Sikafloor®-300 Level
Produkt me çlirime shumë të ulëta, bazë çimentoje dhe i vetënivelueshëm për të gjitha nënshtresat e përshtatshme për shtrim. Për përdorim në mjedise të brendshme. Sikafloor®-300 Level mund të karakterizohet si një përbërës nivelimi me finiturë të lëmuar, për ngarkesa mesatare, tkurrje shumë të ulët dhe veti shumë të mira vetënivelimi.
- I vetënivelueshëm
- I përshtatshëm për aplikime në sistemet me ngrohje nën dysheme
- Trashësi shtrese deri në 20 mm me agregate
- I përshtatshëm për ngarkesën e karrigeve me rrota të zyrave në trashësi shtrese > 1 mm sipas EN 12 529
- I pompueshëm
- Nivel i lartë fortësie dhe rezistence
- Porozitet i ulët i sipërfaqes
- Finiturë shumë e lëmuar
- Mund të bluhet mirë
- I modifikuar me polimere
- Tharje nëpërmjet hidratimit
- Kapacitet i lartë nivelimi të parregullsive të sipërfaqes
- Transmetim i ulët tensioni tek nënshtresa


Përdorimi
Sikafloor®-300 Level është i përshtatshëm për mbushje, lëmim dhe nivelim të nënshtresave të përshtatshme përpara aplikimit të parketit, pllakave qeramike, dyshemeve prej rrëshire pa fuga, mbulimeve tekstile elastike të dyshemeve për mjedise të brendshme në zona rezidenciale dhe joindustriale.Avantazhet
- I vetënivelueshëm
- I përshtatshëm për aplikime në sistemet me ngrohje nën dysheme
- Trashësi shtrese deri në 20 mm me agregate
- I përshtatshëm për ngarkesën e karrigeve me rrota të zyrave në trashësi shtrese > 1 mm sipas EN 12 529
- I pompueshëm
- Nivel i lartë fortësie dhe rezistence
- Porozitet i ulët i sipërfaqes
- Finiturë shumë e lëmuar
- Mund të bluhet mirë
- I modifikuar me polimere
- Tharje nëpërmjet hidratimit
- Kapacitet i lartë nivelimi të parregullsive të sipërfaqes
- Transmetim i ulët tensioni tek nënshtresa
Ambalazhi
Thes letre 25 kg
Ngjyra
Gri
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- EC 1 PLUS R: çlirime shumë të ulëta.
MIRATIME / STANDARDE
- Llaç çimentoje për nivelim CT-C30-F7 sipas EN 13813, DoP 115041501, dhe mbart markën CE.
- Llaç çimentoje për nivelim sipas EN 13813, kategoria A1/A1fl sipas EN 13501-1, DoP 115041501, vlerësuar nga laboratori i njoftuar 1378, dhe mbart markën CE.
Baza kimike
Me bazë çimentoje, i modifikuar me polimere
Jetëgjatësia
6 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Thasët e hapur duhet të mbyllen menjëherë dhe të përdoren sa më shpejtë të jetë e mundur. Të mos magazinohet nën +5°C.
Rezistenca ndaj ngjeshjes
≥ 30 N/mm² (28 ditë në 23°C) | (EN 13892-2) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
≥ 7 N/mm² (28 ditë në 23 °C) | (EN 13892-2) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Sikafloor®-300 Level | ~6.3- 6.5 l ujë për 25 kg Sikafloor®-300 Level |
Sikafloor®-300 Level me agregate | shtoni 16 kg ose 10 L rërë kuarci 0.1–3.0 mm për 25 kg Sikafloor®-300 Level (~65% për peshë) ≤ 6.5 L ujë për 25 kg Sikafloor®-300 Level |
Trashësia e shtresës
Sikafloor®-300 Level | 1–10 mm |
Sikafloor®-300 Level me agregate | 10–20 mm |
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +30 °C max.
Lagështia relative e ajrit
< 75%
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +30 °C max.
Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa | Prajmer |
Nënshtresa me absorbueshmëri normale si betoni, llaçet e çimentos, llaçet e çimentos me mpiksje të shpejtë | Sikafloor®-01 Primer (1:3) ose |
Nënshtresa sulfati kalciumi (gipsi) 1 | Sikafloor®-03 Primer ose |
Nënshtresa jo absorbuese si nënshtresat e lyera me prajmer dhe me mbetje adezivësh të vjetër rezistentë ndaj ujit | Sikafloor®-02 Primer ose Sikafloor®-01 Primer |
Pllaka zdrukthi | Sikafloor®-03 Primer ose Sikafloor®-01 Primer |
Dysheme magnezi (jo ksiloliti-xylolite) | Sikafloor®-02 Primer |
- Nëse trashësia e shtresës së Sikafloor®-300 Level i kalon 10 mm lyheni nënshtresën prej sulfati kalciumi (gipsi) dy herë me prajmerin Sikafloor®-155 WN. Nëse Sikafloor®-155 WN nuk spërkatet plotësisht me rërë kuarci (0,2 - 0,8 mm), përdorni Sikafloor®-02 Primer përpara aplikimit të Sikafloor®-300 Level.
Koha e punueshmërisë
~30 min. në +20 °C
Koha e pritjes / mbiveshja
Sikafloor®-300 Level mund të vishet si më poshtë:
Veshja/ mbulimi | Trashësia e shtresës | Koha e pritjes |
Të gjitha llojet e veshjeve/ mbulimeve | ≤ 5 mm | ~24 orë |
Të gjitha llojet e veshjeve/ mbulimeve | ≤ 10mm | ~48 orë |
Veshje qeramike (dhe Sikafloor®-300 Level i aplikuar mbi beton dhe llaçe çimentoje, në mjedise të brendshme) | ≤ 20 mm | ~3 orë |
Të gjitha vlerat jepen me përafërsi dhe janë subjekt i ndryshimeve klimatike. Vlerat jepen në 20°C dhe lagështi relative 65%, temperaturë nënshtrese +15°C.
Gjatë mbulimit të Sikafloor®-300 Level sigurohuni gjithmonë se përmbajtja e lagështisë ka arritur vlerën që kërkohet nga produkti me të cilin do të bëhet mbulimi, pasi koha e pritjes do të variojë sipas trashësisë së aplikimit dhe lagështisë së ambientit. (Referohuni tek skeda teknike e produktit të mbulimit).
Produkti i aplikuar gati për përdorim
Gati për qarkullim këmbësorësh pas ~ 3 orësh
Konsumimi
~ 1.5 kg/m2/mm.
PËRZIERJA
Hidhni Sikafloor®-300 Level në ujë të ftohtë dhe të pastër brenda një konteineri të pastër dhe përzieni për ~2 minuta derisa të përftohet një miks homogjen. Rekomandohet përdorimi i një përzierësi me shufër rrotulluese. Pas një kohe të shkurtër maturimi, përzieni plotësisht edhe një herë.
Shënim: Mos përzieni Sikafloor®-300 Level me çimento ose produkte të tjera me bazë çimentoje.
Në rast se do të shtohen agregate, shtimi i tyre duhet bërë pasi është përzierë pluhuri me ujin (në fund të procesit të përzierjes).
APLIKIMI
- Pas përzierjes hidhni produktin nivelues dhe përhapeni me një mallë të dhembëzuar, krëhër (screed rake) ose nivelues me gjilpërë. Me përdorimin e niveluesit me gjilpërë zakonisht nuk kërkohet korrigjimi i defekteve nga malla me rulin me gjemba ose të nivelim më shumë se një herë.
- Fugat e skajeve dhe të lëvizjes duhet të sillen në të njëjtin nivel me sipërfaqen e përfunduar dhe duhet të mbrohen nga rrjedhja e produktit të nivelimit brenda tyre.
- Punimet e nivelimit duhet të aplikohen në trashësi të mjaftueshme dhe rrafshësi sipërfaqeje, siç kërkohet nga prodhuesi i pllakave ose finiturës së dyshemesë.
- Në rast të trashësisë së madhe të shtresës, kontakti me strukturat vertikale duhet të shmanget duke vendosur një shirit izolues në perimetër.
- Nëse do të aplikohet shtresë e dytë e produktit nivelues, shtresa e parë e tij duhet të lyhet me prajmerin Sikafloor®-03 Primer ose me Sikafloor®-01 Primer (1:1). Nuk duhet tejkaluar trashësia maksimale e shtresës edhe në rastin e aplikimit në dy shtresa. Trashësia e shtresës së dytë nuk duhet të kalojë trashësinë e shtresës së parë.
- Duhet të shmanget kontakti me metale si tubacionet që bartin ujë (p.sh. mbyllja e depërtimeve të tubacioneve), sepse tubacionet prej çeliku posaçërisht të galvanizuara nuk kanë mbrojtje të mjaftueshme ndaj korrodimit.
- Mbroni shtresat niveluese të Sikafloor®-300 Level gjatë maturimit nga temperaturat e larta të ambientit, rrezatimi diellor i drejtpërdrejtë dhe thatësia.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga veglat dhe mjetet e aplikimit mund të bëhet me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar / maturuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.