SikaLatex® Max
Emulsion i modifikuar për përmirësimin e llaçeve
SikaLatex® Max është një aditiv me formulë të modifikuar për llaçet për gamë të gjerë aplikimesh në ndërtim, pa APEO. Është një dispersion ujor rrëshire sintetike në formën e një lëngu qumështor të përqëndruar me teksturë të pasur, që përdoret kryesisht për shtimin e ndërkapjes së llaçit mbi nënshtresë dhe për përmirësimin e vetive të tij.
- Në përputhje me rregulloren REACH (pa APEO)
- Përmirëson ndërkapjen e llaçeve mbi të gjitha nënshtresat, edhe mbi ato të lëmuara (beton, gur, tulla, metale ferroze, qelq dhe qeramika)
- Prodhon llaçe që janë lehtësisht të punueshëm për arsye të teksturës së modifikuar
- Kufizon rrezikun e plasaritjes dhe tkurrjes
- I bën llaçet më plastik dhe të aplikueshëm me lehtësi
- Përmirëson aftësinë hidroizoluese
- Përmirëson fortësinë e sipërfaqes
- Redukton konsumimin dhe mbledhjen e pluhurit
- Prodhon llaçe me rezistencë të shtuar ndaj abrazionit
- Përmirëson rezistencën kimike