SikaCeram® CleanGrout
BOJAK ME BAZË ÇIMENTOJE PËR FUGA DYSHEMEJE/MURI ME GJERËSI 1 - 8 MM
SikaCeram® CleanGrout është bojak në formë pluhuri më bazë çimentoje për fuga me gjerësi 1–8 mm. Aditivët që përmban pluhuri ofrojnë mbrojtje ndaj mykut, zhvillimit të baktereve dhe kërpudhave ndërsa ruan një ngjyrë të qëndrueshme, rezistencë ndaj abrazionit, padepërtueshmëri nga uji dhe finiturë të qëndrueshme. Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
- Aplikim mbi dysheme dhe mur
- I papërshkueshëm nga uji
- Rezistencë ndaj abrazionit
- Gradë e lartë fortësie
- Rezistencë ndaj rrezeve UV
- Kundër ngrirjes
- Përmban mbrojtës kundër mykut
Përdorimi
Mbushje fugash për llojet e mëposhtme të pllakave:- Qeramike
- Pllaka argjili (earthenware)
- Mozaik qelqi
- Mermer dhe gurë të tjerë natyrorë
- Grès porcelain
- Pishina
- Dysheme me ngrohje
- Mjedise tregtare / industriale / rezidenciale
- Fasada
Avantazhet
- Aplikim mbi dysheme dhe mur
- I papërshkueshëm nga uji
- Rezistencë ndaj abrazionit
- Gradë e lartë fortësie
- Rezistencë ndaj rrezeve UV
- Kundër ngrirjes
- Përmban mbrojtës kundër mykut
Ambalazhi
qese alumini 5 kg dhe 2 kg
Ngjyra
Ngjyrat:
White | Light Grey | Silver | Manhattan | Ice |
Grey | Ash | Anthracite | Graphite | Total black |
Pergamon | Jasmine | Anemone | Beige | Pine |
Caramel | Maple wood | Dove Grey | Light Sand | Sand |
Cedar | Beech wood | Walnut | Oak wood | Brown |
Terracotta | Amaranth | Ruby | Dark Brown | Mahogany |
Detajet e produktit
Baza kimike
I modifikuar me polimere, me bazë çimento portland, me rërë të hollë silici/kuarci të përzgjedhur, aditivë për mbajtje uji dhe aditivë të tjerë të
posaçëm.
Jetëgjatësia
24 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të pahapur, në kushte të thata dhe temperatura midis +5ºC +30ºC.
Referohuni gjithmonë tek ambalazhi.
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax: 0,25 mm
Deklarata e produktit
CG2WA | (EN 13888) |
Përthithja e ujit
Pas 30 min | ≤ 1 g |
Pas 240 min | ≤ 3 g |
Rezistenca ndaj abrazionit
≤ 1000 mm3 | ( EN 12808-2) |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
Pas magazinimit në vend të thatë | ≥ 20 N/mm2 |
Pas cikleve ngrirje/shkrirje | ≥ 15 N/mm2 |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
Pas magazinimit në vend të thatë | ≥ 4 N/mm2 |
Pas cikleve ngrirje/shkrirje | ≥ 3 N/mm2 |
Tkurrja
≤ 3 mm/m | (EN 12808-4) |
Rezistenca mikrobiologjike
Mbijetesë bakteresh | 0 % |
Kolonizim | Nuk ka zhvillim |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
qese 5 kg | ~1,3 litra ujë | (26 % ± 1 %) |
qese 2 kg | ~0,5 litra ujë | (26 % ± 1 %) |
Dendësia e llaçit të freskët
~2,05 kg/l
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +35 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +35 °C max.
Koha e punueshmërisë
~2 orë
Koha e pritjes
Përpara mbushjes së fugave të pllakave të dyshemeve të shtruara me: | Koha e pritjes |
Kollë me tharje normale | 24–36 orë |
Kollë me tharje të shpejtë | 4–6 orë |
Kollë e shtruar me shtresë të trashë (tradicionale) | 8–10 ditë |
Përpara mbushjes së fugave të pllakave të mureve të shtruara me: | |
Kollë me tharje normale | 4–6 orë |
Kollë me tharje të shpejtë | 2 orë |
Kohët e mësipërme janë treguese. Këshillohuni gjithmonë me skedën teknike përkatëse të kollës që do të përdoret.
Produkti i aplikuar gati për përdorim
Përdorimi | Koha e pritjes |
Qarkullim këmbësorësh | 24–36 orë |
Trafik i plotë | ~14 ditë |
Zhytje në ujë | ~21 ditë |
Konsumimi
Konsumimi varet nga përmasat e pllakave, gjerësia dhe thellësia e fugës.
Për udhëzim, konsumimi tregohet në tabelën e mëposhtme dhe shprehet në g/m2.
Përmasat e pllakës | Gjerësia e fugës | |||
Centimetra | 2 mm | 3 mm | 5 mm | 8 mm |
Mozaik qelqi 2 × 2 × 0,4 | 1300 | - | - | - |
5 × 5 × 0,4 | 450 | |||
10 × 10 × 0,6 | 350 | 500 | 840 | 1350 |
15 × 15 × 0,9 | 350 | 500 | 840 | 1350 |
20 × 20 × 0,9 | 250 | 380 | 630 | 1000 |
30 × 30 × 1 | 190 | 280 | 470 | 750 |
30 × 60 × 1 | 140 | 210 | 350 | 560 |
50 × 50 × 1 | 110 | 170 | 280 | 450 |
60 × 120 × 1,1 | 80 | 110 | 200 | 310 |
Këto vlera janë teorike dhe nuk përllogarisin asnjë material për shkak të porozitetit apo profilit të sipërfaqes, ndryshimeve në nivel apo firon, etj.
Konsumimi mund të përllogaritet gjithashtu me formulën e mëposhtme:
Konsumimi (g/m2) = A × B × [(C + D)/(C × D)] × 140.
A = gjerësia e fugës (mm) B = lartësia e pllakës (mm) | C = gjatësia e pllakës (cm) D = gjerësia e pllakës (cm) |
PËRZIERJA
Hidheni sasinë e rekomanduar të ujit të pastër dhe të ftohtë brenda një ene të pastër dhe të përshtatshme për përzierje. Shtoni ngadalë pluhurin SikaCeram® CleanGrout brenda ujit ndërsa jeni duke përzierë me një mikser në shpejtësi të ulët (~500 rpm). Pastaj, përzieni derisa materiali të jetë përzierë plotësisht dhe të mos ketë kokrriza. Shmangni bllokimin e ajrit brenda miksit nga përzierja e tepërt. Lëreni produktin të qëndrojë për 2–3 minuta përpara se të përzieni sërish edhe për 30 sekonda. Miksi përfundimtar ka konsistencë kremoze, ngjyrë të njëtrajtshme dhe aplikohet dhe përhapet me lehtësi. Për zona ku kërkohen vetëm sasi të vogla, përzierja mund të bëhet edhe manualisht. Masni raportin ujë : pluhur me kujdes pasi diferencat e vogla mund të çojnë në ndryshimie të ngjyrës. Për aplikime me performancë dhe kërkesa të larta, si dyshemetë me trafik të rëndë, fasadat e ekspozuara, pishinat ose për fleksibilitet shtesë, uji mund të zëvendësohet me tretësirën SikaCeram® Latex-Grout (lexoni skedën teknike të produktit).
APLIKIMI
Përpara mbushjes së fugave të pllakave, kontrolloni nëse kolla është tharë plotësisht.
SikaCeram® CleanGrout aplikohet me vegël të përshtatshme, si mallë, shkop gome (squeegee) ose shpatull.
Mbushni dhe ngjeshni plotësisht fugat në mënyrë tënjëtrajtshme.
Nëse kërkohet, finironi bojakun ndërsa është ende i lagur.
Duke përdorur të njëjtën mallë/shpatull, hiqni bojakun e tepruar nga sipërfaqja me pllaka duke lëvizur veglën diagonal me fugat.
Kur bojaku të jetë i thatë në prekje, përdorni një sfungjer të lagur ose mallë me sfungjer për të pastruar sipërfaqen me pllaka. Pastroni rregullisht sfungjerin me ujë të pastër.
Kur bojaku të jetë ngurtësuar mjaftueshëm brenda fugës (i fortë në prekje me thoin e gishtit), pastroni sipërfaqen me pllaka duke i fshirë me një copë të thatë, të pastër dhe të butë.
Nëse brenda miksit të bojakut, është hedhur SikaCeram® LatexGrout në vend të ujit, pastroni menjëherë sipërfaqen e pllakave pas pastrimit fillestar me një sfungjer të lagur.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë të pastër menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.