PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të tjetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vaj, graso, pluhur, materiale të lira dhe të shkrifëta. Boja, korja e çimentos dhe kontaminues të tjerë që nuk janë ngjitur mirë duhet të hiqen. Sikaflex®-11 FC+ ndërkapet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Megjithatë, për ndërkapje të mirë dhe aplikime kritike që kërkojnë performancë të lartë, si p.sh. ndërtesat shumëkatëshe, fugat në sforcim të lartë, ekspozim në kushte ekstreme moti apo prani e përhershme uji, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose të trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Pllakat me glazurë, metalet të veshura me pluhur, alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm dhe i galvanizuar duhet të trajtohen me një letër abrazive shumë të imët dhe Sika® Aktivator-205 duhet të aplikohet duke përdorur një pecetë të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 15 minutash.
Të gjitha sipërfaqet metalike që nuk janë përmendur më sipër, duhet të trajtohen me një letër abrazive shumë të imët dhe Sika® Primer-3 N duhet të aplikohet duke përdorur një furçë ose rul të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
PVC duhet të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Nënshtresa poroze
Betoni, betoni me peshë të lehtë dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet, tullat dhe guri natyror duhet të lyhen me prajmerin Sika® Primer-3 N të aplikuar me një furçë të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Për këshilla të detajuara, ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Shënim: Prajmerat janë përmirësues të ndërkapjes. Ato nuk zëvendësojnë pastrimin e duhur të sipërfaqes dhe as nuk përmirësojnë ndjeshëm rezistencën e sipërfaqes.