Sika® Concrete Primer
Prajmer poliureje për nënshtresat me bazë çimentoje për hidroizolim tarrace/ çatie me LAM (membranë e lëngshme)
Sika® Concrete Primer është prajmer hibrid poliureje/poliuretani me 2 përbërës për nënshtresa me bazë çimentoje. Performanca e tharjes së shpejtë lejon veshjen e membranës së lëngshme Sika® (LAM) për sistemet e tarracave/ çative pas 30 minutash.
- Rezistencë shumë e mirë e ndërkapjes me nënshtresën
- Redukton mundësinë e degazimit nga nënshtresat e ndjeshme
- Ndihmon në stabilizimin e nënshtresave
- Aplikim i lehtë
- Mund të mbushet me rërë kuarci dhe të përdoret si shtresë fillestare
Përdorimi
Prajmer për nënshtresat me bazë çimentoje dhe përdorim në aplikime të jashtme:- SikaRoof® MTC
- Sistemet për tarracat/ çatitë Sikalastic®
- Sistemet për hidroizolim Sikafloor® balcony
Avantazhet
- Rezistencë shumë e mirë e ndërkapjes me nënshtresën
- Redukton mundësinë e degazimit nga nënshtresat e ndjeshme
- Ndihmon në stabilizimin e nënshtresave
- Aplikim i lehtë
- Mund të mbushet me rërë kuarci dhe të përdoret si shtresë fillestare
Ambalazhi
enë 4,5 L | 3,5 L Përbërësi A |
enë 11,5 L | 9,0 L Përbërësi A |
Ngjyra
Lëng / e verdhë e zbehtë
Detajet e produktit
Baza kimike
Poliure me bazë tretësi
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe në temperatura midis +0 °C dhe +25 °C. Lexoni gjithmonë ambalazhin.
Dendësia
~1,02 kg/l (në +23 °C) | (EN ISO 2811-1) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Prajmer
Përbërësi A : Përbërësi B = 3,64:1 (për vëllim)
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +30 °C max.
Pika e vesës
Kujdes kondensimin.
Nënshtresa dhe materiali i aplikuar i patharë duhet të jenë të paktën +3 °C mbi pikën e vesës.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +30 °C max.
Lagështia e përmbajtur e nënshtresës
≤ 4 % pjesë për peshë
Mund të përdoren metodat e mëposhtme të testimit: matësi Sika®-Tramex, matja CM ose metoda e tharjes në furrë. Pa rritje të lagështisë sipas ASTM (fletë polietileni).
Koha e punueshmërisë
Sika® Concrete Primer është krijuar për tharje të shpejtë. Temperaturat e larta të kombinuara me lagështinë e lartë të ajrit do të zgjasin procesin e tharjes. Materiali i përzierë në ambalazh të hapur duhet të aplikohet menjëherë. Në ambalazhin e hapur materiali do të formojë një cipë pas ~ 1 ore.
Koha e pritjes / mbiveshja
Temperatura | Min. | Max. |
10 °C | 60 minuta | 24 orë |
20 °C | 30 minuta | 24 orë |
Aplikoni një shtresë shtesë nëse kalojnë më shumë se 24 orë përpara lyerjes.
Kohët jepen me përafërsi dhe do të ndikohen nga kushtet e ndryshueshme të ambientit, veçanërisht temperatura dhe lagështia relative.
Konsumimi
~0,13 kg/m² për veshje
Kjo vlerë është teorike dhe nuk përllogarit asnjë material shtesë për shkak të porozitetit dhe profilit të sipërfaqes, ndryshimeve në nivel apo firon, etj.
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Struktura suportuese duhet të ketë rezistencë të mjaftueshme strukturore për aplikimin e të gjitha shtresave të reja dhe ekzistuese të ndërtimit të çatisë/ tarracës. I gjithë sistemi i çatisë/ tarracës duhet të projektohet dhe sigurohet kundër rrëmbimit nga era.
Nënshtresat me bazë çimentoje (beton / llaç dyshemeje) duhet të kenë strukturë të qëndrueshme dhe me rezistencë të mjaftueshme ndaj kompresionit (min. 25 N/mm2) me rezistencë minimale ndaj tërheqjes 1,5 N/mm2.
Nënshtresa duhet të jetë e njëtrajtshme, e qëndrueshme, e niveluar dhe pa dalje të mprehta apo gërvishtje, pa graso, bitum, vaj, pluhur dhe grimca të lira.
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresat me bazë çimentoje duhet të përgatiten mekanikisht me pastrim me rrymë abrazive ose me shkriftor për të hequr koren e çimentos (qumështin) dhe për të arritur një profil sipërfaqjeje me teksturë të hapur të përshtatshme për trashësinë e sistemit të produkteve.
Pjesët e dala mund të hiqen me bluarje.
Nënshtresat e dobëta me bazë çimentoje duhet të hiqen dhe defektet e sipërfaqes, si vrimat dhe hapësirat duhet të ekspozohen plotësisht.
Riparimet mbi nënshtresë, mbushjet e plasaritjeve, vrimave/hapësirave dhe nivelimi i sipërfaqes duhet të kryhet duke përdorur produktet e duhura nga seria e materialeve Sikafloor®, Sikadur® dhe Sikagard®. Produktet duhet të jenë tharë përpara aplikimit të Sika® Concrete Primer.
I gjithë pluhuri, materiali i lirë dhe i shkrifët duhet të hiqet plotësisht nga të gjitha sipërfaqet përpara aplikimit të produktit dhe produkteve shoqëruese të sistemit, preferohet pajisje përthithjeje me vakuum.
PËRZIERJA
Veshja fillestare
Përpara përzierjes së të gjithë përbërësve, përzieni më vetë Përbërësin A (rrëshirën) me një mikser elektrik me një helikë ose pajisje tjetër të ngjashme. Shtoni Përbërësin B (forcuesin) tek Përbërësi A dhe përzieni Përbërësit A + B vazhdimisht për 3,0 minuta derisa të përftohet një miks konsistent. Për përzierjen e përbërësve A dhe B mund të përdoret mikser me veprim të detyruar / kovë rrotulluese / elektrik me dy helika ose pajisje tjetër e ngjashme (nuk duhet të përdoren mikserat me rënie të lirë). Shtoni gradualisht kuarcin e thatë në granulometrinë e kërkuar dhe nëse kërkohet edhe Extender T. Përzieni edhe për 2,0 minuta të tjera derisa të përftohet një miks i njëtrajtshëm. Për të siguruar përzierjen e plotë, hidhini materialet brenda një ene tjetër dhe përzieni sërish për të përftuar një miks konsistent pa kokrriza. Duhet të shmanget përzierja e tepruar për të pakësuar bllokimin e ajrit. Gjatë fazës përfundimtare të përzierjes, kruani të paktën një herë anët e enës së përzierjes me një shpatull për të siguruar përzierjen e plotë. Përzieni vetëm njësi të plota. Koha e përzierjes për A + B + rërë kuarci = 5,0 minuta.
Prajmer
Përpara përzierjes së të gjithë përbërësve, përzieni më vetë Përbërësin A (rrëshirën) plotësisht me një mikser elektrik me një helikë (300–400 rpm) ose pajisje tjetër të ngjashme. Shtoni Përbërësin B (forcuesin) tek Përbërësi A dhe përzieni Përbërësit A + B vazhdimisht për 3,0 minuta derisa të përftohet një miks konsistent. Për të siguruar përzierjen e plotë, hidhini materialet brenda një ene të pastër dhe përzieni sërish për të paktën 1,0 minutë për të aritur një miks konsistent pa kokrriza. Duhet të shmanget përzierja e tepruar për të pakësuar bllokimin e ajrit. Gjatë fazës përfundimtare të përzierjes, kruani të paktën një herë anët e enës së përzierjes me një shpatull për të siguruar përzierjen e plotë. Përzieni vetëm njësi të plota. Koha e përzierjes për A+B = ~4,0 minuta.
APLIKIMI
Ndiqni me rreptësi procedurat e instalimit, ashtu siç përcaktohen në Method Statement, manualin e aplikimit dhe udhëzimet e punimeve, të cilat duhet të adaptohen gjithmonë sipas kushteve aktuale në kantier.
Veshje fillestare
Derdhni materialin e veshjes fillestare mbi nënshtresën e përgatitur dhe aplikoni me mallë. Sigurohuni se një shtresë e vazhdueshme dhe pa pore mbulon nënshtresën. Nëse nevojitet, aplikoni dy veshje. Konfirmoni se koha e pritjes/ mbiveshjes është arritur përpara aplikimit të produkteve vijuese.
Prajmer
Derdhni prajmerin e përzierë mbi nënshtresën e përgatitur dhe aplikoni me furçë, rul ose mallë dhe pastaj kaloni rulin në dy drejtime, vertikalisht dhe horizontalisht. Sigurohuni se një shtresë e vazhdueshme dhe pa pore mbulon nënshtresën. Nëse nevojitet, aplikoni dy veshje prajmeri.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me Sika® Thinner C menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.