Për shkak të natyrës të betonit dhe betonit të armuar, strukturat ndërtohen duke u ndarë në dy pjesë duke formuar fuga, përmendim tri lloje – fuga ndërtimi, lëvizjeje dhe lidhjeje. Funksioni kyç i izolimit të fugës është të pakësojë hyrjen e ujit dhe të krijojë një barrierë të sigurt hidroizolimi. Izolimi duhet të ketë kapacitet për të akomoduar hapjen dhe mbylljen e parashikuar të fugës për arsye statike ose ndryshimeve të temperaturës. Zgjidhjet për izolimin e fugave rekomandohet të përdoren në të gjitha llojet e ndërtimit dhe të fugave që duhet të hidroizolohen.
Llojet e zakonshme të fugave të strukturave
Fugat e ndërtimit projektohen për të ndarë zona të strukturës në pjesë të ndara betoni për arsye programimi të punës ose p.sh. si një masë strukturore për transferimin e ngarkesës. Pra, përforcimi në fugat e ndërtimit është i vazhdueshëm nëpër të gjithë fugën.
Fugat e lidhjes janë fuga të drejta ose të prera, të cilat ndajnë pjesën e betonit nëpërmjet trashësisë së plotë të tij pa një hapësirë të përcaktuar fuge. Përforcimi në fugat e lidhjes nuk është i vazhdueshëm. Kur pjesa e betonit kontraktohet, është e mundur lëvizja e fugës (hapja e fugës). Kur kjo zgjerohet është i mundur transmetimi i presionit.
Fugat e lëvizjes ose zgjerimit ndajnë pjesët nëpërmjet trashësisë së plotë të tyre me një hapësirë fuge që ka gjerësi të përcaktuar. Përforcimi në fugat e lëvizjes nuk është i vazhdueshëm. Fugat e lëvizjes lejojnë lëvizjen diferenciale për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe/ose ngarkesës apo përëqndrimit në një ose më shumë drejtime të zones, pjesë ose struktura të ndara nga fuga.
Fugat e kontrollit mbi muret, p.sh. shërbejnë për kontrollin e përcaktuar të plasaritjes që vjen nga dobësimi i seksionit tërthor të betonit inxhinierik dhe formimin e një pike të kontrolluar plasaritjeje nëpërmjet betonit. Kjo gjë çliron sforcimet për shkak të temperaturës dhe tkurrjes, e cila si pasojë parandalon plasaritjen e pakontrolluar mbi murin. Kështu, plasaritja ndodh në pozicionin e projektuar.
Sika ofron të gjitha llojet e zgjidhjeve për hidroizolimin e fugave
Rondele hidrofile
Gama e plotë e profileve hidrofile (të bymueshme) SikaSwell®, unazat dhe izoluesit që aplikohen me pistoletë janë një zgjidhje efikase për fugat e ndërtimit dhe izolimin plotësues të depërtimeve për të ofruar një linjë shtesë mbrojtjeje kundër hyrjes së ujit.
Avantazhet:
• Shumë ekonomik
• Nuk ndikon mbi betoformën apo armaturën
• Mund të përdoret si sistem mbështetës
• Sistem i testuar dhe i aprovuar
• Disponohen profile alternative për kërkesa të ndryshme
Waterbar-e termoplastike
Waterbar-et janë zgjidhja më e zakonshme për hidroizolimin e fugave të ndërtimit dhe janë të detyrueshme për fugat e bymimit. Profili i duhur mund të zgjidhet ng agama e gjerë e Sika Waterbar® bazuar mbi materiale të ndryshme, në varësi të kërkesave të projektit.
Avantazhet:
• Dizejnim i thjeshtë i sistemeve të mbyllura për fugat e ndërtimit & bymimit
• Lidhje të lehta duke salduar produkte, forma dhe përmasa të ndryshme për kërkesa të ndryshme (ngarkesë & ekspozim)
• Mundësi për parafabrikim të sistemeve ujëndaluese
• Disponohen waterstop-e të brendshme dhe të jashtme
Sisteme injektimi me tub
Sistemi SikaFuko® për injektim me tub përdoret zakonisht si një sistem dytësor apo plotësues për të izoluar fugat e ndërtimit, lëvizjes ose lidhjes. Për detajet, duhet të zgjidhet materiali i duhur Sika për injektim.
Avantazhet:
• I përshtatshëm për kërkesa shumë të rrepta
• Pa ndikim tek betoforma apo armatura
• Funksionon vetëm ose plotëson sisteme të tjera
• Një injektim i mirë mbush të gjithë fugën dhe parandalon çdo hyrje uji
• Sisteme të ri-injektueshme
Shirita me ngjitje
Sistemi Sikadur-Combiflex® SG System ose Sika® Sistemi Dilatec® janë sisteme shiritash me ngjiten me rrëshirë epokside mbi membranë, duke ofruar një zgjidhje ideale për fugat e ndërtimit dhe bymimit, veçanërisht në izolimin e fugave të elementeve të parafabrikuara.
Avantazhet:
• Miratuar për përdorim në zona që janë në kontakt me ujin e pijshëm
• Adaptim i lehtë me metodën e ndërtimin
• Ngjitje e shkëlqyer mbi nënshtresa të ndryshme
• Fleksibilitet i lartë
• Mirëmbajtje e lehtë