Sikalastic®-621 TC
Veshje e lëngshme përfundimtare prej poliuretani me performancë të lartë dhe 1 përbërës për sistemet e hidroizolimit të tarracave SikaRoof® MTC
Sikalastic®-621 TC është veshje përfundimtare (top coat TC) poliuretani me 1 përbërës, pa bashkime, shumë elastike dhe me rezistencë ndaj rrezatimit UV, aplikohet me metodën e ftohtë dhe përdor teknologjinë e tharjes e cila aktivizohet nga lagështia por nuk ndikohet prej saj, e cila është krijuar për të ofruar aplikim të lehtë dhe një zgjidhje rezistente si pjesë e sistemeve SikaRoof® MTC, si dhe gjithashtu për modifikimin e detajeve të membranave të hidroizolimit të çative/tarracave.
- Teknologji e provuar - mbi 25 vjet historik aplikimesh
- 1 përbërës - pa përzierje, lehtësi dhe gati përdorim
- Rezistencë ndaj rrezeve UV - Shumë reflektive (RAL9016) dhe rezistencë ndaj zverdhjes
- Aplikim me metodën e ftohtë - nuk kërkon nxehtësi ose zjarr
- Membranë hidroizolimi tarrace pa bashkime
- Kompatibël me Sika® Reemat Premium - përshtatet mirë në detaje
- Tharje e shpejtë - pa dëmtim nga shiu pothuajse menjëherë në aplikim
- Elasticitet i lartë me mundësi mbylljeje të plasaritjeve - ruan fleksibilitetin edhe në temperatura të ulëta
- Rezistencë e lartë ndaj depërtimit të rrënjëve
- Riveshje e lehtë në rast se nevojitet - nuk kërkohet heqja e membranës së vjetër
- Ndëkapje e mirë mbi shumicën e nënshtresave - shih tabelën e prajmerit
- I përshkueshëm nga avujt e ujit - lejon transpirimin e nënshtresës
- Rezistencë e fuqishme ndaj kimikateve të zakonshme atmosferike