperaturën, shpejtësinë e makinerisë, rrjedhjen e ajrit, presionin dhe rregullime të tjera duhet të vlerësohen, adaptohen dhe kontrollohen në vendin e punimeve sipas llojit të pajisjes dhe kushteve klimaterike përpara saldimit.
Testimi i tegelave të mbivendosur
Tegelat duhet testohen mekanikisht me një kaçavidë ose gjilpërë çeliku për të siguruar integritetin/përfundimin e saldimit. Çdo defekt duhet të korrigjohet me saldim me ajër të nxehtë.