Të gjithëve na nevojiten rrënjë tek të cilat mund të mbështetemi, ashtu siç druri rritet në pemën me rrënjët e saj të cilat e mbajnë fortë në tokë. Kthejini mbrapsht drurit këtë kapje natyrale dhe ngjiteni në pozicion. Ashtu si dhe në natyrë, një ngjitje e mirë duhet të ketë një fleksibilitet për të kompensuar lëvizje të ndryshme, siç është midis një nëndyshemeje joorganike dhe një dyshemeje organike prej druri. Sistemet e Sika-s për shtrimin e dyshemeve prej druri janë krijuar për të plotësuar kërkesat e dyshemesë prej druri të përzgjedhur nga ju, nënshtresën tuaj të re apo ekzistuese, kontraktorin tuaj për dyshemenë dhe pritshmëritë e pronarëve dhe përdoruesve përfundimtarë.
Dyshemetë e qëndrueshme (sustainable) dhe afatgjata janë standardi ynë
Ngjitësit elastikë Sika kanë provuar prej shumë vitesh se i ofrojnë dyshemeve prej druri një ngjitje të qëndrueshme, afatgjatë, fleksibël por të fortë dhe elastike me nënshtresën. Produktet tona më të fundit vazhdojnë zhvillimin e kësaj ekspertize dhe ndjekin rrugën e ngjitjes së qëndrueshme me veti mekanike të adaptueshme, të gjitha sipas standardeve të larta më të fundit për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë (EHS).
Shtrimi i dyshemeve prej druri është një temë e ndërlikuar, ku parametra të ndryshëm duhet të vendosen në një linjë për të arritur rezultate të mira. Përveç praktikave lokale të ndërtimit, përpara konfirmimit të sistemit të duhur dhe ndërtimit të tij, duhet të kontrollohet klima, rregulloret dhe udhëzimet specifike të prodhuesit.
Sika ofron një sistem të plotë për shtrimin e dyshemesë prej druri – nga nivelimi deri te llaku
Shtrimi i dyshemesë prej druri fillon me analizën dhe përgatitjen e dyshemesë dhe përfundon me lustrimin apo lyerjen me vaj të dyshemesë prej druri. Tek Sika kemi produkte dhe ekspertizë për t’ ju ndihmuar të arrini rezultatet më të mira në të gjitha situatat. Sistemet tona me zgjidhje janë krijuar për të qënë të balancuara, duke i dhënë dyshemesë suaj prej druri mbrojtje dhe ngjitje të fortë nga ana e poshtme, si dhe mbrojtje dhe shkëlqim nga ana e sipërme. Zgjidhni sistemet Sika për procesin e plotë të instalimit, që nga nivelimi deri tek lustrimi.
Paketa e plotë përmban produktet dhe ekspertizën tonë
Kushti paraprak për një dysheme druri të qëndrueshme dhe të bukur është dyshemeja e fortë dhe e thatë. Kështu që kjo dysheme duhet të vlerësohet me kujdes.
Nëse dyshemeja është e sheshtë, e fortë dhe mjaftueshëm e thatë, atëherë kërkohet vetëm përgatitje mekanike e sipërfaqes si bluarja dhe pastrimi, përpara se të jetë e mundur ngjitja e dyshemesë prej druri.
Prajmerat mund të kenë disa role gjatë përgatitjes së sipërfaqes për nivelim, mbushje apo për vetë shtrimin e dyshemesë prej druri. Lyerja e nënshtresës me prajmer do të përmirësojë në përgjithësi ndërkapjen, do të kufizojë absorbueshmërinë e nënshtresës dhe do parandalojë daljen e ajrit nga nënshtresa, i cili mund të shkaktojë flluska.
Një bazë e thatë, e niveluar dhe e fortë është kusht paraprak për çdo dysheme përfundimtare. Nëse nënshtresa duhet të riparohet apo nivelohet, janë disa faktorë që duhet të merren parasysh:
- Rezistenca e nënshtresës
- Pastrimi
- Nënshtresë e thatë
- Kohët e maturimit dhe tharjes
- Nëndysheme të dobëta
Ngjitësi duhet të mbajë drurin në vend, të lidhë me shtresën e poshtme të llaçit dhe të transferojë sforcimin që vjen nga zgjerimi dhe kontraktimi natyral i drurit tek llaçi i cili është i ngurtë. Lëvizja e padëshiruar, por natyrale e drurit mund të bëhet e dukshme në lakimin e tij, formohen fuga ose në situata ekstreme të dështimit të ngjitësit ose llaçit.
Ka tre lloje kategorish adezivësh për ngjitjen e dyshemeve të drurit:
- Ngjitës i fortë
- Ngjitës i fortë-elastikë
- Ngjitës elastik
Seria jonë e adezivëve SikaBond® ngjit fortë drurin mbi shumicën e nënshtresave, përfshirë betonin, kompensata dhe nënshtresat e nivelimit që janë përgatitur sipas mënyrës së duhur.
Druri është e vetmja lëndë e parë që është i rinovueshëm, i biodegradueshëm, i qëndrueshëm, shumëpërdorimesh, ofron efikasitet energjetik dhe është jashtëzakonisht i bukur. Në përgjithësi, janë dy lloje kategorish të dyshemeve prej druri: ato që prodhohen me dru solid dhe ato që prodhohen me dru inxhinierik. Për çfarëdolloj druri që jeni duke përdorur, disponohet ngjitësi SikaBond® për dyshemenë prej druri që plotëson kërkesat për një ngjitje të qëndrueshme me dyshemenë.
Dyshemetë prej druri solid, në përgjithësi shtrohen të papërfunduar, krahasuar me sistemet e drurit inxhinierik që shtrohen të përgatitura nga fabrika. Pas shtrimit të dyshemesë prej druri solid dhe pas kohës së tharjes së ngjitësit të përzgjedhur, druri smerilizohet dhe finirohet në disa procese të rradhës.
Sistemet Sika Synteko® për finiturën e dyshemesë janë krijuar për finiturë, lyerje me vaj, pastrim dhe mirëmbajtjen e dyshemeve prej druri solid. Ato janë krijuar për kontraktorë të dyshemeve prej druri të cilëve u intereson cilësia dhe çmojnë karakteristikat e tyre të aplikimit të lehtë, qëndrueshmërisë së zgjatur dhe paraqitjen natyrale të dyshemesë së përfunduar prej druri.