Sika® Reemat Premium
Sika® Reemat Premium është rrjetë përforcuese e përbërë nga fibra qelqi për sistemet e membranave të lëngshme Sikalastic®.
- Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë
- Përshtatet lehtë në detajet e ndërlikuara
- Siguron trashësinë e saktë të shtresës së parë bazë
- Përmirëson vetitë e sistemit për ngushtimin e plasaritjeve
- Përforcon vetitë mekanike të sistemit

Përdorimi
- Përforcim për sistemet Sikalastic® dhe SikaRoof® MTC
- Përforcim për SikaRoof® MTC Detailing
- Për projekte të reja ndërtimi dhe rikonstruksioni
- Për çati / tarraca me shumë detaje dhe gjeometri të ndërlikuar edhe kur aksesueshmëria është e kufizuar
Avantazhet
- Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë
- Përshtatet lehtë në detajet e ndërlikuara
- Siguron trashësinë e saktë të shtresës së parë bazë
- Përmirëson vetitë e sistemit për ngushtimin e plasaritjeve
- Përforcon vetitë mekanike të sistemit
Ambalazhi
Rulona:
- gjerësi 1.3 m dhe gjatësi 150 m
- gjerësi 1.3 m dhe gjatësi 90 m
- gjerësi 0.3 m dhe gjatësi 150 m
Ngjyra
E bardhë
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Përbërës sistemi me miratimet e mëposhtme të ETAG 005:
- ETA - 09/0139
- ETA - 12/0316
- ETA - 13/0456
- ETA - 14/0177
Baza kimike
Fibra qelqi me shpërndarje dhe thurje të rastësishme
Jetëgjatësia
Produkti nuk skadon nëse ruhet saktë
Kushtet e magazinimit
Produkt duhet të magazinohet saktë në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar, në pozicion horizontal dhe pa formuar palosje, në kushte të thata dhe temperatura midis +5 °C dhe +35 °C.
Masa për njësi sipërfaqeje
225 g/m2
Struktura e sistemit
Për informacione të detajuara rreth ndërtimit të sistemit, ju lutemi referohuni në skedën teknike të sistemit ose membranës së lëngshme.
Aplikimi
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Sipërfaqja duhet të jetë e qëndrueshme, me rezistencë të mjaftueshme, e pastër, e thatë dhe pa pisllëqe, vaj, graso dhe kontaminime të tjera. Lyerja me prajmer ose pastrimi mekanik duhet bërë në varësi të materialit të nënshtresës. Për nivelimin e sipërfaqes mund të jetë e nevojshme bluarja. Nënshtresat e përshtatshme janë: betoni, membranat dhe veshjet bituminoze, metalet, tullat, çimento asbesti, pllakat qeramike, druri.
Për informacione të detajuara në lidhje me përgatitjen e sipërfaqes dhe tabelës së prajmerave ju lutemi referohuni tek Method Statement të sistemit korrespondues të membranës së lëngshme.
APLIKIMI
Përpara aplikimit të Sikalastic® shtresa e prajmerit duhet te jetë tharë e të mos ngjisë. Për Kohën e pritjes / Mbiveshjen, ju lutemi referohuni në skedën teknike të prajmerit të duhur. Zonat e dëmtueshme (parmakë etj.) duhet të mbrohen me shirit ose mbështjellëse plastike.
Sika® Reemat Premium aplikohet në kombinim me sistemet e membranave të lëngshme Sikalastic®.
- Aplikoni veshjen e parë të membranës së lëngshme Sikalastic® me shkallë konsumimi sipas skedës teknike të saj. Punoni deri në pikën ku materiali mbetet i lëngët.
- Kaloni rulin mbi Sika® Reemat Premium dhe sigurohuni se nuk ka flluska apo palosje. Mbivendosja e Sika® Reemat Premium duhet të jetë min. 5 cm dhe sigurohuni se mbivendosjet janë mjaftueshëm të lagura për t' u ngjitur.
- Ruli mund kërkojë vetëm pak material shtesë për të qëndruar i lagur, por nuk nevojitet shtim materiali në këtë fazë.
- Pasi veshja të jetë tharë mjaftueshëm që të mund të shkelet, izoloni zonën e tarracës / çatisë me veshje të dytë nga membrana e lëngshme Sikalastic® me shkallë konsumimi sipas skedës teknike të membranës së lëngshme.
Ju lutemi vini re, filloni gjithmonë me detajet përpara hidroizolimit të sipërfaqes horizontale. Për hollësi ndiqni hapat 1–3.
Për informacione të detajuara aplikimi ju lutemi referohuni tek Method Statement e sistemit përkatës së membranës së lëngshme.