Sikaflex®-118 Extreme Grab
Adeziv elastik me mbërthim fillestar shumë të fuqishëm
Sikaflex®-118 Extreme Grab është adeziv për ndërtimin me 1 përbërës dhe mbërthim fillestar shumë të lartë, i cili ngjit shumicën e nënshtresave të ndërtimit. Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
- Mbërthim fillestar shumë i lartë
- Fiksim i objekteve të rënda pa fiksim të përkohshëm
- Punueshmëri e mirë
- Çlirime shumë të ulëta
- Adeziv-izolues me markë CE
Përdorimi
Një adeziv për ngjitjen e shumë përbërësve dhe materialeve të ndërtimit si:- Beton
- Mure
- Shumicën e gurëve
- Qeramikat
- Dru
- Metale
- Qelq
- Pasqyra
Avantazhet
- Mbërthim fillestar shumë i lartë
- Fiksim i objekteve të rënda pa fiksim të përkohshëm
- Punueshmëri e mirë
- Çlirime shumë të ulëta
- Adeziv-izolues me markë CE
Ambalazhi
Tubetë 290 ml, 12 copë/ kuti
Ngjyra
E bardhë, gri betoni, e zezë
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- Pajtueshmëri me LEED v4 EQc 2: Materiale me çlirime të ulëta
- Klasifikimi GEV-EMICODE EC 1 PLUS për çlirimet VOC
- Klasifikimi RTS M1 për çlirimet VOC të materialeve të ndërtimit
- Kategoria A+ sipas Rregullores Franceze rreth Çlirimeve VOC
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance sipas EN 15651-1 - Izolues për përdorim jostrukturor në fugat e ndërtesave - Elementëve të fasadave: Kategoria F EXT-INT CC 20HM
Baza kimike
Polimere terminale silani
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +25°C. Referohuni gjithmonë tek ambalazhi.
Dendësia
~1,40 kg/l | (ISO 1183-1) |
Fortësia Shore A
~50 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
~2,2 N/mm2 | (ISO 37) |
Rezistenca ndaj përhapjes së grisjes
~10,0 N/mm | (ISO 34) |
Temperatura e funksionimit
−40 °C min. / +80 °C max.
Aplikimi
Rrjedha e varjes
0 mm (profil 20 mm, 23 °C) | (ISO 7390) |
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +40 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +40 °C max., min. 3°C mbi temperaturën e pikës së vesës
Ritmi i maturimit
~3 mm/24 orë (23°C / 50% lagështi relative) | Sika Corporate Quality Procedure (CQP 049-2) |
Koha e krijimit të kores
~15 min (23°C / 50% lagështi relative) | (CQP 019-1) |
Rendimenti
Rendimenti (1 tubetë 290 ml) | Përmasa |
~100 pika | Diametri = 30 mm Trashësia = 4 mm |
~5 m kordon [1] | Maja e tubetit e prerë në formë V-je, kordon në formë trekëndore (~60 ml për meter linear) |
[1] Shënim: Për objekte të rënda ose kordona adezivi me trashësi më të madhe mund të nevojiten deri në ~120 ml për meter linear.
UDHËZIME APLIKIMI
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e qëndrueshme, e pastër, e thatë dhe pa ndotje si vaji, graso, kore çimentoje (qumësht), izolues të vjetër dhe veshje boje të vjetra të cilat mund të ndikojnë në ndërkapjen e adezivit.
Për ndërkapje optimale dhe për aplikimet kritike dhe me performance të lartë duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer apo trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metalet e veshura me pluhur ose pllakat me glazurë duhet të smerilizohen. Pastroni dhe trajtoni paraprakisht duke përdorur Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër.
Përpara ngjitjes/izolimit, lini kohë pritjeje > 15 minuta (< 6 orë).
Metalet e tjera si bakri, tunxhi dhe titanium-zinku duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 me një pecetë të pastër. Pas kohës së pritjes prej > 15 minutash (< 6 orë) aplikoni Sika® Primer-3 N me furçë. Lini një kohë shtesë prej > 30 minutash (< 8 orë) përpara ngjitjes / izolimit.
PVC-ja duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë. Lini kohë pritjeje prej > 15 minutash (< 8 orë) përpara ngjitjes / izolimit.
Nënshtresa poroze
Betoni, aerobetoni dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat duhet të lyhen me Sika® Primer-3 N të aplikuar me furçë.
Përpara ngjitjes/izolimit, lini kohë pritjeje prej > 30 minutash (< 8 orë). Për më shumë këshilla dhe udhëzime të detajuara kontaktoni me shërbimin teknik të Sika-s.
Shënim: Prajmerat janë përforcues të ngjitjes dhe jo një alternativë për përmirësimin e përgatitjes së dobët/pastrimit të sipërfaqeve të fugave. Prajmerat përmirësojnë gjithashtu performancën e ngjitjes afatgjatë të një fuge të izoluar.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika® Remover-208. Pas tharjes, materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.
Për pastrimin e lëkurës përdorni pecetat Sika® Cleaning Wipes-100.