Nënshtresa duhet të jetë e qëndrueshme, e pastër, e thatë dhe pa ndotje si vaji, graso, kore çimentoje (qumësht), izolues të vjetër dhe veshje boje të vjetra të cilat mund të ndikojnë në ndërkapjen e adezivit.
Për ndërkapje optimale dhe për aplikimet kritike dhe me performance të lartë duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer apo trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metalet e veshura me pluhur ose pllakat me glazurë duhet të smerilizohen. Pastroni dhe trajtoni paraprakisht duke përdorur Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër.
Përpara ngjitjes/izolimit, lini kohë pritjeje > 15 minuta (< 6 orë).
Metalet e tjera si bakri, tunxhi dhe titanium-zinku duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 me një pecetë të pastër. Pas kohës së pritjes prej > 15 minutash (< 6 orë) aplikoni Sika® Primer-3 N me furçë. Lini një kohë shtesë prej > 30 minutash (< 8 orë) përpara ngjitjes / izolimit.
PVC-ja duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë. Lini kohë pritjeje prej > 15 minutash (< 8 orë) përpara ngjitjes / izolimit.
Nënshtresa poroze
Betoni, aerobetoni dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat duhet të lyhen me Sika® Primer-3 N të aplikuar me furçë.
Përpara ngjitjes/izolimit, lini kohë pritjeje prej > 30 minutash (< 8 orë). Për më shumë këshilla dhe udhëzime të detajuara kontaktoni me shërbimin teknik të Sika-s.
Shënim: Prajmerat janë përforcues të ngjitjes dhe jo një alternativë për përmirësimin e përgatitjes së dobët/pastrimit të sipërfaqeve të fugave. Prajmerat përmirësojnë gjithashtu performancën e ngjitjes afatgjatë të një fuge të izoluar.