SikaGrout® HT System
Graut me bazë çimentoje dhe me 2 përbërës për aplikime me derdhje në trashësi të madhe (High Thickness, HT) ankorimi, grauting me precizion të lartë dhe mbushje të pllakave të bazamenteve.
SikaGrout® HT System është llaç me bazë çimentoje me 2 përbërës, rrjedhje të lirë dhe tkurrje të kompensuar që aplikohet me derdhje për punime në trashësi të mëdha si ankorimet, grauting me precizion të lartë dhe mbushje të pllakave të bazamenteve, që plotëson kërkesat e EN 1504-6.
- Përdorim i lehtë, gati për përzierje, thjesht shtoni ujë
- Kompensim i jashtëzakonshëm i tkurrjes (në fazë plastike dhe të ngurtësuar)
- Veti të shkëlqyera rrjedhjeje, punueshmërie dhe qëndrueshmërie
- Pa segregim dhe rrjedhje
- Rezistenca mekanike të larta dhe ngjitje e shkëlqyer mbi beton dhe çelik
- Mund të derdhet dhe/ose pompohet
- Për trashësi të madhe aplikimi deri në 120 mm në një shtresë
- Në përputhje me standardin EN 1504-6 si produkt ankorimi
- Klasifikimi i zjarrit A1
Përdorimi
SikaGrout® HT System-80 përdoret si llaç që aplikohet me derdhje, ka tkurrje të kompensuar dhe rrjedhje të lirë për trashësi shtrese midis 15 mm dhe 80 mm.SikaGrout® HT System-120 përdoret si llaç që aplikohet me derdhje precize, ka rrjedhje të lirë dhe kompensim të jashtëzakonshëm të tkurrjes për trashësi shtrese midis 15 mm dhe 120 mm.
Të përshtatshme për:
- Grauting preciz midis themeleve dhe suporteve, poshtë pllakave të bazamenteve, izoluesve sizmikë apo makinerive të rënda dhe pajisjeve
- Aplikime ankorimi si bulona (ankorazhe, vida, etj.) dhe struktura metalike për blloqet e pllakave mbështetëse, makineri, shtylla themelesh, etj.
- Mbushje me derdhje të thjeshtë (ose pompim) i zgavrave, plasaritjeve dhe hapësirave në beton, mure, shkëmbinj, etj.
- Fugat e lidhjes në pjesë betoni të parafabrikuar
- Restaurim betoni me derdhje llaçi brenda betoformave (trarë, kolona, kuverta urash)
- Fiksime
- Përforcim strukturor (Parimi 4, metoda 4.2, EN 1504-9). Instalim shufrash në bira të shpuara ose të paraformuara tek betoni.
Avantazhet
- Përdorim i lehtë, gati për përzierje, thjesht shtoni ujë
- Kompensim i jashtëzakonshëm i tkurrjes (në fazë plastike dhe të ngurtësuar)
- Veti të shkëlqyera rrjedhjeje, punueshmërie dhe qëndrueshmërie
- Pa segregim dhe rrjedhje
- Rezistenca mekanike të larta dhe ngjitje e shkëlqyer mbi beton dhe çelik
- Mund të derdhet dhe/ose pompohet
- Për trashësi të madhe aplikimi deri në 120 mm në një shtresë
- Në përputhje me standardin EN 1504-6 si produkt ankorimi
- Klasifikimi i zjarrit A1
Ambalazhi
SikaGrout® HT System-80: set 31.25 kg (A+B)
SikaGrout® HT System-120: set 31.25 kg (A+B)
SikaGrout® HT System-80 | SikaGrout® HT System-120 | |
Përbërësi A (thes 25 kg) | SikaGrout®-212 Classic | SikaGrout®-312 HP |
Përbërësi B (thes 6.25 kg) | SikaGrout® Quartz Sand | SikaGrout® Quartz Sand |
Ngjyra
Përbërësi A: Pluhur gri
Përbërësi B: Agregate
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Markë CE dhe deklaratë performance si produkt ankorimi për përforcimin e betonit duke instaluar çelik përforcues (shufra) në ndërtesa dhe vepra të inxhinierisë së ndërtimit sipas EN 1504-6:2006, Parimi 4, Metoda 4.2 sipas EN 1504-9:2008, bazuar në certifikatën e organit të kontrollit të prodhimit në fabrikë dhe llojin e testimit.
Baza kimike
Përbërësi A (SikaGrout®-212 Classic ose SikaGrout®-312 HP):
Çimento Portland, agregate të përzgjedhura dhe aditivë të posaçëm
Përbërësi B (SikaGrout® Quartz Sand):
Agregate të përzgjedhura, të rrumbullakosura, me granulometri të mirë dhe pa lëndë mbushëse (filler) - me bazë oksidi silici (SiO2) >99%
Jetëgjatësia
Përbërësi A: 12 muaj nga data e prodhimit
Përbërësi B: E pakufizuar
Kushtet e magazinimit
Përbërësi A: Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur, të vulosur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe në temperatura midis +5°C dhe +35°C. Të mbrohet nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor.
Përbërësi B: Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur, të vulosur dhe të padëmtuar në kushte të thata.
Dendësia
~ 2.25 kg/l (dendësia e llaçit të freskët) | EN 1015-6 |
Përmasa maksimale e kokrrizës
~ 5.0 mm
Përmbajtja në jone të tretshme kloruri
≤ 0.05% | (EN 1015-17) |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë | |
SikaGrout® HT System-80 | ≥ 28 N/mm2 | ≥ 50 N/mm2 | ≥ 75 N/mm2 |
SikaGrout® HT System-120 | ≥ 30 N/mm2 | ≥ 55 N/mm2 | ≥ 70 N/mm2 |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë |
≥ 5 N/mm2 | ≥ 7 N/mm2 | ≥ 9 N/mm2 |
Rezistenca ndaj shqitjes
≤ 0.6 mm në ngarkesë 75 kN | (EN 1881) |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
≥ 2.0 MPa | (EN 1542) |
Reagimi ndaj zjarrit
EuroClass A1
Absorbueshmëria kapilare
≤ 0.5 kg m-2 h-0.5 | (EN 13057) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Sasia e ujit | |
SikaGrout® HT System-80 (A+B) | 3.5 - 4.0 lt për set |
SikaGrout® HT System-120 (A+B) | 3.6 - 3.9 lt për set |
Trashësia e shtresës
SikaGrout® HT System-80 | min. 15 mm - max. 80 mm |
SikaGrout® HT System-120 | min. 15 mm - max. 120 mm |
Aftësia për rrjedhje
SikaGrout® HT System-80 | 210-260mm |
SikaGrout® HT System-120 | 200-250mm |
SikaGrout® HT System-80 | 70-80 cm |
SikaGrout® HT System-120 | 70-80 cm |
Temperatura e mjedisit
+5°C min. / +35°C max.
Temperatura e nënshtresës
+5°C min. / +35°C max.
Koha e punueshmërisë
~30 minuta (në +20ºC)
Konsumimi
~ 2.0 kg SikaGrout® HT System për 1 mm trashësi për m2, në varësi të ashpërsisë së nënshtresës dhe dendësisë së llaçit të freskët.
Rendimenti
31.25 kg e HT System (A+B) prodhon afërsisht 15.6 litra llaç
PËRZIERJA
SikaGrout® HT System mund të përzihet me një përzierës elektrik manual në shpejtësi të ulët (~500 r.p.m.) me akse vertikale për 1 deri 2 thasë duke u kujdesur për të mos bllokuar ajrin brenda miksit, ose duke përdorur një përzierëse me kovë të madhe për 2 deri në 3 thasë - ose më tepër - njëherësh, në varësi të llojit dhe përmasës së përzierësit.
Hidhni ujë në raportin e saktë të dëshiruar brenda një kontenieri të përshtatshëm për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni Përbërësin A (SikaGrout®-212 Classic ose SikaGrout®-312 HP) tek uji. Përzieni plotësisht për të paktën 3 minuta derisa të përftohet një përzierje homogjene dhe pa kokrriza. Në vijim, shtoni gradualisht përbërësin B (SikaGrout® Quartz Sand) dhe përzieni ngadalë edhe për 1-2 minuta akoma derisa të bëhen homogjene. Për rezultate më të mira përzieni thasë të plotë. Mos tejkaloni raportin maksimal të ujit për përzierje.
APLIKIMI
SikaGrout® HT System mund të aplikohet manualisht me teknika tradicionale duke e derdhur brenda zgavrave ose betoformave. Nëse nevojitet, mund të pompohet mekanikisht me pajisje standarde (p.sh. Turbosol, Putzmeister). Për aplikimin grauti me rrjedhje të lirë, është thelbësore të ushtrohet presion hidrostatik tek llaçi. Rekomandohet përdorimi i një hinke me furnizim energjie të vazhdueshëm.
Lagia paraprake:
Sipërfaqet prej betoni duhet të ngopen me ujë të pastër të paktën 2 orë përpara aplikimit, duke siguruar se të gjitha poret dhe gropat janë mjaftueshëm të lagura. Nuk duhet lejuar tharja e sipërfaqes përpara aplikimit të grautit. Përpara aplikimit, largoni ujin e tepërt dhe sigurohuni se nuk ka ujëra të ndenjur mbi sipërfaqe. Sipërfaqja duhet të arrijë një paraqitje mat të errët pa shkëlqim dhe poret dhe gropat mbi sipërfaqe nuk duhet të përmbajnë ujë (tharje e ngopur e sipërfaqes (saturated surface dry – SSD)). Përdorni ajër me presion (pa vaj) për të fryrë tutje ujin e tepërt në zonat vështirë për t’ u arritur (sidomos pjesa e poshtme e pllakës së bazës dhe betoforma).
Derdhja / Mbushja:
Produkti duhet të hidhet menjëherë mbi nënshtresën mat të errët ose brenda kallëpit të përgatitur për derdhjen. Duke përdorur më shumë se një përzierës dhe me organizimin e duhur, ju mund të derdhni materialin e freskët duke reduktuar fugat e ndërtimit.
Pas përzierjes së SikaGrout® HT System, lëreni grautin të qëndrojë për ~1-2 minuta; përzieni sërish me një mallë dhe pastaj derdheni menjëherë brenda betoformave të përgatitura të izoluara, të papërkulshme - të fiksuara. Sigurohuni se ajri i bllokuar nga llaçi të mund të dalë lehtësisht, përndryshe do të pengojë kontaktin e plotë të grautit. Për përdorimin sa më të mirë të vetisë përhapëse të grautit, aplikojeni sa më shpejtë të jetë e mundur (brenda max. 15 minutave). Gjithashtu, duhet të merret parasysh edhe koha e punueshmërisë, përshtateni me kushtet klimaterike, kur planifikoni kohëzgjatjen e punimeve. Hidhni grautin brenda betoformës duke lejuar materialin të derdhet deri në fund. Sigurohuni se ruhet presion i vazhdueshëm dhe i mjaftueshëm që të ruhet vazhdimësia e rrjedhjes së grautit që të mos ndalojë përpara përfundimit të punimeve. Sigurohuni që ajri i bllokuar të çlirohet lehtësisht. Mos aplikoni kurrë nga dy vende, pasi do të jetë e vështirë të përcaktohet nëse është çliruar gjithë ajri dhe se është mbushur e gjithë zbrazëtia.
- Kontrolloni gjithmonë materialin pas pompimit
- Sigurohuni se betoforma është mjaft e fortë për të mbajtur llaçin të freskët dhe e izoluar për të parandaluar rrjedhjen
- Trajtoni sipërfaqet e ekspozuara menjëherë me fletë ose membranë mbrojtëse. Mbroni llaçin e freskët nga rrezatimi i drejtpëdrejtë diellor, era dhe ngrirja.
- Përfundoni sipërfaqen e ekspozuar sipas dëshirës sapo llaçi të fillojë të ngurtësohet. Mos hidhni më ujë mbi sipërfaqe.
- Shmangni rënien e lirë të materialit për të parandaluar segregimin e agregateve
Prajmeri / mbrojtësi kundër korrodimit të armaturës:
Mbi një sipërfaqje të mirëpërgatitur dhe ashpërsuar, në përgjithësi nuk nevojitet përdorimi i prajmerit. Kur kërkohet prajmeri dhe/ose një veshje përforcuese (p.sh. Sikadur®-32 EF, Sika MonoTop®- 910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®) referohuni tek skeda teknike përkatëse për informacione më të detajuara. Në çdo rast, prajmeri / mbrojtësi kundër korrodimit të armaturës duhet të aplikohet mbi një nënshtresë paraprakisht të lagur dhe aplikimi në vijim i SikaGrout® HT System duhet të bëhet i lagësht mbi të lagësht. Koha e punueshmërisë së prajmerit dhe/ose mbrojtësit kundër korrodimit duhet të merret parasysh nëse plotëson kërkesat e aplikimit.
Shtimi i trashësisë maksimale të shtresës:
Për sasi të mëdha (> 20 lt) ose aplikime në shtresa të trasha (>50mm), trashësia maksimale e shtuar e shtresës mund të arrihet ose me shtesëzim (mbivendosje shtresash).
Ndërtimi i shtresave:
Shtresa e parë duhet të fortësohet dhe reaksioni ekzotermik i materialit duhet të përfundojë. Shtresa e 1-rë duhet të fillojë të mpikset dhe të jetë në temperaturë mjedisi përpara se të aplikohet shtresa e dytë. Mos e lëmoni shtresën e parë përpara aplikimit të shtresës së dytë. Shtresa e parë duhet të pastrohet me ujë me presion të ulët ose ajër të kompresuar përpara aplikimit të shtresave vijuese të llaçit.
METODA E MATURIMIT
Mbroni llaçin e freskët të aplikuar nga dehidratimi i hershëm dhe/ose tharja e parakoshme duke përdorur metoda të përshtatshme trajtimi (të paktën për 24 orë), p.sh. përbërës trajtimi si Sika® Antisol® ose Sikafloor® Proseal sapo të ketë avulluar uji mbi sipërfaqe. Përdorni mbulesa të përshtatshme trajtimi si jutë dhe ujë, membrana plastike ose të tjera të përshtatshme.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga mjetet dhe pajisja e aplikimit mund të bëhet duke përdorur ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar/ maturuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.