Kollë pllakash
SikaCeram®-500 Ceralastic aplikohet me mallë krëhër.
Aplikoni kollën mbi sipërfaqen e përgatitur me mallën e duhur dhe shtrojeni në trashësinë e kërkuar. Aplikoni mjaftueshëm kollë me mallën e duhur mbi sipërfaqen e përgatitur në trashësinë e kërkuar. Aplikoni mjaftueshëm produkt për të siguruar mbulimin e mjaftueshëm të pjesës së pasme të pllakave. Mbulimi i pjesës së pasme të pllakës duhet të jetë 100% për kushtet e lagura/ lagies nga uji dhe pllakat e dyshemeve.
Shtrimi i pllakave duhet bërë mbi kollën e freskët, duke ushtruar presion të mjaftueshëm për të siguruar kontaktin e plotë dhe të njëtrajtshëm me kollën dhe kështu ngjitjen optimale.
Nëse mbi sipërfaqen e kollës formohet një cipë, hiqeni menjëherë me mallë, hidheni materialin dhe aplikoni një shtresë të freskët kolle SikaCeram®-500 Ceralastic.
Rregulloni pllakat nëse kërkohet.
Pastroni kollën e tepruar nga pjesa e sipërme e pllakës apo ndërmjet fugave përpara se adezivi të jetë tharë.
Pas kohës së kërkuar të pritjes aplikoni bojakun e duhur për mbushjen e fugave.
Referohuni tek skedat teknike të secilit produkt.
Hidroizolim dhe shtrim pllakash në 2 hapa
Shiritat hidroizolues duhet të aplikohen gjithmonë mbi fugat e kontrollit që janë subjekt i lëvizjeve të vogla dhe zonave të tjera kritike si cepat, qoshet, skajet ndërmjet materialeve me nënshtresë të ndryshme:
Aplikoni shiritin vetëngjitës Sika® SealTape B mbi nënshtresën e përgatitur.
Aplikoni Sika® SealTape S ose Sika® SealTape F mbi një shtresë të freskët SikaCeram®-500 Ceralastic dhe mbuloni me një shtresë të dytë SikaCeram®-500 Ceralastic.
Referohuni tek skedat teknike të secilit produkt.
Pasi të jenë vendosur shiritat izolues, lagni nënshtresën.
Aplikoni SikaCeram®-500 Ceralastic me një mallë të sheshtë, duke ngjeshur llaçin mbi nënshtresë në mënyrë që të sigurohet ndërkapja e duhur.
Trashësia totale e aplikimit duhet të jetë të paktën 3 mm në 2 shtresa prej max. 2 mm për të arritur një shtresë të njëtrajtshme, pa defekte dhe të vazhdueshme. Koha e pritjes midis 2 shtresave është ~3 orë.
Pas ~4 orësh aplikoni SikaCeram®-500 Ceralastic si kollë pllakash.
Hidroizolim dhe ngjitje pllakash në 1 hap me mallën e posaçme*
- Mbi dysheme, SikaCeram®-500 Ceralastic mund të aplikohet me një hap duke përdorur mallën e posaçme ‘Ceralastic’.
- Përzgjedhja e mallës SikaCeram®-500 Ceralastic ‘Ceralastic’ varet nga madhësia e pllakës për të siguruar mbulimin e plotë të pjesës së pasme të pllakës me produktin. Malla ‘Ceralastic’ 10 mm rekomandohet për pllaka me madhësi deri në 25×25 cm; për pllaka më të mëdha përdorni një mallë XX mm.
- Gjilpërat e adaptueshme prej çeliku duhet të dalin jashtë gjatësisë së dhëmbit të mallës të paktën 3 mm. Shtresa hidroizoluese që rezulton poshtë shtresës së kollës së pllakave duhet të jetë min. 2 mm.
- Lagni nënshtresën dhe aplikoni SikaCeram®-500 Ceralastic me mallën ‘Ceralastic’ pastaj shtroni direkt mbi llaçin e lagur.
- Aplikoni mjaftueshëm produkt për të siguruar lagien e plotë të pjesës së pasme të pllakave.
- Trashësia totale duhet të jetë midis 4 dhe 5 mm në një shtresë të njëtrajtshme dhe të vazhdueshme.
* Nuk është i përshtatshëm për pishinat dhe aplikimet vertikale.