SikaCeram®-500 Ceralastic
Llaç çimentoje për hidroizolim dhe kollë pllakash 2 në 1
SikaCeram®-500 Ceralastic është kollë pllakash çimentoje, me 1 përbërës, e modifikuar me polimere, shumë e deformueshme, me rezistencë ndaj alkaleve dhe e përforcuar me fibra sintetike me veti llaçi hidroizolues dhe mbrojtjeje të betonit. Trashësi shtrese <5,0 mm. Përdorim në mjedis të brendshëm e të jashtëm. Kategoritë: EN 12004: C2 E S2. EN 14891: CM02P. EN 1504-2: PI-MC-IR. Produkti mund të përdoret gjithashtu edhe për fiksimin e paneleve izoluese në mjedis të brendshëm.
- Kollë pllakash, llaç hidroizolues dhe mbrojtës për betonin, në 1 produkt të vetëm
- Produkt me 1 përbërës
- Për ngjitjen e pllakave të murit dhe dyshemesë
- Aplikim me: mallë, furçë, rul ose spërkatje
- Ndërkapje e mirë mbi të gjitha llojet e nënshtresave: çimentoje, pllaka qeramike, gur, tulla dhe dru, etj.
- Shumë e deformueshme
- Kohë e zgjatur punueshmërie
- Aftësi e mirë për ngushtim plasaritjesh
- Mbushje fugash pas 12-24 orësh
- Ngjitje me përhapje të një shtrese të vetme kolle
- Fiksim pikësor i paneleve izoluese prej polistireni, shkume poliuretani dhe lesh qelqi
- Konsumim i ulët materiali në krahasim me sistemet tradicionale
Përdorimi
Kollë pllakash për:- Të gjitha llojet e pllakave qeramike, përfshirë grès porcelain me përmasa të mëdha
- Mermer dhe gurë të tjerë natyrorë
- Shtrim pllakash me sisteme ngrohjeje nën dysheme
- Shtrim pllakash të reja mbi pllaka ekzistuese në mjedis të brendshëm
- Performancë e lartë dhe aplikime kërkuese, si: pishina, fasada, ballkone dhe tarraca
- Fiksim të paneleve izoluese
- Pishina, tarraca, ballkone, banjo, dushe, përpara shtrimit të pllakave qeramike të shtruara me kollë
- Struktura ujëmbajtëse dhe kundër kripës për shkrirje akulli (klorure), dëmtim nga dioksidi i karbonit
Avantazhet
- Kollë pllakash, llaç hidroizolues dhe mbrojtës për betonin, në 1 produkt të vetëm
- Produkt me 1 përbërës
- Për ngjitjen e pllakave të murit dhe dyshemesë
- Aplikim me: mallë, furçë, rul ose spërkatje
- Ndërkapje e mirë mbi të gjitha llojet e nënshtresave: çimentoje, pllaka qeramike, gur, tulla dhe dru, etj.
- Shumë e deformueshme
- Kohë e zgjatur punueshmërie
- Aftësi e mirë për ngushtim plasaritjesh
- Mbushje fugash pas 12-24 orësh
- Ngjitje me përhapje të një shtrese të vetme kolle
- Fiksim pikësor i paneleve izoluese prej polistireni, shkume poliuretani dhe lesh qelqi
- Konsumim i ulët materiali në krahasim me sistemet tradicionale
Ambalazhi
Thes 20 kg
Ngjyra
Pluhur gri
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Kollë pllakash
- Markë CE dhe Deklaratë Performance EN 12004 - Kollë pllakash
Hidroizolim
- Markë CE dhe Deklaratë Performance EN 14891 - Produkte të lëngshme të padepërtueshme nga uji për përdorim poshtë pllakave qeramike të ngjitura me kollë
Mbrojtje betoni
- Markë CE dhe Deklaratë Performance EN 1504-2 - Produkt - veshje për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit
Baza kimike
Çimento, agregate të përzgjedhura, aditiv për mbajtje uji, polimere, fibra
Jetëgjatësia
9 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapaur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +35°C. Lexoni gjithmonë ambalazhin.
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax: 0,315 mm
Deklarata e produktit
EN 12004:C2 E S2. EN 14891: CM O2P. EN 1504-2: IP-MC-IR
Struktura e sistemit
Kollë pllakash:
Për nënshtresat e mëposhtme duhet të përdoret prajmer:
Nënshtresa | Prajmer |
Gips, suva, llaç anhidriti | Sika® Primer-11 W |
Pllaka qeramike ekzistuese, fletë PVC-je, linoleum dhe dysheme ekzistuese vinili | Sika® Primer-21 W |
Kollë pllakash | SikaCeram®-500 Ceralastic |
Shtresë hidroizoluese:
Shirit hidroizolues (fuga kontrolli dhe lëvizje të vogla) | SealTapes: B,S,F |
Shirit hidroizolues (lëvizje të mëdha) | sistemi Sikadur Combiflex® SG |
Llaç hidroizolues | SikaCeram®-500 Ceralastic |
Përshkueshmëria e dioksidit të karbonit
SD ≥ 50 m | (EN 1062-6) |
Përshkueshmëria e avujve të ujit
SD < 5 m (Kategoria I) | (EN ISO 7783:2012) |
Absorbueshmëria kapilare
< 0,1 kg/m2 ⋅ h0,5 | (EN 1062-3) |
Rezistenca ndaj ciklit ngrirje-shkrirje dhe kripërave akullshkrirëse
> 0,8 N/mm2 | (EN 13687-1) |
Papërshkueshmëria e ujit
Pa kalim uji (7 ditë në 1.5 bar) | (EN 14891 - A.7) |
Aftësia e ngushtimit të plasaritjeve
Kushtet | Ngushtim plasaritjesh |
Statike | > 0,5 mm (Kategoria A3) |
Dinamike, 1000 cikle | Pa plasaritje (Kategoria B2) |
Kushtet | Ngushtim plasaritjesh |
Standarde (+23°C) | ≥ 0,75 mm |
Temperaturë e ulët (-5°C) | ≥ 0,75 mm |
Temperaturë e ulët (-20°C) | ≥ 0,75 mm * |
* Me rrjetë përforcuese
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
Fillestare | ≥ 1,5 N/mm² |
Zhytje në ujë | ≥ 1,0 N/mm² |
Vjetrim nga nxehtësia | ≥ 1,0 N/mm² |
Ciklet ngrirje-shkrirje | ≥ 1,0 N/mm² |
Zhytje në ujë gëlqereje | ≥ 1,0 N/mm2 |
Zhytje në ujë të kloruar | ≥ 0,5 N/mm2 |
Shformimi tërthor
≥ 10 mm | (EN 12002) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Aplikim mbi dysheme | ~4,8 litra për thes 20 kg | (24 % ± 1 %) |
Aplikim mbi mur | ~4,0 litra për thes 20 kg | (20 % ± 1 %) |
Dendësia e llaçit të freskët
~1,6 kg/l
Trashësia e shtresës
5,0 mm max.
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +30 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +30 °C max.
Koha e maturimit
~3 min
Koha e punueshmërisë
~40 min në 23 °C
Koha e përpunimit
≥ 0,5 N/mm² pas 30 min | (EN 1346) |
Koha e maturimit
3 orë në varësi të kushteve të mjedisit
Metoda e maturimit
Të mbrohet nga kushtet e pafavorshme të motit, si temperaturat shumë të larta apo ngricat, shiu, ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, për të paktën 12–24 orë nga aplikimi.
Produkti i aplikuar gati për përdorim
Përdorimi | Koha e pritjes |
Qarkullim këmbësorësh | 12 orë |
Mbushje e fugave të pllakave në dysheme | 24 orë |
Mbushje e fugave të pllakave në mure | 3 orë |
Qarkullim i plotë | 48 orë |
Zhytje në ujë | 72 orë |
Konsumimi
Kollë pllakash
Konsumimi varet nga nënshtresa, profili i sipërfaqes, ashpërsia dhe teknika e aplikimit.
Si udhëzim për një shtresë kolle:
Përmasat e pllakave | Përmasat e mallës | Konsumimi |
E vogël | mallë krëhër 8 mm | ~ 2,5 kg/m2 |
Mesatare | mallë krëhër 10 mm | ~ 3 kg/m2 |
E madhe | mallë gjysëm hënë 15 mm | ~ 6,5 kg/m2 |
Hidroizolim dhe mbrojtje betoni
~1,2 kg/m2 për mm trashësie.
Këto vlera janë teorike dhe nuk përllogarisin asnjë material shtesë për shkak të porozitetit dhe profilit të sipërfaqes, ndryshimeve në nivel apo firon, etj.
PËRZIERJA
Hidhni sasinë e rekomanduar të ujit brenda një ene të pastër dhe të përshtatshme për përzierje.
Ndërsa jeni duke përzierë, shtoni ngadalë pluhurin SikaCeram®-500 Ceralastic tek uji dhe përzieni plotësisht me një mikser manual elektrik në shpejtësi të ulët (~500 rpm) derisa materiali të jetë përzierë plotësisht dhe të mos ketë kokrriza. Shmangni bllokimin e ajrit brenda miksit nga përzierja e tepruar.
Lëreni produktin e përzierë të ‘maturohet’ për 2 – 3 minuta përpara përzierjes tjetër për 30 sekonda.
Miksi përfundimtar duhet të ketë konsistencë kremoze, ngjyrë të njëtrajtshme dhe të përhapet dhe aplikohet me lehtësi.
APLIKIMI
Kollë pllakash
SikaCeram®-500 Ceralastic aplikohet me mallë krëhër.
Aplikoni kollën mbi sipërfaqen e përgatitur me mallën e duhur dhe shtrojeni në trashësinë e kërkuar. Aplikoni mjaftueshëm kollë me mallën e duhur mbi sipërfaqen e përgatitur në trashësinë e kërkuar. Aplikoni mjaftueshëm produkt për të siguruar mbulimin e mjaftueshëm të pjesës së pasme të pllakave. Mbulimi i pjesës së pasme të pllakës duhet të jetë 100% për kushtet e lagura/ lagies nga uji dhe pllakat e dyshemeve.
Shtrimi i pllakave duhet bërë mbi kollën e freskët, duke ushtruar presion të mjaftueshëm për të siguruar kontaktin e plotë dhe të njëtrajtshëm me kollën dhe kështu ngjitjen optimale.
Nëse mbi sipërfaqen e kollës formohet një cipë, hiqeni menjëherë me mallë, hidheni materialin dhe aplikoni një shtresë të freskët kolle SikaCeram®-500 Ceralastic.
Rregulloni pllakat nëse kërkohet.
Pastroni kollën e tepruar nga pjesa e sipërme e pllakës apo ndërmjet fugave përpara se adezivi të jetë tharë.
Pas kohës së kërkuar të pritjes aplikoni bojakun e duhur për mbushjen e fugave.
Referohuni tek skedat teknike të secilit produkt.
Hidroizolim dhe shtrim pllakash në 2 hapa
Shiritat hidroizolues duhet të aplikohen gjithmonë mbi fugat e kontrollit që janë subjekt i lëvizjeve të vogla dhe zonave të tjera kritike si cepat, qoshet, skajet ndërmjet materialeve me nënshtresë të ndryshme:
Aplikoni shiritin vetëngjitës Sika® SealTape B mbi nënshtresën e përgatitur.
Aplikoni Sika® SealTape S ose Sika® SealTape F mbi një shtresë të freskët SikaCeram®-500 Ceralastic dhe mbuloni me një shtresë të dytë SikaCeram®-500 Ceralastic.
Referohuni tek skedat teknike të secilit produkt.
Pasi të jenë vendosur shiritat izolues, lagni nënshtresën.
Aplikoni SikaCeram®-500 Ceralastic me një mallë të sheshtë, duke ngjeshur llaçin mbi nënshtresë në mënyrë që të sigurohet ndërkapja e duhur.
Trashësia totale e aplikimit duhet të jetë të paktën 3 mm në 2 shtresa prej max. 2 mm për të arritur një shtresë të njëtrajtshme, pa defekte dhe të vazhdueshme. Koha e pritjes midis 2 shtresave është ~3 orë.
Pas ~4 orësh aplikoni SikaCeram®-500 Ceralastic si kollë pllakash.
Hidroizolim dhe ngjitje pllakash në 1 hap me mallën e posaçme*
- Mbi dysheme, SikaCeram®-500 Ceralastic mund të aplikohet me një hap duke përdorur mallën e posaçme ‘Ceralastic’.
- Përzgjedhja e mallës SikaCeram®-500 Ceralastic ‘Ceralastic’ varet nga madhësia e pllakës për të siguruar mbulimin e plotë të pjesës së pasme të pllakës me produktin. Malla ‘Ceralastic’ 10 mm rekomandohet për pllaka me madhësi deri në 25×25 cm; për pllaka më të mëdha përdorni një mallë XX mm.
- Gjilpërat e adaptueshme prej çeliku duhet të dalin jashtë gjatësisë së dhëmbit të mallës të paktën 3 mm. Shtresa hidroizoluese që rezulton poshtë shtresës së kollës së pllakave duhet të jetë min. 2 mm.
- Lagni nënshtresën dhe aplikoni SikaCeram®-500 Ceralastic me mallën ‘Ceralastic’ pastaj shtroni direkt mbi llaçin e lagur.
- Aplikoni mjaftueshëm produkt për të siguruar lagien e plotë të pjesës së pasme të pllakave.
- Trashësia totale duhet të jetë midis 4 dhe 5 mm në një shtresë të njëtrajtshme dhe të vazhdueshme.
* Nuk është i përshtatshëm për pishinat dhe aplikimet vertikale.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.