Sika MonoTop®-627 HP mund të aplikohet manualisht me teknika tradicionale ose mekanikisht duke përdorur pajisje spërkatjeje të lëngët.
Përdorim pa prajmer
Lagni paraprakisht të gjithë nënshtresën e përgatitur, rekomandohet 2 orë përpara aplikimit të Sika MonoTop®-627 HP.
Mbani sipërfaqen e lagur dhe mos lejoni të thahet. Përpara aplikimit largoni ujin e tepruar p.sh. me sfungjer të pastër. Sipërfaqja duhet të ketë paraqitje mat të errët dhe pa shkëlqim ose tharje e ngopur e sipërfaqes (saturated surface dry, SSD) dhe poret apo vrimat mbi sipërfaqe nuk duhet të përmbajnë ujë.
Gjatë aplikimit manual, aplikoni në fillim veshjen fillestare duke hedhur me forcë llaçin riparues mbi sipërfaqen e nënshtresës për të formuar një shtresë të hollë dhe për të mbushur poret dhe vrimat e sipërfaqes. Sigurohuni se e gjithë sipërfaqja që do të riparohet është mbuluar nga veshja fillestare.
Aplikoni Sika MonoTop®-627 HP me mallë për riparimet e vogla (riparime betoni, dekorime, skaje shtyllash, etj.) mbi nënshtresën e cila është lagur (siç referohet më sipër), duke ushtruar presion të madh dhe duke ngjeshur llaçin mirë mbi nënshtresë.
Mbushni të gjitha hapësirat prapa shufrave të armimit. Shtresëzimi i shtresave nis nga fundi në krye duke ngjeshur llaçin mirë mbi zonën që do të riparohet.
Për mbulimin e sipërfaqeve të mëdha, aplikimi mund të kryhet me spërkatje të lëngët me makineri standarde spërkatjeje (p.sh. Turbosol, Putzmeister). Gjatë spërkatjes sigurohuni se llaçi mbulon të gjithë sipërfaqen e shufrave të armimit dhe nuk lë hapësirë bosh prapa tyre. Në rast intervalesh ndërprerjeje të punimeve, mos ndaloni makinerinë e spërkatjes për më tepër se 10 min. sidomos në rastet e temperaturave të nxehta. Në këtë rast, vazhdoni me pastrimin e tubacioneve dhe pajisjes.
Përdorim në kombinim me prajmer
Mbi një nënshtresë të përgatitur mirë dhe të ashpërsuar, në përgjithësi nuk kërkohet prajmer, por për këtë produkt rekomandohet gjithmonë. Prajmeri duhet të aplikohet mbi një sipërfaqe paraprakisht të lagur dhe aplikimi vijues i Sika MonoTop®-627 HP duhet bërë i lagësht mbi të lagësht me prajmerin.
Kur kërkohet prajmer (sidomos kur shufrat te armimit kanë nevojë për mbrojtje kundër korrodimit), referohuni tek Informacionet mbi Sistemin për produkte kompatibël Sika dhe referohuni tek skeda teknike përkatëse për udhëzime.
Mbrojtja kundër korrodimit të armaturës:
Aty ku kërkohet veshje për përforcimin (p.sh. Sika MonoTop®-910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®) referohuni tek Informacionet mbi Sistemin dhe tek skeda teknike përkatëse për informacione më të detajuara. Në përgjithësi, aplikoni llaçin për mbrojtje kundër korrodimit në dy shtresa duke përdorur teknikën me 2 furça ose pistoletë me hinkë mbi armaturën (një shtresë me trashësi ~1mm). Aplikoni shtresën e parë mbi armaturën e ekspozuar. Prisni derisa shtresa e parë të jetë e fortë në prekje me thoin e gishtit në mënyrë që të mos fshihet gjatë aplikimit të shtresës së dytë. Aplikoni shtresën e dytë mbi armaturën e veshur dhe mbi nënshtresën rrethuese të betonit që do të riparohet. Aplikoni Sika MonoTop®-627 HP kur shtresa e dytë e shtresës mbrojtëse kundër korrodimit është ende e lagësht (e lagësht mbi të lagësht).
Shtresëzimi:
Trashësia e shtresës së aplikuar duhet të jetë midis 1.5 dhe 8.0 cm për aplikimet manuale. Mund të arrihen trashësi më të mëdha ose me spërkatje të lëngët ose me shtresëzim manual të shtresave vijuese. Shtresa e parë duhet të ngurtësohet dhe duhet të përfundojë reaksioni ekzotermik i materialit (~10-15 minuta sipas temperaturës së ambientit). Shtresa e 1-rë duhet të fillojë të mpikset dhe të jetë në temperaturë ambienti përpara aplikimit të shtresës së dytë.
Mos niveloni shtresën e parë përpara aplikimit të shtresës së dytë. Shtresa e parë duhet të pastrohet me ujë në presion të ulët ose ajër të kompresuar përpara aplikimit të shtresave vijuese të llaçit.
Përfundimi:
Sipërfaqja mund të finirohet sipas kërkesave me mistri suvatimi ndërsa është e lagësht ose me mallë sapo llaçi të fillojë të ngurtësohet.