SikaWrap®-230 C
Pëlhurë fibrash karboni me thurje një drejtimi, e dizejnuar për aplikime përforcimi të strukturave si pjesë e sistemit përforcues Sika®.
SikaWrap®-230 C është pëlhurë e thurur në një drejtim me fibër karboni të rezistencës mesatare, e dizenjuar për instalim duke përdorur proces aplikimi të thatë ose të lagësht.
- Prodhuar me fije fibrash për të ruajtur pëlhurën të qëndrueshme (procedurë përpunimi me metodën e nxehtë)
- Pëlhurë multifunksionale për përdorim në aplikime të ndryshme përforcimi
- Fleksibël dhe e përshtatshme për sipërfaqe me plan dhe gjeometri të ndryshme (binarë, kolona, oxhaqe, shtylla, mure, silose, etj.)
- Mundësohet në gjerësi të ndryshme për përshtatje optimale
- Dendësi e ulët për peshë shtesë minimale
- Me kosto tepër efikase në krahasim me teknikat tradicionale të përforcimit