SikaBond® AT-80
Adeziv elastik dhe lehtësisht i përhapshëm për shtrimin e dyshemeve prej druri
SikaBond® AT-80 është adeziv me 1 përbërës, pa tretës dhe me punueshmëri shumë të mirë për dyshemetë prej druri.
- Adezivi mund të smerilizohet
- Dyshemeja mund të smerilizohet pas 12 orësh
- Veti elastike dhe amortizuese të zhurmave të hapave
- I përshtatshëm për përdorim për ngrohje nën dysheme
- Çlirime shumë të ulëta
- Redukton transferimin e sforcimit midis dyshemesë prej druri dhe nënshtresës
Përdorimi
SikaBond® AT-80 është krijuar për ngjitjen e të gjithë sipërfaqes së dyshemeve prej druri inxhinierik, parket mozaik dhe industrial, sisteme dyshemesh me pllaka zdrukthi dhe nëndysheme.SikaBond® AT-80 është krijuar për përdorim mbi shumicën e llojeve të zakonshme të dyshemeve prej druri.
Avantazhet
- Adezivi mund të smerilizohet
- Dyshemeja mund të smerilizohet pas 12 orësh
- Veti elastike dhe amortizuese të zhurmave të hapave
- I përshtatshëm për përdorim për ngrohje nën dysheme
- Çlirime shumë të ulëta
- Redukton transferimin e sforcimit midis dyshemesë prej druri dhe nënshtresës
Ambalazhi
kovë plastike 17 kg
Ngjyra
kafe parketi
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- EMICODE EC1 R
Baza kimike
polimere terminale silani
Jetëgjatësia
SikaBond® AT-80 ka jetëgjatësi prej 12 muajsh nga data e prodhimit, nëse ruhet në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të mbyllur dhe nëse plotësohen kushtet e magazinimit.
Kushtet e magazinimit
SikaBond® AT-80 duhet të ruhet në kushte të thata, i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe në temperatura midis +5°C dhe +25°C.
Dendësia
~ 1.65 kg/l |
Fortësia Shore A
~ 40 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
~ 1.4 N/mm2 | (ISO 37) |
Rezistenca ndaj prerjes
~ 1.3 N/mm2, trashësi adezivi 1 mm | (ISO 17178) |
Temperatura e funksionimit
+5 °C deri në +40 °C
Aplikimi
Rrjedha e varjes
SikaBond® AT-80 përhapet shumë lehtë ndërsa ruan shenja të qëndrueshme të mallës.
Temperatura e mjedisit
+15 °C deri në +35 °C
Lagështia relative e ajrit
40% deri në 70%
Temperatura e nënshtresës
Gjatë shtrimit dhe derisa SikaBond® AT-80 të jetë tharë plotësisht, nënshtresa dhe temperaturat e ambientit duhet të jenë midis +15°C dhe +35°C pa dhe midis +20°C dhe +35°C me ngrohje nën dysheme.
Lagështia e përmbajtur e nënshtresës
Përmbajtja e lejueshme e lagështisë së nënshtresës pa ngrohje nën dysheme:
- 2.5% CM për llaçe dyshemeje çimentoje.
- 0.5% CM për llaçe dyshemeje anhidriti.
- 3-12% CM për dysheme magnetiti (në varësi të përmbajtjes organike).
Përmbajtja e lejueshme e lagështisë së nënshtresës me ngrohje nën dysheme:
- 1.8% CM për llaçe dyshemeje çimentoje.
- 0.3% CM për llaçe dyshemeje anhidriti.
- 3-12% CM për dysheme magnetiti (në varësi të përmbajtjes organike).
Shënim: Për të gjitha përmbajtjet e lagështisë, cilësinë e nënshtresave dhe sipërfaqeve, ndiqni gjithmonë udhëzimet e prodhuesit të dyshemesë prej druri.
Ritmi i maturimit
~ 3.0 mm/24 orë (23°C / 50% lagështi relative)
Koha e krijimit të kores / Koha e shtrimit
~ 75 minuta (23°C / 50% lagështi relative)
Konsumimi
Ngjitje e plotë e sipërfaqes:
- 800−1000 g/m2 me mallë krëhër B3 (TKB Germany) p.sh. parket laminat, mozaik dhe industrial.
- 900−1200 g/m2 me mallë krëhër B6 (TKB Germany) ose SC+ MB (US Standard) p.sh. për shirita druri dhe dërrasa inxhinierike, parket laminat dhe mozaik.
- 1000−1300 g/m2 me mallë krëhër B11 (TKB Germany) ose P5 (US Standard) p.sh. dru solid, shirita të gjatë dhe panele inxhinierike, parket industrial, dysheme druri dhe shtrime të tjera rezidenciale, pllaka zdrukthi.
Për ngjitje të pllakave të gjata ose të gjera, ose kur punoni mbi nënshtresa të paniveluara, mund të nevojitet përdorimi i një malle krëhër me dhëmbëza më të mëdha për të siguruar se është aplikuar një sasi e mjaftueshme e SikaBond® AT-80 për të ofruar një sipërfaqe të njëtrajtshme adezivi dhe parandaluar pjesët bosh p.sh. pa ngjitje të plotë të sipërfaqes.
Për nënshtresat e lyera me prajmerin Sika® Primer MR Fast ose Sika® Primer MB, konsumimi i SikaBond® AT-80 mund të reduktohet.
UDHËZIME APLIKIMI
Për aplikimin e SikaBond® AT-80 duhet të zbatohen të gjitha udhëzimet standarde të ndërtimit.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi referohuni tek Method Statement "Ngjitje e plotë e sipërfaqes".
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
- Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vajra, graso, pluhur, grimca të lira dhe të shkrifëta. Boja, korja e çimentos dhe kontaminues të tjerë që ndikojnë tek ngjitja duhet të hiqen.
- Betoni dhe/ose llaçet e çimentos duhet të bluhen dhe të pastrohen me një fshesë thithëse industriale.
- Llaçet e anhidritit, duke përfshirë llaçe të rrjedhshëm anhidriti duhet të bluhen dhe të pastrohen me fshesë thithëse industriale pak përpara nisjes së ngjitjes.
- Mastiku asfaltk i spërkatur duhet të lyhet me prajmerin Sika® Primer MR ose Sika® Primer MB. Për udhëzime përdorimi, ju lutemi referohuni në skedën teknike përkatëse.
- Pllakave qeramike me glazurë dhe pllakave qeramike ekzistuese të vjetra duhet t’ u hiqet grasoja dhe të pastrohen me Sika® Aktivator-205, ose sipërfaqet me pllaka duhet të jenë të bluara dhe të pastruara me fshesë thithëse industriale.
- Pllakat e drurit dhe/ose gipsit (p.sh. pllaka zdrukthi, kompesata) duhet të ngjiten dhe/ose vidhosen tek nënstruktura në mënyrë që të fiksohen mbi nënshtresë. Për dyshemetë e thata lundruese, kontaktoni me departmentin e shërbimit teknik.
- Për nënshtresa të tjera, kontaktoni me departamentin tonë teknik për asistencë dhe konsulencë.
- SikaBond® AT-80 mund të përdoret pa prajmer mbi dysheme me bazë çimentoje, dysheme anhidriti, pllaka zdrukthi, pllaka betoni dhe qeramike.
- Për mastikun asfaltik të spërkatur, dyshemetë me bazë çimentoje me përmbajtje të tepërt lagështie dhe përdorim mbi mbetje të vjetra adezivi ose mbi nënshtresa të dobëta, përdorni Sika® Primer MB. Për udhëzime të detajuara kontaktoni me departmentin teknik.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika® Remover-208 dhe/ose Sika® TopClean T. Pas tharjes, materiali i mbetur mund të hiqet vetëm mekanikisht.