APLIKIMI
Aplikimi mund të bëhet me mallë ose me dorë (për riparime betoni, dekorime, ballkone, etj.) mbi sipërfaqen e përgatitur saktë.
Lagni paraprakisht mirë nënshtresën e përgatitur, rekomandohet 2 orë përpara aplikimit të SikaRep®-300 Classic.
Mbani sipërfaqen të lagur dhe mos lejoni që të thahet. Përpara aplikimit largoni ujin e tepërt p.sh. me sfungjer të pastër. Sipërfaqja duhet të ketë paraqitje ngjyrë të errët mat pa shkëlqim dhe poret dhe gropëzat sipërfaqësore nuk duhet të përmbajnë ujë.
Aplikoni shtresën fillestare duke hedhur llaçin riparues mbi nënshtresë për të formuar një shtresë të hollë dhe duke mbushur poret ose gropëzat mbi sipërfaqe. Sigurohuni se e gjithë sipërfaqja që do të riparohet është mbuluar me shtresën fillestare. Pastaj, aplikoni produktin duke ushtruar forcë të madhe dhe duke ngjeshur produktin mirë tek zona.
Kur kërkohet prajmer (sidomos kur shufrat e armimit duhet të trajtohen kundër korrodimit), sigurohuni se është ende i ngjitshëm kur materiali për riparim ngjeshet përsipër (teknika: i lagësht mbi të lagësht). Referohuni tek Informacionet mbi Sistemin për produkte Sika kompatibël dhe skedave teknike përkatëse për më shumë informacione të hollësishme (p.sh Sika MonoTop® -910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®).
Trashësia e shtresave të aplikimit duhet të jetë midis 0.5 dhe 2.0 cm. Trashësitë më të mëdha duhet të ndërtohen në shtresat vijuese kur llaçi ka filluar të mpikset (nuk ngjit). Mos e lëmoni shtresën e parë përpara aplikimit të shtresës së dytë.
Sipërfaqja mund të finirohet sipas kërkesave duke përdorur një mallë të sheshtë ose suvatimi (mallë me sfungjer) ndërsa është e lagur ose me një vegël të përshtatshme suvatimi për muret e jashtme, sapo llaçi të ketë filluar të ngurtësohet. Mos e punoni sipërfaqen e finiruar.
Në diell apo erë të fortë, llaçi duhet të mbrohet me mjete të përshtatshme që të mos thahet shumë shpejtë.