SikaGrout®-312 HP mund të aplikohet manualisht me teknika tradicionale duke e derdhur brenda zgavrave ose kallëpeve. Nëse nevojitet, mund të pompohet mekanikisht me pajisje standarde (p.sh. Turbosol, Putzmeister). Për aplikimin grauti me rrjedhje të lirë, është thelbësore të ushtrohet presion hidrostatik tek llaçi. Rekomandohet përdorimi i një hinke me furnizim energjie të vazhdueshëm.
Lagia paraprake:
Sipërfaqet prej betoni duhet të ngopen me ujë të pastër të paktën 2 orë përpara aplikimit, duke siguruar se të gjitha poret dhe gropat janë mjaftueshëm të lagura. Nuk duhet lejuar tharja e sipërfaqes përpara aplikimit të grautit. Përpara aplikimit, largoni ujin e tepërt dhe sigurohuni se nuk ka ujëra të ndenjur mbi sipërfaqje. Sipërfaqja duhet të arrijë një paraqitje mat të errët pa shkëlqim dhe poret dhe gropat mbi sipërfaqe nuk duhet të përmbajnë ujë (tharje e ngopur e sipërfaqes (saturated surface dry – SSD)). Përdorni ajër me presion (pa vaj) për të fryrë tutje ujin e tepërt në zonat vështirë për t’ u arritur (sidomos pjesa e poshtme e pllakës së bazës dhe kallëpi).
Derdhja / Mbushja:
Produkti duhet të hidhet menjëherë mbi nënshtresën mat të errët ose brenda kallëpit të përgatitur për derdhjen. Duke përdorur më shumë se një përzierës dhe me organizimin e duhur, ju mund të derdhni materialin e freskët duke reduktuar fugat e ndërtimit.
Pas përzierjes së SikaGrout®-312 HP, lëreni grautin të qëndrojë për ~1-2 minuta; përzieni sërish me një mallë dhe pastaj derdheni menjëherë brenda kallëpeve të përgatitura të izoluara, të papërkulshme – të fiksuara. Sigurohuni se ajri i bllokuar nga llaçi të mund të dalë lehtësisht, përndryshe do të pengojë kontaktin e plotë të grautit. Për përdorimin sa më të mirë të vetisë përhapëse të grautit, aplikojeni sa më shpejtë të jetë e mundur (brenda max. 15 minutave). Gjithashtu, duhet të merret parasysh edhe koha e punueshmërisë, përshtateni me kushtet klimaterike, kur planifikoni kohëzgjatjen e punimeve.
Hidhni grautin brenda kallëpit duke lejuar materialin të derdhet deri në fund. Sigurohuni se ruhet një lartësi e vazhdueshme dhe e mjaftueshme presioni që të ruhet vazhdimësia e rrjedhjes së grautit dhe të mos ndalojë përpara përfundimit të punimeve. Sigurohuni që ajri i bllokuar të çlirohet lehtësisht. Mos aplikoni kurrë nga dy vende, pasi do të jetë e vështirë të përcaktohet nëse është çliruar gjithë ajri dhe se është mbushur e gjithë zbrazëtia.
-
Kontrolloni gjithmonë materialin pas pompimit
-
Sigurohuni se kallëpi është mjaft i fortë për të mbajtur llaçin të freskët dhe i izoluar për të parandaluar rrjedhjen
-
Trajtoni sipërfaqet e ekspozuara menjëherë me fletë ose membranë mbrojtëse. Mbroni llaçin e freskët nga rrezatimi i drejtpëdrejtë diellor, era dhe ngrirja.
-
Përfundoni sipërfaqen e ekspozuar sipas dëshirës sapo llaçi të fillojë të ngurtësohet. Mos hidhni më ujë mbi sipërfaqe.
-
Shmangni rënien e lirë të materialit për të parandaluar segregimin e agregateve
Prajmeri / mbrojtësi kundër korrodimit të armaturës:
Mbi një sipërfaqje të mirëpërgatitur dhe ashpërsuar, në përgjithësi nuk nevojitet përdorimi i prajmerit.
Kur kërkohet prajmeri dhe/ose një veshje përforcuese (p.sh. Sikadur®-32 EF, Sika MonoTop®- 910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®) referohuni tek Informacionet mbi sistemin dhe skeda teknike përkatëse për informacione më të detajuara.
Në çdo rast, prajmeri / mbrojtësi kundër korrodimit të armaturës duhet të aplikohet mbi një nënshtresë paraprakisht të lagur dhe aplikimi në vijim i SikaGrout®-312 HP duhet të bëhet i lagësht mbi të lagësht. Koha e punueshmërisë së prajmerit dhe/ose mbrojtësit kundër korrodimit duhet të merret parasysh nëse plotëson kërkesat e aplikimit.
Shtimi i trashësisë maksimale të shtresës:
Për sasi të mëdha (> 20 lt) ose aplikime në shtresa të trasha (>50mm), trashësia maksimale e shtuar e shtresës mund të arrihet ose me shumë shtresa ose me shtim agregatesh.
Shtresëzimi:
Shtresa e 1-rë duhet të fortësohet dhe reaksioni ekzotermik i materialit duhet të përfundojë. Shtresa e 1-rë duhet të fillojë të mpikset dhe të jetë në temperaturën e mjedisit përpara se të aplikohet shtresa e 2-të. Mos e lëmoni shtresën e 1-rë përpara aplikimit të shtresës së 2-të. Shtresa e 1-rë duhet të pastrohet me ujë me presion të ulët ose ajër të kompresuar përpara aplikimit të shtresave vijuese të llaçit.
Hedhja e agregateve shtesë:
Hidhni ujë në raportin e saktë brenda kontenierit të përshtatshëm për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni SikaGrout®-312 HP brenda ujit. Përzieni me përzierës manual në shpejtësi të ulët (<500 rpm) për të shmangur bllokimin e madh të ajrit. Përzieni plotësisht për të paktën 3 minuta deri sa të homogjenizohet dhe të jetë pa kokrriza. Në vijim, shtoni gradualisht SikaGrout® Quartz Sand (1 ose 2 pako në varësi të kërkesave të aplikimit) dhe përzieni ngadalë edhe për 1-2 minuta të tjera deri sa të homogjenizohet. Përzieni të gjithë thesin për rezultate sa më të mira. Mos e tejkaloni raportin maksimal të ujit për përzierje.
SikaGrout® Quartz Sand janë agregate paraprakisht të peshuara, të rrumbullakëta, nuk përmbajnë lëndë mbushëse (filler), të pastra dhe me granulometri të mirë. Çdo lloj tjetër agregati duhet të vlerësohet përpara çdo përdorimi.
| Sistemi | Ujë | Trashësia e shtresës |
| SikaGrout®-312 HP + 1 thes SikaGrout® Quartz Sand | 3.6-3.9 (Kg) | 15-120 (mm) |
| SikaGrout®-312 HP + 2 thasë SikaGrout® QuartzSand | 3.7-3.9 (Kg) | 20-150 (mm) |
Kontaktoni me departamentin teknik të Sika Albania SHPK për më shumë detaje specifike dhe raporte testimi të brendshëm në lidhje me karakteristikat e SikaGrout®-312 HP me shtim të SikaGrout® Quartz Sand.