Sika MonoTop®-621 Evolution
Sika® MonoTop® 621 Evolution është llaç i përforcuar me fibra, me bazë binderi (lidhësi) të modifikuar me polimere sintetike, aditivë të posaçëm, fibra sintetike dhe agregate me granulometri të posaçme, me synim përmirësimin e vetive të llaçit. Kjo formulë çon në një ndërkapje të shkëlqyer mbi nënshtresat heterogjene, edhe në prezencën e mbetjeve të bojrave me natyrë të ndryshme kimike.
- Punueshmëri e shkëlqyer
- Pa plasaritje nga tkurrja
- I aplikueshëm edhe mbi nënshtresa që nuk janë përgatitur me smerilizim
- Sjellje e shkëlqyer tiksotropike
- Ndërkapje e mirë mbi lloje të ndryshme nënshtresash: të lyera, me pllaka, mozaik edhe në aplikime me shtresë të trashë
- Koeficient zgjerimi termik i ngjashëm me të betonit
- Veti të larta hidroizolimi