SikaTop®-129 Sunshine
SikaTop®-129 Sunshine është llaç me 2 përbërës gati për përdorim dhe me modul të ulët elasticiteti. Përbëhet nga një pluhur me bazë çimentoje i modifikuar me polimere sintetike të posaçme dhe tym silici (silica fume), përmban agregate të përzgjedhura me grimca të imëta, aditivë dhe një emulsion që i jep fleksibilitet miksit. Mund të përforcohet me rrjetë fibrash qelqi rezistuese ndaj alkaleve për nënshtresat që do të hidroizolohen dhe që janë subjekt i sforcimit në përkulje.
- Nivel i lartë hidroizolimi
- Përbërës në ambalazhe të gatshme
- Rezistencë ndaj sforcimet përkulëse të nënshtresës, nëse nuk ndiqen nga plasaritja e nënshtresës
- Përshkueshmëri nga avujt e ujit
- Ndërkapje shumë e mirë mbi shumë nënshtresësa si betoni, llaçet, gurët, tullat, etj.
- Papërshkueshmëri nga avujt e ujit
- Pa plasaritje nga tkurrja
- Aplikim i thjeshtë mbi mure vertikale dhe tavane

Përdorimi
SikaTop®-129 Sunshine përdoret:- Si veshje hidroizoluese e përshtatshme për kontakt të drejtpërdrejtë me ujin e pishinës
- Si veshje për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit, për përmirësimin e qëndrueshmërisë
- Për hidroizolimin dhe mbrojtjen e strukturave hidraulike si basenet, rezervuarët, pishinat, tubacionet prej betoni
- Si një veshje mbrojtëse fleksibël për strukturat prej betonarmeje, kundër efekteve të kripës për shkrirje akulli, cikleve ngrirje-shkrirje dhe dioksidit të karbonit
- Për hidroizolimin dhe mbrojtjen e tarracave/ çative dhe pishinave relativisht të vogla, zonave rrethuese që janë të ekspozuara ndaj kushteve të motit (subjekt vetëm i qarkullimit këmbësor).
- Mbrojtje kundër hyrjes së ujit (Parimi 1, Metoda 1.3, EN 1504- 9:2008). Krijon një veshje barrierë për dioksidin e karbonit.
- Kontroll të lagështisë (Parimi 2, Metoda 2.3, EN 1504-9:2008)
- Rritje të rezistencës (Parimi 8, Metoda 8.3, EN 1504-9:2008)
Avantazhet
- Nivel i lartë hidroizolimi
- Përbërës në ambalazhe të gatshme
- Rezistencë ndaj sforcimet përkulëse të nënshtresës, nëse nuk ndiqen nga plasaritja e nënshtresës
- Përshkueshmëri nga avujt e ujit
- Ndërkapje shumë e mirë mbi shumë nënshtresësa si betoni, llaçet, gurët, tullat, etj.
- Papërshkueshmëri nga avujt e ujit
- Pa plasaritje nga tkurrja
- Aplikim i thjeshtë mbi mure vertikale dhe tavane
Ambalazhi
Përbërësi A | kovë 6,25 kg |
Përbërësi B | thes 25 kg |
Përbërësit A + B | njësi 31.25 kg |
Ngjyra
Përbërësi A: lëng i bardhë
Përbërësi B: pluhur i bardhë
Përzierja: e bardhë
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si produkt - veshje për mbrojtjen e sipërfaqes sipas EN 1504-2
Baza kimike
Përbërësi A: polimer i lëngshëm me aditivë
Përbërësi B: çimento e modifikuar që përmban agregate dhe aditivë të përzgjedhur
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të pahapur, në kushte të thata dhe të freskëta në temperatura midis +5°C dhe +35°C.
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax= 0,5 mm
Deklarata e produktit
Markë CE dhe Deklaratë Performance si produkt - veshje për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit sipas EN 1504-2:2004, bazuar në certifikatën e kontrollit të prodhimit në fabrikë të lëshuar nga organi i kontrollit të prodhimit në fabrikë dhe lloji i testimit.
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
0,8MPa | (EN 1542) |
Reagimi ndaj zjarrit
NPD |
Rezistenca ndaj ciklit ngrirje-shkrirje dhe kripërave akullshkrirëse
≥ 0,8MPa | (EN 13487-1) |
Përshkueshmëria e avujve të ujit
Kategoria Ι SD <5 m (i përshkueshëm nga avujt e ujit) | (EN ISO 7783) |
Absorbueshmëria kapilare
w< 0,1 kg/m2 * h0,5 | (EN 1062-3) |
Depërtimi i ujit nën presion
Presioni i ushtruar | Rezultatet |
1,5 bar për 7 ditë | Pa depërtim |
Përshkueshmëria e dioksidit të karbonit
SD > 50 m | (EN 1062-6) |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përbërësi A : Përbërësi B = 1 : 4 (pjesë për peshë)
Dendësia e llaçit të freskët
~ 2,0 kg/L
Trashësia e shtresës
Trashësia max. e rekomanduar për veshje është 2mm.
Për hidroizolim dhe mbrojtje betoni, trashësia totale e aplikimit duhet të jetë të paktën 4mm.
Temperatura e mjedisit
+8 °C min. / +30 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+8 °C min. / +30 °C max.
Koha e punueshmërisë
~ 50 minuta (në +20°C)
Konsumimi
Si udhëzim, ~ 2.0 kg/m2/ mm
PAJISJET
SikaTop®-129 Sunshine duhet të përzihet mekanikisht me një mikser me veprim të detyruar (max. 500 rpm).
PËRZIERJA
Tundeni me kujdes Përbërësin A përpara përdorimit. Pastaj hidhni ~ ½ e Përbërësit A brenda një ene të pastër dhe të përshtatshme për përzierje dhe shtoni ngadalë Përbërësin B ndërsa jeni duke përzierë. Kur kjo përzierje të jetë bërë homogjene, shtoni sasinë e mbetur të Përbërësit A dhe përzieni plotësisht për të paktën 3-4 minuta, derisa të arrihet një miks përfundimtar pa kokrriza.
Mos shtoni ujë apo përbërës të tjerë brenda miksit! Çdo njësi ambalazhi duhet të përzihet plotësisht, për të shmangur shpërndarjen e gabuar të përmasave të agregateve që përmban pluhuri i përbërësit (B).
APLIKIMI
Aplikoni llaçin mbi nënshtresën e niveluar dhe që është përgatitur në mënyrë të njëtrajtshme. Aplikoni veshjen e parë me një mallë më dhëmbë (3x3 mm), duke ushtruar presion të fortë dhe të qëndrueshëm mbi nënshtresë për të arritur një trashësi të rregullt dhe konsistente. Mbi shtresën e parë të llaçit të freskët vendosni një rrjetë prej fibrash qelqi me rezistencë ndaj alkaleve (pesha >90g/m2, hapësira rreth 5 mm), të prerë saktë, duke e vendosur plotësisht brenda llaçit me një mallë të sheshtë. Pasi të jetë ngurtësuar kjo shtresë e parë, aplikoni një shtresë të dytë SikaTop®-129 Sunshine me mallë të sheshtë, një herë vertikalisht dhe një herë horizontalisht. SikaTop®-129 Sunshine mund të spërkatet me pompë të përshtatshme llaçi të hollë.
Në rast aplikimi mbi nënshtresa të ngurta, si një veshje mbrojtëse për beton të armuar, pa synim hidroizolimin e tij, SikaTop®-129 Sunshine mund të aplikohet pa rrjetë fibrash qelqi në dy shtresa.
Mund të arrihet një finiturë e shkëlqyer sipërfaqjeje duke përdorur një shpatull të veshur me sfungjer sapo llaçi të fillojë të ngurtësohet. Një finiturë e lëmuar mund të arrihet gjithashtu nëse përdoret një mallë e sheshtë metalike dhe e lëmuar.
Për sa i përket fugave të mundshme të dyshemeve dhe zonave të tjera kritike (p.sh. ndërfaqja e sipërfaqeve vertikale dhe horizontale), rekomandohet përforcimi i shtresës hidroizoluese me Sika® Seal Tape F.
Trashësia max. e rekomaduar për veshje është 2mm. Për hidroizolim dhe mbrojtje betoni, trashësia totale e aplikimit duhet të jetë të paktën 4mm.
Mund të vendoset ngarkesë hidraulike mbi veshjen përfundimtare të aplikuar ~5-7 ditë pas përfundimit të saj, vazhdimisht dhe pa ndërprerje, që të parandalohet çngjyrosja dhe pabarazitë estetike gjatë tharjes. Mbani muret e lagështa nëse mbushja e pishinës kërkon më shumë se 1 ditë. Mos vendosni ngarkesë hidraulike nëse veshja nuk është ngurtësuar plotësisht. Rekomandohet të mos kryhet asnjë trajtim kimik i ujit gjatë javës së parë të mbushjes së plotë të veshjes së pishinës me ujë. Pastaj vijoni me trajtimin e dezinfektimit të ujit gjatë javëve në vijim dhe derisa të stabilizohet pH. Megjithatë, pas rregullimit të pH, mund të filloni të kontrolloni dhe të rregulloni (nëse nevojitet) mineralizimin e ujit.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Heqja e mbetjeve të freskëta nga pajisja dhe veglat e aplikimit mund të bëhet me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar / tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.