Sika® CarboDur® E
Petëza prej fibrash karboni të përftuara nga procesi i pultruzionit për përforcim strukturash si pjesë e sistemit Sika® CarboDur®
Petëzat Sika® CarboDur® E janë pllaka fibrash karboni të përforcuara me polimere (CFRP) të cilat janë përftuar nga procesi i pultruzionit, të dizenjuara për të përforcuar betonin, drurin, muret, çelikun dhe strukturat polimere të përforcuara me fibra.
Petëzat Sika® CarboDur® E ngjiten tek struktura si një përforcim i jashtëm me ngjitësin Sikadur®-30 me bazë rrëshire epokside për temperatura normale, ose me ngjitësin me bazë rrëshire epokside Sikadur®-30.
Ju lutemi referohuni tek skeda teknike përkatëse për më tepër informacione të detajuara rreth adezivit.
- Jo korrodues
- Rezistencë shumë e lartë
- Qëndrueshmëri e shkëlqyer
- Gjatësi të pakufizuara, nuk kërkohen bashkime
- Trashësi e ulët sistemi, ekzekutim i thjeshtë i kryqëzimeve
- Transportim i lehtë (rulona)
- Peshë e lehtë, i thjeshtë për t' u instaluar, sidomos në aplikime të sipërme (pa suport të përkohshëm)
- Përgatitje minimale e petëzës, aplikim në disa shtresa
- Skaje të lëmuara, pa fibra të ekspozuara si pasojë e prodhimit nga pultruzioni
- Disponohen testime dhe miratime