Sika MonoTop®-100 Fire Resistant
Llaç zjarrdurues (ish Sika MonoTop®-100 FireBlock)
Llaç zjarrdurues me mpiksje të shpejtë për vendosjen e tullave zjarrduruese si dhe për ndërtimin dhe riparimin e elementeve me rezistencë ndaj nxehtësisë.
- Rezistencë termike e lartë. Deri në 750 ºC
- Rezistenca fillestare të larta
- Përzierje e thjeshtë
- Aplikim i thjeshtë
Përdorimi
- Ndërtim dhe riparim të elementeve me rezistencë ndaj nxehtësisë (p.sh. barbekju, oxhaqe, furra, etj.)
- Posaçërisht i përshtatshëm si llaç për shtrimin e pllakave dhe tullave zjarrduruese, blloqeve prej betoni, tullave terrakota subjekt i temperaturave të larta të shërbimit
- Llaç për finiturë që mund të jetë subjekt i temperaturave të larta të shërbimit
Avantazhet
- Rezistencë termike e lartë. Deri në 750 ºC
- Rezistenca fillestare të larta
- Përzierje e thjeshtë
- Aplikim i thjeshtë
Ambalazhi
Qese plastike 5 kg
Ngjyra
Pluhur gri
Detajet e produktit
Baza kimike
Çimento argjili, agregate të përzgjedhura dhe aditivë
Jetëgjatësia
6 muaj
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe temperatura midis +5 °C dhe +35 °C. Të mbrohet nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe ngrica.
Dendësia
Llaç i thatë | ~1.8 kg/l |
Llaç i freskët | ~2.0 kg/l |
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax: 2 mm
Rezistenca ndaj ngjeshjes
~37 MPa pas 24 orësh | (EN 196-1) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
~5 MPa pas 24 orësh | (EN 196-1) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
0.55 deri në 0.65 litra ujë për 5 kg pluhur
Trashësia e shtresës
Min. 6 mm / Max. 20 mm
Temperatura e mjedisit
+5 °C minimum; +30 °C maximum
Temperatura e nënshtresës
+5 °C minimum; +30 °C maximum
Koha e punueshmërisë
~60 minuta në +20 °C
Konsumimi
Varet nga ashpërsia e nënshtresës dhe trashësia e shtresës së aplikuar. Sa për udhëzim 1.8 kg pluhuri për mm trashësie për m2
Rendimenti
5 kg pluhuri prodhon afërisisht 2.8 litra llaçi
PËRZIERJA
Sika MonoTop®-100 Fire Resistant mund të përzihet mekanikisht ose manualisht. Hidhni sasinë e rekomanduar të ujit brenda një konteineri të përshtatshëm për përzierje. Ndërsa jeni duke përzierë ngadalë, shtoni pluhurin tek uji dhe përzieni plotësisht për të paktën 3 minuta derisa të arrihet konsistenca e kërkuar.
APLIKIMI
Sika MonoTop®-100 Fire Resistant mund të aplikohet manualisht duke përdorur një shpatull ose mallë.
Lagni paraprakisht sipërfaqen me ujë të pastër përpara aplikimit. Sipërfaqja nuk duhet të thahet përpara aplikimit të llaçit zjarrdurues. Përpara aplikimit, uji i tepruar duhet të hiqet me sfungjer ose copë të pastër në mënyrë që sipërfaqja të jetë mat e errët pa shkëlqim dhe poret mbi sipërfaqe të mos përmbajnë ujë.
Tullat që do të jenë në kontakt me llaçin duhet të zhyten në ujë min. 10 minuta përpara aplikimit. Përpara aplikimit, hiqni ujin e tepruar në mënyrë që sipërfaqja të jetë mat e errët pa shkëlqim dhe poret mbi sipërfaqe të mos përmbajnë ujë.
Gjatë aplikimit, ngjeshni llaçin, duke ushtruar presion të fortë mbi nënshtresë. Sipërfaqja duhet të finirohet sipas kërkesave duke përdorur mallë me sfungjer ose sfungjer të lagur, sapo llaçi ka filluar të fortësohet.
METODA E MATURIMIT
Mbroni menjëherë llaçin e freskët nga tharja e parakohshme duke përdorur një metodë të përshtatshme trajtimi, p.sh. membranë gjeotekstile lagështie, fletë plastike, etj. Pas ngurtësimit spërkasni lehtësisht me ujë.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.