Sikalastic®-560
Membranë e lëngshme ekonomike për hidroizolimin e tarracave-çative bazuar në teknologjinë Sika Co-Elastic Technology (CET)
Sikalastic®-560 është membranë e lengshme hidroizolimi me 1 përbërës që aplikohet me metodën e ftohtë, me elasticitet të lartë dhe rezistencë ndaj rrezeve UV.
- 1 përbërës - gati për përdorim
- Aplikim me metodën e ftohtë - nuk kërkon nxehtësi apo zjarr
- Membranë hidroizolimi pa bashkime
- Rezistencë dhe qëndrueshmëri ndaj rrezatimit UV
- Shumë elastik me mundësi ngushtimi të plasaritjeve
- Riveshje e lehtë kur nevojitet - nuk kërkohet të hiqet membrana e vjeter
- Ekonomik - ofron zgjatje të ciklit të jetës së tarracave/çative të dëmtuara me kosto efikase
- Veshje me bazë uji dhe çlirim të ulët VOC
- Ndërkapje e shkëlqyer mbi nënshtresa poroze dhe joporoze
- I përshkueshëm nga avujt e ujit - lejon transpirimin e nënshtresës
- 12 muaj jetëgjatësi
Përdorimi
- Për hidroizolim tarracash në projekte punimesh të reja dhe rikonstruksione
- Për tarraca me shumë detaje dhe gjeometri komplekse me akses të kufizuar
- Për zgjatje efikase të ciklit të jetës së tarracave të dëmtuara
- Shtresë përfundimtare me reflektivitet të lartë për përmirësimin e efikasitetit energjetik duke reduktuar koston e ftohjes
Avantazhet
- 1 përbërës - gati për përdorim
- Aplikim me metodën e ftohtë - nuk kërkon nxehtësi apo zjarr
- Membranë hidroizolimi pa bashkime
- Rezistencë dhe qëndrueshmëri ndaj rrezatimit UV
- Shumë elastik me mundësi ngushtimi të plasaritjeve
- Riveshje e lehtë kur nevojitet - nuk kërkohet të hiqet membrana e vjeter
- Ekonomik - ofron zgjatje të ciklit të jetës së tarracave/çative të dëmtuara me kosto efikase
- Veshje me bazë uji dhe çlirim të ulët VOC
- Ndërkapje e shkëlqyer mbi nënshtresa poroze dhe joporoze
- I përshkueshëm nga avujt e ujit - lejon transpirimin e nënshtresës
- 12 muaj jetëgjatësi
Ambalazhi
kovë plastike 20 kg
kovë metalike 20 kg
Ngjyra
Gri, terracotta, e kuqe dhe e bardhë (Energy Star)
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- Pajtohet me LEED v2009 IEQc 4.2: Materiale me çlirime të ulëta - Bojëra & Veshje
- Pajtohet me LEED v2009 SSc 7.2 (Option 1): Heat Island Effect - Roof
MIRATIME / STANDARDE
- Membranë e lëngshme hidroizolimi tarracash sipas ETAG 005, ETA-12/0308 lëshuar nga organi i vlerësimit teknik Instituto de ciencias de la construction Eduardo Torroja, Deklaratë Performance 99240033, mbart markën CE
- Plotëson kërkesat e reflektivitetit fillestar diellor sipas Energy Star (0.820)
- Plotëson kërkesat e performancës ndaj zjarrit të jashtëm ENV 1187 BRoof (T1) mbi nënshtresa jo të djegshme
Baza kimike
Dispresion akrilik i modifikuar me poliuretan
Jetëgjatësia
Kova plastike: 18 muaj nga data e prodhimit
Kova metalike: 12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +30°C.
Temperaturat më të larta të magaziminit mund të reduktojnë jetëgjatësinë e produktit.
Referohuni gjithashtu tek rekomandimet e dhëna në fletën e të dhënave të sigurisë.
Dendësia
~1.35 kg/l (+23 °C) | (EN ISO 2811-1) |
Përmbajtja e substancave të ngurta për peshë
~65 % (+23 °C / 50 % lagështi relative)
Përmbajtja e substancave të ngurta për vëllim
~48 % (+23 °C / 50 % lagështi relative)
Struktura e sistemit
Veshje për çati/tarraca*
Sikalastic®-560 aplikohet në 2 ose 3 veshje
Konsumimi i plotë | ≥ 0.9 - 1.4 kg/m2 (≥ 0.6 - 1.0 l/m2) |
Trashësia e cipës së thatë | ≥ 0.3 - 0.5 mm |
*Për përforcim të pjesshëm aplikohet Sikalastic® Fleece-120 ose Sikalastic® Flexitape Heavy në zona me lëvizshmëri të lartë, nënshtresë të çrregullt ose për të ngushtuar plasaritje, fuga dhe bashkime mbi nënshtresë si dhe gjithashtu për detajet. Mbi letrat e katramasë duhet të aplikohet një sistem i plotë hidroizolimi i përforcuar.
Për prajmerin, ju lutemi referohuni në tabelën e mëposhtme të trajtimit paraprak të nënshtresës.
Hidroizolim i përforcuar çatie/tarrace
Sikalastic®-560 aplikohet në 1 veshje, përforcohet me Sikalastic® Fleece-120 ose Sika® Reemat Premium dhe izolohet me 1-2 veshje Sikalastic®-560
Shtresa | Produkti | Konsumimi |
1. Prajmer | ju lutemi referohuni në trajtimin paraprak të sipërfaqes | ju lutemi referohuni në trajtimin paraprak të sipërfaqes |
2. Veshja fillestare | Sikalastic®-560 | ≥ 1.0 - 1.5 kg/m2 (≥ 0.75 - 1.1 l/m2) |
3. Përforcimi | Sikalastic® Fleece-120 ose Sika® Reemat Premium | - |
4. Veshja përfundimtare | Sikalastic®-560 aplikuar në 1-2 veshje | ≥ 1.1 - 1.3 kg/m2 (≥ 0.8 - 0.95 l/m2) |
Shënim: Mos aplikoni më shumë se 0.75 kg/m2 Sikalastic®-560 / veshje për shtresat pa përforcim.
Shënim: Këto vlera janë teorike dhe nuk përllogarisin asnjë material shtesë të kërkuar për shkak të porozitetit dhe profilit të sipërfaqes, ndryshimeve në nivel dhe firon.
Rezistenca ndaj tërheqjes
Pa përforcim | ~1.5 N/mm2 |
Përforcim me Sikalastic® Fleece-120 | ~12 N/mm2 |
Përforcim me Sikalastic® Reemat Premium | ~4–5 N/mm2 |
Reflektimi i rrezatimit diellor
0.821) | (ASTM C 1549) |
1)Të gjitha vlerat referohen në gjendjen fillestare (tharje e duhur, pa ndikime nga kushtet e motit) të Sikalastic®-560 ngjyrë e bardhë.
Emetimi termik
0.931) | ASTM E 408 |
1)Të gjitha vlerat referohen në gjendjen fillestare (tharje e duhur, pa ndikime nga kushtet e motit) të Sikalastic®-560 ngjyrë e bardhë.
Treguesi i reflektimit të rrezatimit diellor
1021) | (ASTM E 1980) |
1)Të gjitha vlerat referohen në gjendjen fillestare (tharje e duhur, pa ndikime nga kushtet e motit) të Sikalastic®-560 ngjyrë e bardhë.
Temperatura e funksionimit
Me përforcim | Pa përforcim |
-10 °C min. / +80 °C max. | -5° C min. / +80 °C max. |
Aplikimi
Temperatura e mjedisit
+8 °C min. / +35 °C max.
Lagështia relative e ajrit
max. 80 % lagështi relative
Temperatura e nënshtresës
+8 °C min. / +35 °C max.
≥3 °C mbi pikën e vesës
Lagështia e përmbajtur e nënshtresës
≤ 6 % pjesë për peshë
Pa lagështi rritëse sipas ASTM (fletë polietileni).
Përgatitja e nënshtresës
Nënshtresa | Prajmer | Konsumimi (kg/m2) |
Nënshtresë me bazë çimentoje | Sikalastic®-560 holluar me 10 % ujë. | ~0.3 |
Tulla dhe gurë | Sikalastic®-560 holluar me 10 % ujë. | ~0.3 |
Pllaka qeramike (pa glazurë) | Sikalastic®-560 holluar me 10 % ujë. | ~0.3 |
Membranë bituminoze | Kërkohet vetëm për aplikime me reflektivitet të lartë (Sikalastic® Metal Primer)* Përdorni vetëm sistem me përforcim të plotë | ~0.2 |
Veshje bituminoze | Kërkohet vetëm për aplikime me reflektivitet të lartë (Sikalastic® Metal Primer)* Përdorni vetëm sistem me përforcim të plotë | ~0.2 |
Metale | Sikalastic® Metal Primer | ~0.2 |
Nënshtresa druri | Nënshtresat prej druri kërkojnë një shtresë të plotë Sikalastic® Carrier. Për parmakë dekorativë të ekspozuar druri përdorni Sikalastic®-560 holluar me 10 % ujë. | ~0.3 |
Bojëra | Subjekt i testimeve për kompatibilitet dhe ndërkapje |
* Sikalastic® Metal Primer parandalon migrimin e flurorëve (volatilëve) bituminozë dhe përmirëson reflektivitetin afatgjatë.
Shënim: Këto vlera janë teorike dhe nuk përllogarisin asnjë material shtesë të kërkuar për shkak të porozitetit dhe profilit të sipërfaqes, ndryshimeve në nivel dhe firon.
Për kohën e pritjes / mbiveshjen, ju lutemi referohuni në skedën teknike të pastruesit dhe prajmerit përkatës. Nënshtresat e tjera duhet të testohen për kompatibilitetin e tyre. Në rast dyshimi, aplikoni më parë mbi një zonë për provë.
Koha e pritjes / mbiveshja
Koha e pritjes me Sikalastic® Fleece | Koha e pritjes pa Sikalastic® Fleece | Kushtet e ambientit |
24 orë | 6 orë | +20°C/50% lagështi relative |
12 orë | 4 orë | +30°C/50% lagështi relative |
Shënim: Kohët jepen me përafërsi dhe do të ndikohen nga kushtet e ndryshueshme të mjedisit, veçanërisht temperatura dhe lagështia relative.
Produkti i aplikuar gati për përdorim
I thatë në prekje | Rezistent ndaj shiut | Tharja e plotë | Kushtet e ambientit |
~2 orë | ~8 orë | ~4 ditë | +20°C/50% lagështi relative |
~1 orë | ~4 orë | ~2 ditë | +30°C/50% lagështi relative |
Shënim: Kohët jepen me përafërsi dhe do të ndikohen nga kushtet e ndryshueshme të mjedisit, veçanërisht temperatura dhe lagështia relative.
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Sipërfaqja duhet të jetë e qëndrueshme, me rezistencë të mjaftueshme, e pastër, e thatë dhe pa pisllëqe, vaj, graso dhe kontaminues të tjerë. Në varësi të materialit, nënshtresa duhet të lyhet me prajmer ose të përgatitet mekanikisht. Mund të nevojitet bluarje për nivelimin e sipërfaqes.
Nënshtresa të përshtatshme janë: betoni, membranat dhe veshjet bituminoze, metalet, tullat, çimento me gëlqere, pllaka qeramike, nënshtresa druri.
Për informacione të detajuara rreth përgatitjes së nënshtresës dhe tabelës së prajmerit ju lutemi referohuni tek Method Statement Nr. 850 94 03.
PËRZIERJA
Përpara aplikimit, përzieni plotësisht Sikalastic®-560 për 1 minutë për të përftuar një miks homogjen.
Duhet të shmanget përzierja e tepruar për të minimizuar bllokimin e ajrit.
APLIKIMI
Përpara aplikimit të Sikalastic®-560 veshja e prajmerit (nëse përdoret) duhet të jetë tharë e të mos jetë e ngjitshme. Për kohën e pritjes / mbiveshjen ju lutemi referohuni në skedën teknike të prajmerit të duhur. Zonat e dëmtueshme (kasa dyersh) duhet të mbrohen me shirit adeziv.
Veshje për çati/tarraca: Sikalastic®-560 aplikohet në 2 ose 3 veshje. Përpara aplikimit të veshjes së 2-të duhet të lini kohën e pritjes që tregohet në tabelën më sipër.
Hidroizolim çatie/tarrace: Sikalastic®-560 aplikohet në kombinim me Sikalastic® Fleece 120 ose Sika® Reemat Premium.
- Aplikoni veshjen e parë në ~ 0.75 kg/m2 (për nënshtresa jo absorbuese) - 1.00 kg/m2 (për nënshtresa absorbuese) Sikalastic®-560 mbi një gjatësi ~ 1m.
- Vendosni përsipër Sikalastic® Fleece-120 ose Sika® Reemat Premium dhe sigurohuni se nuk ka flluska apo palosje. Mbivendosja e rrjetës duhet të jetë min. 5 cm.
- Aplikoni veshjen e dytë ~ 0.25 kg/m2 - 0.5kg/m2 direkt mbi rrjetën e lagur për të arritur trashësinë e kërkuar të cipës. I gjithë aplikimi duhet të ndodhë ndërsa Sikalastic®-560 është ende i lëngët, i lagësht mbi të lagësht.
- Përsërisni hapat 1-3 derisa zona e çatisë/tarracës është hidroizoluar.
- Pasi të jenë tharë dy veshjet, izoloni zonën e çatisë/tarracës me një ose më tepër veshje shtesë Sikalastic®-560 (≥ 0.5 kg/m² për veshje).
Ju lutemi kini parasysh se gjithmonë duhet të filloni me detajet përpara se të filloni me hidroizolimin e sipërfaqes horizontale.
Për informacione të detajuara rreth metodës së aplikimit ju lutemi referohuni tek Method Statement Nr. 850 94 03.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar / tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.