SikaRep®-400 Extra
Llaç çimentoje me 1 përbërës dhe i përforcuar me fibra për riparime në struktura betoni, Kategoria R4
SikaRep®-400 Extra është llaç çimentoje gati për përdorim dhe i përforcuar me fibra për punime të zakonshme riparimi betoni, në trashësi të madhe, i cili plotëson kërkesat e kategorisë R4 të EN 1504-3.
- Kategoria R4 sipas EN 1504-3
- Për trashësi aplikimi midis 5 mm dhe 35 mm me aplikim manual (për shtresë)
- Punueshmëri e shkëlqyer, tiksotropi e lartë
- Përdoret dhe punohet lehtë
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit (beton, gur, çelik)
- Qëndrueshmëri e mirë përmasash
- I përshtatshëm për punime riparimi të strukturave prej betoni me kategori rezistence të ulët deri mesatare për shkak të modulit të ngjashëm të ulët të elasticitetit
- Rezistenca të larta ndaj ngjeshjes, përkuljes dhe tërheqjes
- Sipërfaqe përfundimtare shumë e mirë