2016
Rrapun, Librazhd
Hidrocentrali i Rrapunit (HPP) është një hidro skemë e vogël 9.0MWe D&B, e ndërtuar përgjatë lumit Rrapun pranë qytetit të Librazhdit, Shqipëri. Ky projekt përbëhet nga një digë hibride (digë me bërthamë argjile, gjatësi 246m, lartësi 10m dhe 4 kapërderdhës), një tunel hidraulik 2.3km i gjatë, një central elektrik dhe instalime elektromekanike (përfshihen 3 turbina Francis (3MW secila) me gjeneratorët dhe valvulat e tyre të kontrollit). Buxheti i projektit numëronte 25,250,000 € dhe për ndërtimin e tij u deshën 3 vjet (gusht 2013 – gusht 2016).
Kërkesat e projektit
Ndërtimi i këtij projekti kërkoi mbështetje teknike dhe produkte të posaçme gjatë të gjitha fazave të tij dhe deri në përfundim. Kërkoheshin klasa betoni me performancë të lartë të prodhuara në kantier, me përdorimin e agregateve natyrore (lumi) – një situatë e cila ishte e vështirë për t’ u menaxhuar dhe të mbahej e qëndrueshme për sa i përket vetive. Në klasat e betonit përfshihej betonimi për projektet teknike, por gjithashtu beton dhe torkret për veshjen përfundimtare të tunelit. Gjithashtu, një projekti i tillë pati kërkesa të larta për papërshkueshmëri nga uji dhe si pasojë të gjitha fugat (të lëvizjes & ndërtimit) duhej të hidroizoloheshin dhe të mbylleshin mirë.
Zgjidhja nga Sika
Sika furnizoi me produkte të ndryshme këtë projekt, për prodhim betoni, mbyllje fugash, hidroizolim fugash dhe riparim betoni (rinovim):
PRODHIM BETONI DHE BETONI TË SPËRKATUR
Për të gjitha llojet e betonit u përdorën agregate natyrore (lumi). Duke qënë se agregatet natyrore kishin granulometri të vështirë për t’ u punuar, arritja e mikseve të pompueshme, të lehta për t’ u punuar dhe derdhur ndërsa ruanin plasticitetin dhe punueshmërinë e tyre me kohën ishte një çështje e rëndësishme. Për të gjitha mikset e betonit & torkretit u përdor reduktuesi në shkallë të lartë i ujit Sika® ViscoCrete®-400, superplastifikator i gjeneratës së 3-të me aftësi të madhe reduktuese të ujit, i cili ofron gjithashtu ruajtje të zgjatur të konsistencës (slump).
Sika® ViscoCrete®-400 u përdor për klasat e betonit C30/37 & C35/45 (projekte teknike), për betonin e veshjes përfundimtare të tunelit dhe për prodhimin e torkretit.
Për torkretin në tunel u përdor gjithashtu akseleratori alkalin Sika® Sigunit® L-22 E. Sika® Sigunit® L-22 E ofron zhvillim të jashtëzakonshëm të rezistencave fillestare, përmirëson ndërkapjen me nënshtresën, redukton rënien dhe lejon output të lartë. Për elementët e betonit të veshjes përfundimtare, u përdor disarmanti Sika® Separol® N për të kontribuar në disarmimin e lehtë, pastrim më të shpejtë dhe ripërdorim të kallëpeve, po gjithashtu edhe për të prodhuar sipërfaqe të jashtëzakonshme të elementeve prej betoni.
HIDROIZOLIMI I FUGAVE
Të gjitha fugat e ndërtimit të blloqeve të digës, por gjithashtu dhe fugat e ndërtimit të kanalit të hyrjes (nga diga deri tek tuneli) u hidroizoluan me profilet hidrofile SikaSwell® S-2 dhe SikaSwell® A.
Që nga faza e specifikimeve, Sika Albania pati një bashkëpunim të ngushtë me specifikuesin dhe ofroi skica dhe detaje për hidroizolimin e të gjitha fugave të ndërtimit dhe zgjerimit. Një çështje e rëndësishme gjatë izolimit të fugave të zgjerimit ishte krijimi i një sipërfaqjeje plotësisht të lëmuar dhe pa gunga për të parandaluar rrjedhjen turbulente të ujit. Pati kërkesë për shtimin e vetive hidroizoluese të fugave të izoluara, në mënyrë që uji i transferuar nuk kalon dhe shfaqet me presion mbi sipërfaqe (tubacioni është groposur nën materialet lundruese të lumit). Prandaj dhe për fugat e zgjerimit u përdor sistemi i trefishtë Sika® Waterbars (për fuga zgjerimi) – Sikaflex®-11 FC+ (izolues poliuretani)- Sikadur-Combiflex® SG System (shirit FPO) & rrëshirë epokside Sikadur®-31 EF.
Për hidroizolimin e pikës së bashkimit të hyrjes së tunelit me fundin e tubit metalik në stacionin e turbinave për prodhim energjie.
RIPARIME & NGJITJE RIXHIDE
Sikadur®-32 EF u përdor kryesisht në aplikime mbushjeje (grouting) dhe betonimi për të siguruar konstruksione monolite në digë (kanal shkarkimi) dhe tek nënstacioni për vendosjen e turbinave.
Sika MonoTop® Dynamic HP (llaç çimentoje, 1 përbërësi, Kategoria R4 sipas EN 1504-3) u përdor për riparime të përgjithshme mbi sipërfaqe së bashku me rrëshirën epokside Sikadur®-31 EF.
Pjesëmarrës në projekt
Pronësia
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Kontraktor
C & S ENERGY SHPK
Nënkontraktor
Aktor SHA