SikaCeram®-109 Extra
SikaCeram®-109 Extra është kollë pllakash me bazë çimentoje, në ngjyrë të bardhë, me rrëshqitje të ulët dhe kohë të zgjatur punueshmërie që përmban agregate të përzgjedhura, aditivë të posaçëm dhe polimere.
SikaCeram®-109 Extra mund të përdoret për ngjitje pllakash në trashësi shtrese deri në 10mm, për aplikime në mjedise të brendshme mbi sipërfaqe horizontale dhe vertikale.
- Tepër tiksotropik - pa rrëshqitje vertikale
- Kohë e zgjatur punueshmërie
- Ndërkapje e shkëlqyer mbi shumicën e nënshtresave
- Aplikim i shpejtë, shtrim i lehtë i pllakave
- Trashësi aplikimi deri në 10mm

Përdorimi
SikaCeram®-109 Extra mund të përdoret për ngjitjen e pllakave të mëposhtme qeramike:- Pllaka monocoturra, bicoturra
- Pllaka graniti artificial
- Cotto dhe mozaik qeramik
- Betoni dhe llaçet me bazë çimentoje
- Tulla, suva
- Pllaka çimentoje, gipsi (me prajmer të përshtatshëm)
- Kuzhina, dhoma gjumi
- Banja, WC
- Ballkone
- Zyra, magazina
Avantazhet
- Tepër tiksotropik - pa rrëshqitje vertikale
- Kohë e zgjatur punueshmërie
- Ndërkapje e shkëlqyer mbi shumicën e nënshtresave
- Aplikim i shpejtë, shtrim i lehtë i pllakave
- Trashësi aplikimi deri në 10mm
Ambalazhi
thes 25 kg
Ngjyra
Pluhur, i bardhë
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Markë CE dhe Deklaratë Performance sipas EN 12004-1 - Kolla për pllaka qeramike
Baza kimike
çimento Portland, agregate të përzgjedhura, aditivë të posaçëm dhe polimere
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +35°C.
Dendësia
Dendësia e llaçit të freskët: ~ 1,60 kg/l (në +20 °C)
Përmasa maksimale e kokrrizës
~ 0,5 mm
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
≥ 0,5 N/mm2 (fillestare) | (EN 12004-2) |
≥ 0,5 N/mm2 (pas vjetrimit me nxehtësi) | |
≥ 0,5 N/mm2 (pas zhytjes në ujë) | |
≥ 0,5 N/mm2 (pas cikleve ngrirje-shkrirje) |
Aplikimi
Rezistenca ndaj rrëshqitjes
≤ 0,5 mm | (EN 12004-2) |
Raporti i përzierjes
7,0 – 8,0 L ujë për thes 25 kg
Trashësia e shtresës
max. 10 mm
Temperatura e mjedisit
+5°C min. / +35°C max.
Temperatura e nënshtresës
+5°C min. / +35°C max.
Koha e punueshmërisë
~ 3-4 orë në +230C
Koha e përpunimit
≥ 30 minuta (rezistenca e ndërkapjes në tërheqje 0.5 N/mm2) | (EN 12004-2) |
Koha e përshtatjeve
~ 30 min. në +230C
Produkti i aplikuar gati për përdorim
Përpara mbushjes së fugave të dyshemesë – trafik i lehtë këmbësorësh | 24* orë |
Përpara mbushjes së fugave të murit | 5-12* orë |
Qarkullim i plotë | ~14* ditë |
* Vlera të përftuara në kushte laboratorike: 23°C ± 2°C – lagështi relative 50% ± 5%. Temperaturat e larta reduktojnë vlerat e treguara, ndërsa temperaturat e ulëta i zgjasin.
Konsumimi
Konsumimi varet nga profili i sipërfaqes dhe ashpërsia e nënshtresës si dhe gjithashtu nga madhësia e pllakave dhe teknika e vendosjes, shtrim i thjeshtë (aplikim vetëm mbi një sipërfaqe) ose në të dyja anët (mbi nënshtresë edhe në pjesën e pasme të pllakës).
Madhësia e pllakës | Malla | Konsumimi |
Pllaka të vogla | 6 mm | ~ 2 – 3 kg/m2 |
Pllaka normale (20x20cm – 45x45cm) | 8 mm | ~ 3 – 4 kg/m² |
PËRZIERJA
Përzieni thesin 25 kg me sasinë e përshtatshme që përmendet më sipër të ujit, duke përdorur një përzierës elektrik me xhiro të ulët (500 rpm max, për shmangien e bllokimit të ajrit), në një kovë të pastër derisa të përftohet një pastë homogjene pa kokrriza. Pas përzierjes, lini produktin të qëndrojë për 5 min. dhe përzieni sërish përpara aplikimit. Përzierja e përftuar duhet të jetë shumë kremoze, lehtësisht e përhapshme dhe shumë tiksotropike.
APLIKIMI
SikaCeram®-109 Extra aplikohet me mallë të dhembëzuar. Sasia e produktit duhet të jetë e mjaftueshme për të siguruar mbulimin e plotë të pjesës së pasme të pllakës. Shtrimi i pllakave duhet bërë mbi kollën e freskët, duke ushtruar presion të mjaftueshëm për të siguruar kontaktin me kollën që ngjitja të jetë e përkryer. Në rast se formohet një cipë mbi kollë, nevojitet të kaloni sërish mallën mbi sipërfaqen e saj. Shmangni lagien me ujë të kollës që është aplikuar tashmë, pasi kjo gjë ndikon negativisht tek procesi i ngjitjes. Masa e përshtatshme e mallës duhet bërë në përputhje me madhësinë e pllakës.
SikaCeram®-109 Extra mund të përdoret për fiksim të pllakave me absorbueshmëri të ulët dhe përmasë maksimale:
Përmasa e pllakës | Përdorimi |
Deri në 2.100 cm2 (p.sh. 45cm x 45cm) | Nënshtresa dyshemeje në mjedise të brendshme |
Deri në 1.000 cm2 (p.sh. 30cm x 30cm) | Nënshtresa muri në mjedise të brendshme |
Ky kufizim vlen për nënshtresat me bazë çimentoje, pa ngrohje. Për të gjitha llojet e tjera të nënshtresave, ju lutemi kontaktoni me departamentin teknik.
Për shtrimin e pllakave me sipërfaqe totale 900 cm2 dhe më të madhe (p.sh. 30x30 cm), rekomandohet gjithnjë teknika e përhapjes së kollës në të dyja anët (mbi nënshtresë dhe në pjesën e pasme të pllakës).
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga veglat dhe pajisja e aplikimit mund të bëhet me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar / tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.