SikaRep®-200 Multi
Llaç çimentoje me peshë të lehtë dhe multifunksional për riparim, mbushje & suvatim të mureve dhe për riparime jostrukturore betoni
SikaRep®-200 Multi është llaç çimentoje me peshë të lehtë dhe i përforcuar me fibra gati për përdorim dhe multifunksional për riparime, mbushje & suvatim muresh sipas ΕΝ 998-1 dhe për riparime jostrukturore betoni sipas EN 1504-3.
- Kategoria R2, sipas EN 1504-3
- Llaç për përdorim të përgjithshëm (GP), sipas EN 998-1
- Ideal për aplikime në trashësi të madhe midis 5 mm dhe 60 mm (për shtresë)
- Punueshëri, tiksotropi dhe përmbarim të shkëlqyera
- Qëndrueshmëri e mirë përmasash pa varje edhe në aplikime me trashësi të madhe
- Modul i ulët elasticiteti: produkti ndjek deformimet e murit pa u shkëputur
- I përshtatshëm për punime riparimi lokal për kategori rezistencë betoni të ulët në mesatare, për shkak të modulit të ngjashëm të elasticitetit
- Konsumim i reduktuar për shkak të formulës me peshë të lehtë
- Ndërkapje shumë e mirë mbi nënshtresa poroze, si tullat, gurët natyrorë, betoni, etj.
Përdorimi
- Riparime lokale në trashësi të madhe, mbushje plasaritjesh, mbushje, nivelim dhe suvatim i mureve të rinj ose ekzistues (tulla, gur, përzierje, etj.).
- Riparime lokale në suvatë ekzistuese
- Riparim dhe riprofilizim (jostrukturor) ose rehabilitim i zonave të dëmtuara mbi sipërfaqe vertikale dhe horizontale. Mbushje e hojeve, defekteve të vogla në skaje dhe kënde, krijim dhe përfundim skajesh të lugëta, fugash dhe veshjesh.
- I përshtatshëm për përdorim në mure që mbartin ngarkesë përpara aplikimit të sistemeve TRM (Textile Reinforced Mortar-llaç i përforcuar me tekstil) ose zgjidhjeve të tjera tradicionale për përforcim.
- I përshtatshëm për përdorim si llaç për ndërtimin në mure dhe si llaç nivelues përpara aplikimeve të ndryshme.
- I përshtatshëm për përdorim si llaç suvatimi me rrjetë të vendosur (Sika® Fibernet, 110gr/m2).
- I përshtatshëm për përdorim si llaç për përdorim të përgjithshëm (lloji GP CS-IV, sipas EN 998-1) për suvatime në aplikime të brendshme dhe të jashtme.
- I përshtatshëm për punime restaurimi (Parimi 3, Metodat 3.1 & 3.3, EN 1504-9). Riparim i betonit të copëtuar dhe të dëmtuar në ndërtesa.
- I përshtatshëm për ruajtje apo restaurim të pasivitetit (Parimi 7, Metoda 7.2, EN 1504-9). Zëvendësim i betonit të kontaminuar ose të karbonuar.
Avantazhet
- Kategoria R2, sipas EN 1504-3
- Llaç për përdorim të përgjithshëm (GP), sipas EN 998-1
- Ideal për aplikime në trashësi të madhe midis 5 mm dhe 60 mm (për shtresë)
- Punueshëri, tiksotropi dhe përmbarim të shkëlqyera
- Qëndrueshmëri e mirë përmasash pa varje edhe në aplikime me trashësi të madhe
- Modul i ulët elasticiteti: produkti ndjek deformimet e murit pa u shkëputur
- I përshtatshëm për punime riparimi lokal për kategori rezistencë betoni të ulët në mesatare, për shkak të modulit të ngjashëm të elasticitetit
- Konsumim i reduktuar për shkak të formulës me peshë të lehtë
- Ndërkapje shumë e mirë mbi nënshtresa poroze, si tullat, gurët natyrorë, betoni, etj.
Ambalazhi
Thes 20 kg
Ngjyra
Pluhur gri me fibra
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si llaç riparimesh PCC për riparime jostrukturore të strukturave prej betoni në ndërtesa dhe punime të inxhinierisë së ndërtimit, kategoria R2 sipas EN 1504-3:2005, bazuar në certifikatën e kontrollit të prodhimit në fabrikë të lëshuar nga organi i certifikimit të kontrollit të njoftuar në fabrikë dhe testimin e llojit.
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si llaç për përdorim të përgjithshëm / suvatim në mjedis të brendshëm dhe të jashtëm (GP) sipas EN 998-1:2016, bazuar në testimin e llojit dhe kontrollit të prodhimit në fabrikë.
Baza kimike
Çimento Portland, agregate të përzgjedhura dhe aditivë
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +35°C. Të mbrohet nga lagështia.
Dendësia
Dendësia e llaçit të freskët: ~ 1.85 kg/lt | (EN 1015-6) |
Përmasa maksimale e kokrrizës
~ 1.7 mm
Përmbajtja në jone të tretshme kloruri
≤ 0.05 % | (EN 1015-17) |
Struktura e sistemit
SikaRep®-200 Multi është pjesë e serisë së llaçeve Sika® në sisteme të ndryshme, i cili plotëson pjesën përkatëse të standardit europian EN 1504 & EN 998-1 dhe përbëhet nga:
Betoni
Prajmer për lidhje me betonin dhe mbrojtje kundër korrodimit të armaturës:
Sika MonoTop®-910: | Përdorim normal (EN 1504-7) |
Llaç për riparime:
SikaRep®-200 Multi: | Llaç çimentoje i përforcuar me fibra gati për përdorim për riparime jostrukturore betoni sipas EN 1504-3 |
Llaç nivelues:
Sika MonoTop®-621 Evolution: | Përdorim normal (EN 1504-2) |
Mure
Prajmer:
SikaLatex® Max ose Sika Viscobond®: | Aditiv për llaçet |
Veshje suvatimi / Llaç nivelues:
SikaRep®-200 Multi: | Llaç çimentoje gati për përdorim dhe i përforcuar me fibra për suvatim për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm sipas EN 998-1 |
Rrjeta Sika® Fibernet (110gr/m2): | Rrjetë fibrash qelqi me rezistencë ndaj alkaleve që përdoret për përforcimin e llaçit |
Llaç i përforcuar me tekstil (textile reinforced mortar TRM):
Sika MonoTop®-722 Mur E: | Llaç çimentoje gati për përdorim me përbërës reaktivë pocolanikë për riparimin dhe përforcimin e konstruksioneve të mureve |
SikaWrap®-350G Grid: | Rrjetë e balancuar fibrash qelqi dydrejtimëshe dhe me rezistencë ndaj alkaleve që përdoret për përforcimin e llaçeve dhe si pjesë e sistemeve përforcuese TRM |
SikaWrap® FX-50 C: | Kordon fibrash karboni për lidhje strukturore dhe ankorim të sistemeve përforcuese |
Sistem i përbërë për termoizolim të jashtëm (ETICS):
Sika® ThermoCoat | Sistem ETIC me panele izoluese EPS dhe llaçe përmbarimi të cilësive të ndryshme, certifikuar sipas ETAG 004 |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
1 ditë: ≥ 6 MPa | (EN 12190) |
CS IV [≥ 6 MPa] | (EN 1015-12) |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
~ 10 GPa | (ΕΝ 13412) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
28 ditë: ≥ 4.5 MPa | (EN 196-1) |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
≥ 0.8 MPa | (EN 1542) |
≥ 0.8 ΜPa – FP: A | (EN 1015-12) |
Kompatibiliteti termik
(λ10, dry,mat) 0.8 W/m·K | (EN 1745:2012, |
Reagimi ndaj zjarrit
Euroclass A1
Përshkueshmëria e avujve të ujit
μ ≤ 60 | (EN 1015-19) |
Përthithja e ujit
Wc2 | (EN 1015-18) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
2.9 – 3.3 lt ujë për thes 20 kg, në varësi të punueshmërisë së dëshiruar
Trashësia e shtresës
min. 5 mm / max. 60 mm
Temperatura e mjedisit
+5°C min. / +35°C max.
Temperatura e nënshtresës
+5°C min. / +35°C max.
Koha e punueshmërisë
~ 45 min (në 20o C)
Konsumimi
~ 1.6 kg/ m² për mm trashësie në varësi të ashpërsisë së nënshtresës
Rendimenti
20 kg pluhur prodhon afërsisht 12.5 litra llaç
PËRZIERJA
SikaRep®-200 Multi mund të përzihet me mikser elektrik në shpejtësi të ulët (~ 500 r.p.m.) ose duke përdorur një mikser me kovë dhe veprim të detyruar (për vëllime të mëdha). Hidhni ujin në sasinë e saktë të dëshiruar brenda një ene të përshtatshme për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni pluhurin tek uji dhe përzieni plotësisht për të paktën 3 minuta, duke hedhur ujë shtesë gjatë kohës së përzierjes deri në sasinë max. të specifikuar, derisa të arrihet konsistenca e kërkuar homogjene dhe pa kokrriza. Për rezultate më të mira përzieni thasë të plotë.
APLIKIMI
Aplikimi mund të bëhet me mallë (për nivelim ose suvatim muri), me mistri për fugat (për mbushjen e fugave mbi mure të reja ose ekzistuese), me pajisjen Sika Pointing gun, manualisht për aplikime të vogla (riparime lokale betoni, zbukurime, skaje, formim fugash, mbushje, etj.) ose mekanikisht duke përdorur pajisje për spërkatje të lagësht mbi sipërfaqen që është përgatitur mirë.
Lagni paraprakisht të gjithë sipërfaqen e përgatitur, rekomandohet 2 orë përpara aplikimit të SikaRep®-200 Multi. Mbani sipërfaqen e lagur dhe mos lejoni të thahet. Përpara aplikimit largoni ujin e tepërt p.sh. me një sfungjer të pastër. Sipërfaqja duhet të ketë paraqitje mat të errët pa shkëlqim dhe poret apo gropëzat nuk duhet të përmbajnë ujë.
Si llaç për nivelim/ suvatim
SikaRep®-200 Multi duhet të aplikohet në 2 veshje me mallë ose teknikë spërkatjeje. Pas aplikimit të sprucos së parë, duhet të vijojë shtresa e suvatimit. Sprucoja duhet të jetë e rrjedhshme. Sapo sprucoja të fillojë të mpikset, duhet të aplikohet shtresa e suvatimit me konsistencë kremoze, e cila mund të shtresëzohet në trashësinë e kërkuar. Nëse kërkohet, aplikoni shtresa të njëpasnjëshme. Sipërfaqja me llaç të freskët duhet të mbahet e lagësht për disa orë dhe duhet të mbrohet nga era dhe rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor.
Në rastet e përdorimit si llaç suvatues për muret dhe betonin, mbi SikaRep®-200 Multi shtroni rrjetë (Sika® Fibernet, 110gr/m2) në mes të shtresës së llaçit (në 1 ose 2 shtresa). Për të shmangur plasaritjet, sigurohuni se rrjetat mbivendosen ≥ 10cm.
Si një llaç nivelues, aplikoni SikaRep®-200 Multi vertikalisht pothuajse çdo 1m (si udhëzues). Sapo udhëzuesit të jenë tharë, aplikoni llaçin në pjesët midis tyre duke siguruar kështu se e gjithë sipërfaqja përfundimtare ka të njëjtën rrafshësi dhe nivelim. Sipërfaqja mund të përfundohet sipas kërkesave me një mallë suvatimi (mallë me sfungjer) ndërsa llaçi është ende i lagur ose me një vegël të ashpër sapo llaçi të fillojë të ngurtësohet.
Si llaç për mbushjen e fugave
Hiqni çdo material të shpërbërë dhe nëse kërkohet mbushini fugat me SikaRep®-200 Multi. Kur materiali të jetë tharë, aplikoni produktin si një llaç për fugat me mistri për fugat, manualisht ose pajisjen Sika Pointing gun. Në të gjitha rastet sigurohuni se produkti do të ngjeshet mirë. Në rastet e fugave me gjerësi të madhe, ngjeshni SikaRep®-200 Multi mbi nënshtresë për të formuar një shtresë të hollë që shërben si shtresë fillestare. Në vijim, aplikoni produktin duke ushtruar presion dhe duke e ngjeshur mirë mbi zonën. Sipërfaqja mund të përfundohet sipas kërkesave me mallë për suvatim (mallë me sfungjer) ndërsa llaçi është ende i lagur, me një vegël të ashpër sapo llaçi të fillojë të ngurtësohet ose me furçë të lagur sipas aspektit estetik.
Si llaç për riparime
Shtroni në fillim veshjen fillestare duke ngjeshur llaçin riparues mbi nënshtresë për të formuar një shtresë të hollë dhe për të mbushur poret ose gropëzat mbi sipërfaqe. Sigurohuni se e gjithë sipërfaqja që do të riparohet është mbuluar me veshjen fillestare. Pastaj aplikoni produktin duke ushtruar presion dhe duke ngjeshur mirë produktin mbi zonë. Kur kërkohet prajmer (sidomos kur shufrat e armimit kanë nevojë për trajtim kundër korrodimit), sigurohuni se është ende i ngjitshëm kur materiali riparues ngjeshet përsipër (teknika e lagur mbi të lagur). Referohuni tek Informacionet mbi sistemin për produkte kompatibël Sika dhe tek skeda teknike për informacione më të detajuara (p.sh. Sika MonoTop® -910). Shtresat duhet të kenë trashësi aplikimi midis 5 dhe 60 mm. Trashësitë e mëdha duhet të ndërtohen në shtresa të njëpasnjëshme kur llaçi të ketë filluar të mpikset (nuk ngjit). Mos e lëmoni shtresën e parë përpara se të aplikoni shtresën e dytë.
Mos e punoni me tepri sipërfaqen e përfunduar. Për sipërfaqe të mëdha aplikimi, produkti mund të aplikohet me pajisje të përshtatshme spërkatjeje të lëngët (p.sh. Turbosol ose Putzmeister) ose duke përdorur spërkatës suvaje (p.sh. PFT G4 ose G5). Ndiqni të njëjtën vijë aplikimi dhe aplikoni të njëjtat trashësi shtresash si për aplikimin manual.
Lini kohë të mjaftueshme tharjeje përpara veshjes së produktit.
METODA E MATURIMIT
Materiali i freskët i aplikuar duhet të mbrohet nga dehidratimi i hershëm ose tharja e parakohshme duke përdorur metodat përkatëse të maturimit (për të paktën 24 orë), p.sh. membrana maturimi kundër avullimit si Sika® Antisol® ose Sikafloor® Proseal sapo të ketë avulluar uji mbi sipërfaqe.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga veglat dhe pajisja e aplikimit mund të kryhet me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar/ tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.