Sarnavap®-1000 E
Shtresë për kontrollin e avujve
Sarnavap®-1000 E është një shtresë pa mbështetje për kontrollin e avujve me bazë polietileni (PE).
- Vendosje e thjeshtë dhe e shpejtë
- Qëndron elastike në temperatura të ulëta
- Nuk dekompozohet
- Rezistenca konstante ndaj difuzionit të avujve të ujit
- E riciklueshme
Përdorimi
- Shtresa për kontrollin e avujve (vapour control layer, VCL) aplikohet mbi shumicën e nënshtresave të zakonshme. Nënshtresat duhet të jenë të niveluara, të thata dhe të forta për të përballuar qarkullimin e këmbësorëve.
- Nëse nënshtresa është e ashpër (p.sh. beton i papërpunuar), shtroni një shtresë niveluese poshtë Sarnavap®-1000 E ose përdorni Sarnavap® 3000M, i cili disponon material shkumoz për mbështetje.
- Shtresa për kontrollin e avujve Sarnavap®-1000 E përdoret për tarracat e sheshta dhe çatitë me tjegulla.
Avantazhet
- Vendosje e thjeshtë dhe e shpejtë
- Qëndron elastike në temperatura të ulëta
- Nuk dekompozohet
- Rezistenca konstante ndaj difuzionit të avujve të ujit
- E riciklueshme
Ambalazhi
Gjatësi ruloni: | 25.00 m |
Gjerësi ruloni: | 5.00 m |
Peshë ruloni: | 24.375 kg |
Ngjyra
Sipërfaqja: | e lëmuar, fletë PE-LD me logon Sarnavap® të printuar mbi të. |
Ngjyra: | blu e lehtë |
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE sipas EN 13984
- Reagimi në zjarr sipas EN 13 501-1
- Sistem i menaxhimit të cilësisë EN ISO 9001/14001
Baza kimike
Fletë polietileni me dendësi të ulët (PE-LD).
Jetëgjatësia
5 vjet nga data e prodhimit dhe sipas kushteve të përcaktuara të magazinimit, në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar.
Kushtet e magazinimit
Rulonat duhet të ruhen në temperatura midis +5°C dhe +30°C në pozicion horizontal mbi paletë, të mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor, shiu dhe bora. Mos vendosni paletat e rulonave njëra mbi tjetrën apo materiale të tjera gjatë transportit ose magazinimit.
Deklarata e produktit
EN 13984Defekte të dukshme
Nuk ka | (EN 1850-2) |
Gjatësia
25.00 m (± 2 %) | (EN 1848-2) |
Gjerësia
5.00 m (± 1 %) | (EN 1848-2) |
Trashësia efektive
0.20 mm (± 20 %) | (EN 1849-2) |
Drejtvijësia
Kalon | (EN 1848-2) |
Masa për njësi sipërfaqeje
195 g/m² (± 15 %) | (EN 1849-2) |
Struktura e sistemit
Produkte shtesë ndihmuese:
- Sarnavap® Tape F (për izolim hermetik të mbivendosjeve)
- Sarnatape® 20 (për izolim hermetik të fundeve, mbi nënshtresa poroze të cilat janë trajtuar më parë me Primer 130)
- Primer 130
Kompatibiliteti
Nuk duhet të përdoret për aplikime ku pritet ekspozim i përhershën ndaj rrezatimit UV.
Rezistenca ndaj goditjes
≤ 100 mm | (EN 12691) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
gjatësore | ≥ 170 N/50 mm |
tërthore | ≥ 170 N/50 mm |
Zgjatimi
gjatësor | ≥ 500 % |
tërthor | ≥ 500 % |
Rezistenca ndaj grisjes
gjatësore | ≥ 120 N |
tërthore | ≥ 100 N |
Reagimi ndaj zjarrit
Kategoria E | (EN ISO 11925-2:2002), (klasifikim sipas EN 13501-1) |
Vjetrimi artificial
Kalon | (EN 1296 / EN 1931) |
Papërshkueshmëria e ujit
Kalon | (EN 1928) |
Aplikimi
Temperatura e mjedisit
-20 °C min. / +60 °C max.
Temperatura e nënshtresës
-30 °C min. / +60 °C max.
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Nënshtresat duhet të jenë të sheshta, të thata dhe mjaftueshëm të forta për të përballuar qarkullimin e këmbësorëve.
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nëse nënshtresat janë të ashpra (p.sh. beton i papërpunuar), instaloni një shtresë niveluese poshtë Sarnavap®-1000 E.
APLIKIMI
- Çmbështillni Sarnavap®-1000 E mbi nënshtresën strukturore dhe mbaheni përkohësisht në pozicion duke i vënë përsipër ndonjë peshë.
- Çmbështillni rulonin e rradhës Sarnavap®-1000 E duke e vendosur në mënyrë të tillë që të sigurohet një mbivendosje minimale prej 80 mm.
- Palosni fletën e sipërme Sarnavap®-1000 E dhe vendosni Sarnavap® Tape F (shirit bashkimesh) në fletën e poshtme.
- Hiqni shiritin mbrojtës dhe risillni me kujdes fletën e sipërme Sarnavap®-1000 E në pozicionin e saj duke siguruar se nuk do të krijohen rrudhosje ose palosje.
- Shtypni fletën e sipërme Sarnavap®-1000 E me rulin që po përdorni për ngjitjen e membranave për të siguruar ndërkapje të mirë mbi shiritin Sarnavap® Tape F. Në nënshtresat metalike mbulimi i fletëve duhet të mbështetet plotësisht në mënyrë që të jetë e mundur të zbatohet presioni i saktë i ngjitjes.
- Në lidhjet tërthore, ngjitja hermetike arrihet duke prerë skajin e fletës së sipërme në kënd 45°.
- Për të izoluar Sarnavap®-1000 E në perimetër dhe depërtime, duhet ta ktheni sipër mbi pjesën që del dhe ta izoloni duke e ngjitur mbi nënshtresë me Sarnatape 20. Për izolim hermetik nënshtresat poroze duhet të lyhen me Sarnavap® Primer 130.
Punimet e vendosjes duhet të kryhen vetëm nga aplikuesit e trajnuar nga Sika®.
Aplikimi i disa produkteve ndihmuese, si p.sh shirita dhe prajmer kufizohet në temperaturat mbi +5°C. Ju lutemi lexoni skedat teknike të produkteve përkatëse.
Për aplikime në temperatura nën +5°C të temperaturës mjedisit është e detyrueshme të merren masa të posaçme për sigurinë në përputhje me rregulloret kombëtare në fuqi.
Shënim:
Sarnavap®-1000 E nuk është e përshtatshme për hidroizolim të përhershëm. Nuk është krijuar si membranë hidroizolimi tarracash dhe si pasojë nuk mund të zëvendësojë membranën e hidroizolimit.