SikaGrout®-212 Classic
Graut çimentoje me një përbërës që aplikohet me derdhje për mbushje, ankorime dhe meremetim betoni
SikaGrout®-212 Classic është llaç çimentoje me 1 përbërës, gati për përzierje, me rrjedhje të lirë dhe tkurrje të kompensuar për grauting, mbushje, ankorime dhe punime meremetimi të betonit, që plotëson kërkesat e EN 1504-6 dhe EN 1504-3 (kategoria R3).
- Përdorim i lehtë, pluhur gati për përzierje; thjesht shtoni ujë (dhe agregate nëse dëshironi)
- Kompensim i tkurrjes për shkak të përhapjes
- Rrjedhshmëri e madhe pa segregim apo rrjedhje
- Rezistenca mekanike të larta dhe ndërkapje shumë e mirë mbi beton dhe çelik
- Aplikim me derdhje dhe/ose pompë
- Për trashësi aplikimi midis 5 mm dhe 30 mm / shtresë (pa shtim agregatesh)
- Për trashësi aplikimi deri në 120 mm me shtim agregatesh të posaçëm - SikaGrout® Quartz Sand
- Në përputhje me standardin EN 1504-3 si llaç meremetimi (Kategoria R3)
- Në përputhje me standardin EN 1504-6 si produkt ankorimi
Përdorimi
SikaGrout®-212 Classic përdoret si një llaç për derdhje me rrjedhje të lirë për trashësi shtrese midis 5mm dhe 30mm, i përshtatshëm për:- Aplikime ankorimi si bulona (ankorazh etj.) dhe struktura metali për vendosjen e pllakave metalike që shërbejnë si bazament makinerie, makineri, themele shtyllash, etj.
- Mbushje me derdhje të thjeshtë (ose pompim) të kaviteteve, plasaritjeve, hapësirave, vrimave dhe porozitetit në beton, mure, shkëmbinj, etj.
- Grauting midis themeleve dhe bazave për suportin e pajisjeve dhe makinerive
- Restaurim betoni duke riderdhur llaç në kallëpe (trarë, kolona, kuverta urash)
- Fiksime të mëvonshme
- Punime restaurimi (Parimi 3, metoda 3.2, EN 1504-9:2008). Riparim i betonit të copëtuar dhe dëmtuar në ndërtesa, ura, vepra infrastrukture dhe superstrukture.
- Përforcim strukturor (Parimi 4, metoda 4.2, EN 1504-9). Instalim i shufrave me ngjitje në birat e shpuara ose të paraformuara tek betoni.
- Përforcim strukturor (Parimi 4, metoda 4.4, EN 1504-9:2008). Rritje e kapacitetit bartës të strukturës prej betoni duke shtuar llaç.
- Ruajtje apo rivendosje e pasivitetit (Parimi 7, Metoda 7.1 & 7.2, EN 1504-9:2008). Rritje e mbulimit me llaç ose beton shtesë ose me zëvendësim të betonit të kontaminuar apo karbonuar.
Avantazhet
- Përdorim i lehtë, pluhur gati për përzierje; thjesht shtoni ujë (dhe agregate nëse dëshironi)
- Kompensim i tkurrjes për shkak të përhapjes
- Rrjedhshmëri e madhe pa segregim apo rrjedhje
- Rezistenca mekanike të larta dhe ndërkapje shumë e mirë mbi beton dhe çelik
- Aplikim me derdhje dhe/ose pompë
- Për trashësi aplikimi midis 5 mm dhe 30 mm / shtresë (pa shtim agregatesh)
- Për trashësi aplikimi deri në 120 mm me shtim agregatesh të posaçëm - SikaGrout® Quartz Sand
- Në përputhje me standardin EN 1504-3 si llaç meremetimi (Kategoria R3)
- Në përputhje me standardin EN 1504-6 si produkt ankorimi
Ambalazhi
thes 25 kg
Ngjyra
Pluhur, gri
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Në ndërtesa dhe punime të inxhinierisë së ndërtimit:
- Llaç meremetimi CC për riparimin strukturor të strukturave prej betoni, Kategoria R3 sipas EN1504-3:2005. Parimet 3, 4 & 7, Metodat 3.2, 4.4, 7.1 & 7.2 sipas EN1504-9:2008. Deklaratë Performance 95231727 dhe mbart markën CE.
- Produkt ankorimi për përforcim betoni me instalim armature çeliku (shufra) sipas EN1504-6:2006. Parimi 4, Metoda 4.2 sipas EN1504-9:2008. Deklaratë Performance 56836265 dhe mbart markën CE.
Baza kimike
çimento Portland, agregate të përzgjedhura dhe aditivë të posaçëm
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +30°C. Të mbrohet nga lagështia.
Dendësia
Dendësia e llaçit të freskët: ~ 2.25 kg/lt
Përmasa maksimale e kokrrizës
~ 2.2 mm
Përmbajtja në jone të tretshme kloruri
≤ 0.05% | (ΕΝ 1015-17) |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë | Kërkesat Kat.R3 për 28ditë |
≥ 28 N/mm2 | ≥ 50 N/mm2 | ≥ 75 N/mm2 | ≥ 25 N/mm2 |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
Rezultatet | Kërkesat (R3) |
~ 33 GPa | ≥ 15 GPa |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
1 ditë | 7 ditë | 28 ditë |
≥ 5 N/mm2 | ≥ 7 N/mm2 | ≥ 9 N/mm2 |
Rezistenca ndaj shqitjes
≤ 0.6 mm në ngarkesë 75 kN | (EN 1881) |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
Rezultatet | Kërkesat (R3) |
≥ 2.0 N/mm2 | ≥ 1.5 N/mm2 |
Tkurrja / bymimi i kontrolluar
≥ 1.5 N/mm2 | (ΕΝ 12617-4) |
Kompatibiliteti termik
≥ 1.5 Ν/mm2 | (ΕΝ 13687-1) |
Reagimi ndaj zjarrit
A1 Euroclass
Absorbueshmëria kapilare
≤ 0.5 kg /m2 x √h | (ΕΝ 13057) |
Rezistenca ndaj karbonimit
dk ≤ beton kontrolli (MC (0.45)) | (EN 13295) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
3.4 - 4.0 lt ujë për thes 25kg
Trashësia e shtresës
min. 5mm / max. 30mm
min. 15 mm - max. 120 mm me shtim SikaGrout® Quartz Sand
Aftësia për rrjedhje
280-320 mm | Metodë e brendshme Sika |
75-85 cm | ΕΝ12350-2 me konin Abrahms |
≥ 40 mm | EN 13395-2 - Distanca nëpërmjet kanalit të rrjedhjes |
Temperatura e mjedisit
+5°C min. / +35°C max.
Temperatura e nënshtresës
+5°C min. / +35°C max.
Koha e punueshmërisë
~30 minuta (në +200C)
Konsumimi
~ 2.0 kg pluhur për trashësi 1 mm për m2, në varësi të ashpërsisë së nënshtresës dhe dendësisë së llaçit të freskët.
Rendimenti
25 kg pluhur prodhon ~ 12.5 litra llaç
PËRZIERJA
SikaGrout®-212 Classic mund të përzihet me mikser elektrik me aks vertikal në shpejtësi të ulët (~500 r.p.m.) për 1 deri 2 thasë duke u kujdesur të mos bllokohet ajër brenda miksit, ose me një mikser me kovë dhe veprim të detyruar për 2 deri 3 thasë - ose me shumë - menjëherë, në varësi të llojit dhe madhësisë së mikserit. Hidhni ujë në raportin e saktë të dëshiruar brenda enës. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni gradualisht pluhurin tek uji dhe përzieni për të paktën 3 minuta, duke hedhur ujë shtesë nëse nevojitet deri në sasinë max. të specifikuar gjatë kohës së përzierjes, derisa të arrihet një konsistencë homogjene dhe pa kokrriza. Për mikse më të mëdha, koha e përzierjes duhet të zgjatet (deri në 5 minuta ose sa nevojitet) derisa llaçi të jetë përzierë në mënyrë homogjene dhe të mos ketë kokrriza apo pluhur të thatë të mbetur. Për rezultate të mira përzieni vetëm thasë të plotë.
25 kg pluhuri SikaGrout®-212 Classic përzihet me 3.4 - 4.0 L ujë në varësi të konsistencës së dëshiruar.
APLIKIMI
SikaGrout®-212 Classic mund të aplikohet manualisht me teknika tradicionale duke e derdhur brenda zgavrave ose kallëpeve. Nëse nevojitet mund të pompohet mekanikisht me pajisje standarde (p.sh. Turbosol, Putzmeister). Për aplikim grauti me rrjedhje të lirë, është thelbësore të ofrohet presion hidrostatik tek grauti. Rekomandohet hinkë me furnizim të vazhdueshëm.
Lagia paraprake:
Sipërfaqet e betonit duhet të saturohen me ujë të pastër min. 2 orë përpara aplikimit, duke u siguruar se të gjitha poret dhe gropat janë mjaftueshëm të lagura. Sipërfaqja nuk duhet të thahet përpara aplikimit të grautit. Pak përpara aplikimit, largoni ujin e tepërt dhe sigurohuni se nuk ka pellg uji mbi sipërfaqje. Sipërfaqja duhet të arrije një paraqitje mat të errët pa shkëlqim dhe poret nuk duhet të përmbajnë ujë (saturated surface dry - SSD). Përdorni ajër me presion (pa vaj) për të fryrë ujin e tepruar në zonat e vështira për t'u arritur.
Hedhja / mbushja:
Produkti duhet të hidhet direkt mbi nënshtresën e lagur mat ose brenda kallëpit të përgatitur për derdhje. Me përdorimin e më shumë se 1 mikseri dhe me organizimin e duhur, mund të derdhni materialin e freskët duke reduktuar fugat e ndërtimit. Pas përzierjes të SikaGrout®-212 Classic, lëreni grautin të qëndrojë për ~1-2 min.; përzieni sërish me mallë dhe pastaj derdheni menjëherë mbi kallëpet e përgatitura. Sigurohuni që ajri të mund të largohet lehtë nga llaçi, sepse përndryshe ajri i bllokuar do të parandalojë kontaktin e plotë të llaçit. Për të përfituar sa më shumë nga vetia e zgjerimit të produktit, aplikoni grautin sa më shpejtë të jetë e mundur (brenda max. 15 min.). Gjatë organizimit të punimeve duhet të merret gjithashtu parasysh koha e punueshmërisë dhe ndikimi i kushteve klimaterike. Hidhni grautin nëpërmjet ''grykës'' së kallëpit duke lejuar materialin të rrjedhë deri në fund. Sigurohuni se ruhet presion i mjaftueshëm dhe i vazhdueshëm për të ruajtur rrjedhjen e grautit, për të shmangur bllokimin e ajrit dhe për të parandaluar ndalimin e rrjedhjes së materialit përpara përfundimit të punimeve. Siguroni që ajri i bllokuar të çlirohet me lehtësi. Mos aplikoni kurrë nga dy anë, pasi do të jetë e vështirë të përcaktoni nëse është çliruar ajri dhe nëse hapësira është mbushur plotësisht.
- Kontrolloni gjithnjë materialin pas pompimit
- Sigurohuni se kallëpi është mjaftueshëm i fortë për të mbajtur llaçin e freskët dhe për të parandaluar rrjedhjen
- Trajtoni menjëherë sipërfaqet e ekspozuara me fletë apo membranë mbrojtëse. Mbroni llaçin e freskët nga dielli, era dhe acari
- Përfundoni sipërfaqen e ekspozuar siç dëshironi sapo llaçi të ketë filluar të ngurtësohet. Mos shtoni më ujë mbi sipërfaqe.
- Të shmanget rënia e lirë e materialit për të parandaluar segregimin e agregateve
Prajmer / mbrojtje kundër korrodimit të armaturës:
Mbi një sipërfaqje të përgatitur mirë dhe të ashpërsuar, në përgjithësi nuk kërkohet prajmer. Kur kërkohet prajmer dhe/ose veshje përforcuese (p.sh. Sikadur®-32 EF, Sika MonoTop®-910 ose SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®) referohuni tek skeda teknike përkatëse për informacione më të detajuara. Në çdo rast, prajmeri / mbrojtja kundër korrodimit të armaturës duhet të aplikohet mbi një nënshtresë të lagur paraprakisht dhe aplikimi vijues i SikaGrout®-212 Classic duhet bërë i lagësht mbi të lagësht. Duhet të merret parasysh koha e punueshmërisë së prajmerit dhe/ose mbrojtjes kundër korrodimit të armaturës për të parë nëse plotëson kërkesat e aplikimit.
Shtimi i trashësisë maksimale të shtresës:
Për vëllime të mëdha (> 20 lt) apo aplikime në shtresa të mëdha (>30mm), shtimi i trashësisë max. të shtresës mund të arrihet me shtresëzim ose duke shtuar agregate.
Shtresëzimi:
Shtresa e parë duhet të ngurtësohet dhe duhet të përfundojë reaksioni ekzotermik i materialit. Shtresa e 1-rë duhet të fillojë të mpikset dhe të jetë në temperaturë ambienti përpara aplikimit të shtresës vijuese. Mos niveloni shtresën e parë përpara aplikimit të shtresës së dytë. Shtresa e parë duhet të pastrohet me ujë në presion të ulët ose ajër të kompresuar përpara aplikimit të shtresave vijuese të llaçit.
Shtimi i agregateve shtesë:
Hidhni ujë në raportin e saktë brenda enës për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni SikaGrout®-212 Classic tek uji. Përzieni me mikser në shpejtësi të ulët (<500 rpm) për të shmangur bllokimin e madh të ajrit. Përzieni për të paktën 3 minuta deri sa të bëhet homogjen dhe të mos ketë kokrriza. Në vijim, shtoni gradualisht SikaGrout® Quartz Sand (1 ose 2 thasë në varësi të kërkesave të aplikimit) dhe përzieni ngadalë edhe për 1-2 min. më tepër deri sa të homogjenizohet. Për rezultate më të mira përzieni thasë të plotë. Mos e tejkaloni raportin max. të ujit për përzierje. SikaGrout® Quartz Sand janë agregate të peshuara paraprakisht, të rrumbullakosura që nuk përmbajnë lëndë mbushëse, të pastra dhe me granulometri të mirë. Çdo agregat tjetër duhet të vlerësohet përpara çdo përdorimi.
Sistemi | Ujë | Trashësia e shtresës |
SikaGrout®-212 Classic + 1 thes SikaGrout® Quartz Sand | 3.5-4.0 (Kg) | 15-80 (mm) |
SikaGrout®-212 Classic + 2 thasë SikaGrout® Quartz Sand | 3.7-4.2 (Kg) | 20-120 (mm) |
Kontaktoni me shërbimin teknik Sika për më tepër detaje specifike dhe raporte testimi të brendshëm në lidhje me karakteristikat e SikaGrout®-212 Classic me shtim SikaGrout® Quartz Sand.
METODA E MATURIMIT
Mbroni llaçin e freskët të aplikuar nga dehidratimi i hershëm dhe/ose tharja e parakohshme duke përdorur metodat përkatëse për tharje (të paktën për 24 orë), p.sh. përbërës për tharje si Sika® Antisol® ose Sikafloor® Proseal sapo të ketë avulluar uji mbi sipërfaqe. Përdorni mbulesa të përshtatshme si jutë dhe ujë, fletë plastike apo membrana të tjera të përshtatshme.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga veglat dhe pajisja e aplikimit mund të bëhet me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar / tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.