Sika Boom® S
Sika Boom® S është shkumë poliuretani me tharje të shpejtë, e vetëzgjerueshme që aplikohet me tubetë për mbushje dhe izolime.
- 1 përbërës gati për përdorim
- Aplikim i lehtë me pipëz
- Shkallë e lartë zgjerimi
- Tharje e shpejtë
- Izolim termik shumë i mirë
- Amortizim akustik i efektshëm
- Pa HFC
Përdorimi
- Izolim dhe mbushje e zgavrave
- Mbushje e fugave përreth kasave të dyerve dhe dritareve
- Izolim ndaj zhurmës, të ftohtit dhe hyrjes së rrymave të ajrit
- Mbushje përreth depërtimeve të kanaleve / tubacioneve / aspiratorëve
- Ngjitje të elementeve jostrukturorë të ndërtimit
- Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm
Avantazhet
- 1 përbërës gati për përdorim
- Aplikim i lehtë me pipëz
- Shkallë e lartë zgjerimi
- Tharje e shpejtë
- Izolim termik shumë i mirë
- Amortizim akustik i efektshëm
- Pa HFC
Ambalazhi
tubeta 750 ml, me valvulë gome për presion | 12 copë / kuti |
Ngjyra
E verdhë e lehtë
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- Pajtueshmëri me LEED v2009 IEQc 4.1: Materiale me çlirime të ulëta - Adezivë dhe izolues
Baza kimike
Shkumë poliuretani
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +5 °C dhe +25 °C. Të ruhen në pozicion vertikal.
Të mbrohet nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe temperatura mbi +50 °C (rrezik shpërthimi). Kanaçet e hapura të Sika Boom® S duhet të përdoren brenda 4 javëve. Lexoni gjithmonë ambalazhin.
Qëndrueshmëria e përmasave
± ~10 %
Temperatura e funksionimit
−30 °C min. / +80 °C max.
Aplikimi
Temperatura e produktit
Për rezultate më të mira, tubeta duhet të rrijë në temperaturë +20 °C.
Temperatura e mjedisit
Optimale | +20 °C |
E lejueshme | +10 °C min. / +30 °C max. |
Lagështia relative e ajrit
30 % min. / 95 % max.
Temperatura e nënshtresës
Optimale | +20 °C |
E lejueshme | +10 °C min. / +30 °C max. |
Koha e maturimit
Tharje e plotë pas 24 orësh
Koha e prerjes
~25 min (pas kësaj kohe, mund të pritet një pjesë 20 mm) | (FEICA TM 1005) |
Koha e tharjes së sipërfaqes
~10 min | (FEICA TM 1014) |
Rendimenti
750 ml | ~32 l |
UDHËZIME APLIKIMI
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vaj, graso, pluhur dhe grimca të lira. Boja, korja e çimentos dhe materiale të tjera kontaminuese që pengojnë ndërkapjen duhet të hiqen. Sika Boom® S ngjitet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Lagni paraprakisht nënshtresën me ujë të pastër, kjo siguron se shkuma thahet sipas mënyrës së duhur dhe gjithashtu parandalon formimin dytësor të shkumës.
PËRZIERJA
Tundeni mirë kanaçen e Sika Boom® S të paktën 20 herë përpara përdorimit. Përsërisni pas ndërprerjeve të gjata të përdorimit.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni menjëherë pas përdorimit të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me Sika Boom® Cleaner ose Sika® Remover-208. Pas tharjes, materiali i mbetur mund të hiqet vetëm mekanikisht. Për pastrimin e lëkurës përdorni Sika® Cleaning Wipes-100.