Sika® CarboShear L
Petëza prej fibrash karboni për përforcimin e strukturave si pjesë e Sistemit Përforcues Sika® CarboDur® CFRP
Sika® CarboShear L janë petëza me fibra karboni rezistente ndaj korrodimit, të dizenjuara për përforcimin e strukturave prej betoni në shkarje dhe për të ankoruar pllakat Sika® CarboDur® në fundet e tyre. Ato janë pjesë e Sistemit Përforcues Sika® CarboDur® CFRP.
Petëzat Sika® CarboShear L ngjiten si një përforcim i jashtëm duke përdorur ngjitësin me bazë rrëshire epokside Sikadur®-30 për temperatura normale, ose ngjitësin Sikadur®-30 LP me bazë rrëshire epokside për temperatura të larta gjatë aplikimit. Për fiksim brenda vrimave të ankorimit, mund të përdoret Sika AnchorFix®-3+.
Ju lutemi referohuni tek skeda teknike përkatëse për më shumë informacion të detajuar rreth secilit prej këtyre ngjitësve.
- Sistem i testuar ankorimi
- Jo korrodues
- Rezistencë dhe qëndrueshmëri shumë të larta
- Përforcues kundër grisjes dhe shpërthimit
- Ankorim preciz
- Peshë e lehtë
- Trashësi e përgjithshme e ulët, mund të mbivishet
- Transportim i lehtë
- Instalim i lehtë – pa pajisje instalimi
- Rezistence e shkëlqyer ndaj lodhjes
- Kërkohet përgatitje minimale e petëzave
- Ndikim estetik minimal