Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vajra, graso, pluhur dhe grimca apo materiale të lira. SikaHyflex®-250 Facade ndërkapet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Megjithatë, për ndërkapje optimale dhe aplikime kritike me performancë të lartë, si p.sh. ndërtesat shumëkatëshe, fuga me sforcim të lartë, ekspozim në kushte ekstreme moti apo prani të përhershme uji, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metalet e veshura me pluhur apo pllakat me glazurë duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht duke përdorur Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Përpara izolimit, lejoni një kohë tharjeje prej > 15 minutash (< 6 orë).
Metale të tjera si bakri, bronzi dhe titanium-zinku, duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Pas kohës së nevojshme të tharjes, përdorni një furçë për të aplikuar Sika® Primer-3 N dhe lejoni kohë shtesë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë) përpara izolimit të fugave.
PVC duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë. Përpara izolimit, lejoni një kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Nënshtresa poroze
Betoni, aerobetoni dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat duhet të lyhen me prajmerin Sika®Primer -3 N duke përdorur furçë. Përpara izolimit, lejoni kohë tharjeje > 30 minuta (< 8 orë).
Për këshilla dhe udhëzime të detajuara ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Shënim: Prajmerat përforcojnë ndërkapjen. Ato nuk zëvendësojnë pastrimin e duhur të nënshtresës dhe as nuk përmirësojnë ndjeshëm rezistencën e sipërfaqes.