SikaMur® Finish
SikaMur® Finish është shtresë e hollë suvaje, me bazë gëlqere dhe pa çimento për finirimin e suvatimeve transpiruese.
- Me bazë gëlqereje
- Pa çimento
- Transpirim i lartë
- Ndërkapje e mirë mbi nënshtresë
- Punueshmëri e lehtë
- Finirim i lehtë

Përdorimi
- Për finirimin e suvave prej gëlqereje, çimentoje dhe me bazë gëlqere/çimento
- Për shmangien e ngritjes së lagështisë së mureve të finiruara, të trajtuara më parë me suvatë dehumidifikuese SikaMur® Dry ose SikaMur®-1000 SP
Avantazhet
- Me bazë gëlqereje
- Pa çimento
- Transpirim i lartë
- Ndërkapje e mirë mbi nënshtresë
- Punueshmëri e lehtë
- Finirim i lehtë
Ambalazhi
thes letre 25 kg me veshje të brendshme
Ngjyra
Pluhur i bardhë
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Llaç suvatimi për përdorim të përgjithshëm (GP) në mjedise të jashtme dhe të brendshme sipas EN 998-1:2010, Deklaratë Performance 90119459 dhe mbart markën CE
Baza kimike
Llaç me 1 përbërës dhe bazë gëlqereje, rërë dhe aditivë të posaçëm
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në vend të thatë në ambalazhin e padëmtuar dhe të mbyllur
Dendësia
1.80–1.9 kg/L
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax: 0.6 mm
Struktura e sistemit
SikaMur® Finish është pjesë e serisë së sistemit rehabilitues Sika® për restaurim muresh me lagështi dhe përdoret në mënyrë ideale në kombinim me:
SikaMur® InjectoCream-100 | Shtrese e injektueshme me bazë silani kundër lagështisë për trajtimin e lagështisë në ngjitje horizontale |
SikaMur® Dry | Llaç gati për përzierje manuale për rinovimin e mureve me lagështi |
SikaMur®-1000 SP | Llaç gati për përzierje manuale ose me makineri për rinovimin e mureve me lagështi |
SikaMur® Color I ose E | Bojë me ngjyrë dhe bazë gëlqereje për suva tradicionale ose dehumidifikuese, për finirim dhe mbrojtje të SikaMur® Finish |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
> 0.2 MPa dështim llaçi | (EN 1015-12) |
Reagimi ndaj zjarrit
Kategoria A | (EN 13501-1) (EN 998-1) |
Përshkueshmëria e avujve të ujit
µ ≤ 15 | (EN 1015-19) |
Përçueshmëria termike
0.27 W/mK | (EN 1745:2002 Tabela A.12) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
7.5–8.25 litra ujë të pastër për 25 kg
Trashësia e shtresës
2–3 mm
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +30 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min./ +30 °C max.
Koha e punueshmërisë
~180 min në +20 °C
Koha e pritjes / mbiveshja
Prisni të paktën 15 ditë përpara aplikimit të SikaMur® Finish mbi SikaMur® Dry ose SikaMur®-1000 SP për të shmangur plasaritjet mbi sipërfaqen përfundimtare.
Boja përfundimtare dekoruese si SikaMur® Color E ose I, mund të aplikohet pas tharjes së mjaftueshme prej ~ 3 javësh në kushte temperature mesatare.
Konsumimi
~1.2 kg pluhuri për 1 mm trashësi për 1 m2
PËRZIERJA
Duke përdorur mikser me aks vertikal, përzieni për të paktën 3 min. Duhet shmangur përzierja e tepruar për të pakësuar bllokimin e ajrit.
Lëreni materialin e përzierë për ~ 10 min. përpara përdorimit, mos përzieni sërish përpara përdorimit.
APLIKIMI
Aplikoni në 2-3 mm trashësi shtrese me anë të teknikës manuale tradicionale. Finironi me dërrasë për nivelim suvaje.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat me ujë përpara se të ngurtësohet llaçi.