2019
Maminas

Më 26 nëntor 2019 në orën 03:54 CET, Shqipëria veri-perëndimore u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me epiqendër 16 kilometra perëndim-jugperëndim të Mamurrasit. Tërmeti zgjati për të paktën 50 sekonda dhe u ndje gjithashtu edhe në kryeqytetin e Tiranës.

Shumë ndërtesa u shkatërruan në qytetin e portit të Durrësit dhe në fshatin e Kodër-Thumanës. Dëmtime të rënda të ndërtesave ishin gjithashtu të pranishme në qytetet e Tiranës, Laçit dhe Lezhës të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit.

Njëra nga këto, ishte dhe kjo ndërtesë private që ndodhet në Maminas (10 km nga epiqendra e tërmetit), e cila kishte dëmtime në një pjesë të madhe të mureve, fasadës, mureve lidhës me kolona betoni. Plasaritje diagonale u përhapën nëpërmjet llaçit dhe tullave që solën si pasojë dështimin e muraturës.

Të gjitha punimet e restaurimit dhe termoizolimit të jashtëm u kryen gjatë dhjetorit 2019 – janarit 2020.

Kërkesat e projektit

Ndërtesa ishte tashme në përdorim nga një familje dhe nga disa biznese të vogla të zonës, por pas tërmetit banimi në të nuk ishte më i sigurtë. Kështu që, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në strukturë duhej të përfundonin sa më shpejtë për të shmangur aksidentet e mundshme.

Për të bërë këtë gjë të mundur, kontraktori kërkoi përdorimin e sistemit TRM (Textile Reinforcement System, sistemi i llaçit të përforcuar me tekstil) për riparim antisizmik, riparimin e mureve të brendshëm, riparimin e plasaritjeve mbi fasadë dhe ringritjen e mureve të rrëzuar. Gjithashtu i nevojshëm ishte dhe restaurimi i kolonave të dëmtuara prej betoni dhe aplikimi i sistemit ETICS për termoizolimin e jashtëm për një ndërtesë me efikasitet energjetik.

Zgjidhja nga Sika

a) TRM & ankorim

Zgjidhja nga Sika për projektin ofron një gamë të plotë materialesh riparuese. Sika MonoTop®-627 HP u përdor si një llaç me performance të lartë gati për përdorim me 1 përbërës për riparime të shpejta betoni të shkallës R4 mbi kolonat prej betoni.

Përforcimi kundër termetit të mureve përfshinte integrimin e një sistemi përforcues me tekstil, që përbëhej nga Sika MonoTop®-722 Mur E, një llaç me bazë çimentoje dhe i përforcuar me fibra gati për përdorim në kombinim me SikaWrap®-350G Grid, një rrjetë me fibra qelqi e pajisur me një veshje rezistente ndaj alkaleve.

Ngjitësi për ankorim me tharje të shpejtë Sika AnchorFix®- 2+ u përdor për ankorimin e shufrave prej çeliku për të lidhur muret ekzistues me të rinjtë.

b) ETICS – Sistemi për termoizolimin e jashtëm të fasadave

Për fasadën e ndërtesës u përzgjodh zgjidhja me systemin e termoizolimit të jashtëm. Kushtet klimaterike me dimër shumë të ftohtë dhe me lagështi, era e fortë nga bredgeti dhe vera e nxehtë kërkojnë aplikimin e një sistemi i cili ofron kursim të lartë energjetik, optimizim të ngrohjes/ftohjes, si dhe një sistem të qëndrueshëm për vetë fasadën.

U propozua dhe u aplikua mbi fasadë sistemi Sika ThermoCoat® ETICS, i cili përbëhet nga:

  • Sika® ThermoCoat-1/3 HS: Llaç me bazë çimentoje 1K për ngjitje dhe suvatim me rrjetë (certifikuar sipas EN 998-1).
  • Sika® ThermoCoat-2 HS: I bardhë ose gri (përmban grafit) EPS 60–200 në trashësi të ndryshme (certifikuar sipas EN 13163).
  • Sika® ThermoCoat-4 HS: Rrjetë fibrash qelqi me rezistencë ndaj alkeleve.
  • Sika® ThermoCoat-5 HS Primer: Prajmer me bazë uji përpara veshjes me grafiato.
  • Sika® ThermoCoat-5 HS Silic: Grafiato në formë paste dhe me bazë silikoni (certifikuar sipas EN 15824)
  • Certifikimi i sistemit: ETA no 11/0358, sipas ETAG 004

 

U kërkua gjithashtu rifreskimi dhe dekorimi i disa pjesëve të fasadës. Sika furnizoi projektin me sasitë e nevojshme të SikaColor®-650W, një bojë elastike, transpiruese, e padepërtueshme nga uji dhe me 1 përbërës e cila është e tretshme në ujë dhe ka bazë akrilike dhe është krijuar posaçërisht për mbrojtjen dhe dekorimin e fasadave.

Pjesëmarrësit në projekt

Pronari
Bujar Kareci

Nënkontraktor/ aplikues
Edmond Perolli

Shkarko