Sikadur®-42

Sikadur®-42 SP është material epoksid prej 3 përbërësish, me ngurtësim të shpejtë, rezistencë të lartë, për aplikime me derdhje dhe pa tretës. Ka bazë kombinimin e rrëshirave specifike epokside me agregate, në mënyrë që t’ i lejojë materialit vetitë vetëniveluese dhe likuiditetin e lartë.

  • Produkt gati për t’u përzierë
  • Zhvillon menjëherë fuqinë fillestare
  • Performancë dhe rezistencë tepër e lartë
  • Ndërkapje shumë e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit: betoni, llaçet, guri, tullat, çimento e armuar, çeliku, qelqi, rrëshirat poliesterike ose epokside
  • Nuk përmban tretës
  • Përzierje e lehtë, likuiditet i mirë dhe aplikim i lehtë
  • Ngurtësim i shpejtë dhe pa tkurrje
  • Rezistencë e lartë ndaj abrazionit
  • Nuk korrodon çelikun
  • Lagështia nuk ndikon në pjekurimin
  • Rezistencë e lartë mekanike. I fortë dhe rezistent ndaj vibrimeve
  • I papërshkueshëm nga avujt e ujit
  • Ka rezistencë shumë të mirë ndaj ndikimeve të motit dhe kimikateve si acidet e holluara, bazat, kripërat, ujit me pastërti të lartë, ujërave të ndotur, vajrave dhe lëndëve djegëse
  • Mund të aplikohet mbi nënshtresa të thata ose pak të lagështa
  • Nuk nevojitët aplikim prajmeri
  • Produkt me pak erë