APLIKIMI
Sika MonoTop®-100 Fire Resistant mund të aplikohet manualisht duke përdorur një shpatull ose mallë.
Lagni paraprakisht sipërfaqen me ujë të pastër përpara aplikimit. Sipërfaqja nuk duhet të thahet përpara aplikimit të llaçit zjarrdurues. Përpara aplikimit, uji i tepruar duhet të hiqet me sfungjer ose copë të pastër në mënyrë që sipërfaqja të jetë mat e errët pa shkëlqim dhe poret mbi sipërfaqe të mos përmbajnë ujë.
Tullat që do të jenë në kontakt me llaçin duhet të zhyten në ujë min. 10 minuta përpara aplikimit. Përpara aplikimit, hiqni ujin e tepruar në mënyrë që sipërfaqja të jetë mat e errët pa shkëlqim dhe poret mbi sipërfaqe të mos përmbajnë ujë.
Gjatë aplikimit, ngjeshni llaçin, duke ushtruar presion të fortë mbi nënshtresë. Sipërfaqja duhet të finirohet sipas kërkesave duke përdorur mallë me sfungjer ose sfungjer të lagur, sapo llaçi ka filluar të fortësohet.