Sikalastic®-1K
Llaç çimentoje me 1 përbërës, i përforcuar me fibra për hidroizolim fleksibël dhe mbrojtje të betonit
Sikalastic®-1K është llaç me 1 përbërës, për mbyllje plasaritjesh, i përforcuar me fibra dhe me bazë çimentoje të modifikuar me polimere të posaçme rezistente ndaj alkaleve. Sikalastic®-1K është i përshtatshëm për aplikim me furçë ose mallë.
- Produkt me 1 përbërës, duhet shtuar vetëm ujë
- Konsistencë e adaptueshme, aplikim i lehtë me furçë ose mallë
- Rezistencë e mirë ndaj varjes dhe me aplikim të lehtë, edhe mbi sipërfaqe vertikale
- Aftësi e mirë për ngushtim plasaritjesh
- Ndërkapje tepër e mirë mbi shumë nënshtresa si betoni, llaçet e çimentos, guri, muret
- Mund të aplikohet mbi nënshtresa të lagështa
Përdorimi
- Hidroizolim fleksibël dhe mbrojtje e strukturave prej betoni si rezervuarët, basenet, tubacionet, etj.
- Hidroizolim në banja, dushe, tarraca, ballkone, pishina përpara aplikimit të pllakave qeramike që do të ngjiten me kollë
- Hidroizolim i sipërfaqeve me mure të jashtëm që do të mbulohen me dhè
- Hidroizolim i brendshëm nga presioni negativ i ujit për muret dhe dyshemetë e bodrumeve
- Veshje mbrojtëse fleksibël për struktura betonarmeje kundër efekteve të ngrirjes-shkrirjes dhe sulmit nga dioksidi i karbonit për përmirësim të qëndrueshmërisë
Avantazhet
- Produkt me 1 përbërës, duhet shtuar vetëm ujë
- Konsistencë e adaptueshme, aplikim i lehtë me furçë ose mallë
- Rezistencë e mirë ndaj varjes dhe me aplikim të lehtë, edhe mbi sipërfaqe vertikale
- Aftësi e mirë për ngushtim plasaritjesh
- Ndërkapje tepër e mirë mbi shumë nënshtresa si betoni, llaçet e çimentos, guri, muret
- Mund të aplikohet mbi nënshtresa të lagështa
Ambalazhi
Thes 20 kg
Ngjyra
Gri e lehtë
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si produkt me aplikim të lëngët dhe i papërshkueshëm nga uji, me bazë llaçi çimentoje të modifikuar me polimere për të gjitha instalimet e jashtme dhe pishinat nën pllakat qeramike CMO1P sipas EN 14891:2012 / AC:2012, bazuar në vlerësimin nga laboratori i njoftuar dhe kontrolli i prodhimit në fabrikë.
- Markë CE dhe Deklaratë Performance si produkt për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit - veshje për mbrojtje kundër depërtimit, kontroll lagështie dhe rritje të rezistencës sipas EN 1504-2:2004, bazuar në certifikatën e kontrollit të prodhimit në fabrikë të lëshuar nga kontrolli i njoftuar i prodhimit në fabrikë.
- Rregullorja italiane D.M. 174-2004 (ujë i pijshëm)
Baza kimike
Çimento e modifikuar me polimere rezistente ndaj alkaleve, agregate të përzgjedhura, lëndë mbushëse të imëta, aditivë dhe fibra.
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të magazinohet në ambalazhin origjinal, në kushte të thata dhe të freskëta. Të mbrohet nga uji.
Përmasa maksimale e kokrrizës
Dmax: ~0,3 mm
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
≥ 0,8 N/mm2 | (EN 1542) |
Vlerë e përftuar me trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
Metoda e testimit | Kërkesa | |
Rezistenca fillestare e ndërkapjes në tërheqje | A.6.2 | ≥ 0,5 N/mm2 |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje pas kontaktit me ujë | A.6.3 | ≥ 0,5 N/mm2 |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje pas vjetrimit me nxehtësi | A.6.5 | ≥ 0,5 N/mm2 |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje pas cikleve ngrirje-shkrirje | A.6.6 | ≥ 0,5 N/mm2 |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje pas kontaktit me ujë gëlqereje | A.6.9 | ≥ 0,5 N/mm2 |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje pas kontaktit me ujë të kloruar | A.6.7 | ≥ 0,5 N/mm2 |
Vlera të përftuara me konsumim total prej 3.6 kg/m2 në 2 shtresa me 30 % ujë
Aftësia e ngushtimit të plasaritjeve
> 0,50 mm (Kategoria A 3, +23 °C) 1 | (EN 1062-7) |
≥ 0,75 mm (+23 °C) 2 | (EN 14891 A.8.2) |
≥ 0,75 mm (–5 °C) 2 | (EN 14891 A.8.3) |
1 Vlerë e përftuar me trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
2 Vlerë e përftuar me konsumim total 3.6 kg/m2 në 2 shtresa me 30 % ujë
Reagimi ndaj zjarrit
Euroclass A2 | (EN 13501-1) |
Rezistenca ndaj ciklit ngrirje-shkrirje dhe kripërave akullshkrirëse
≥ 0.8 N/mm2 | (EN 13687-1) |
Vlerë e përftuar në trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
Përshkueshmëria e avujve të ujit
Kategoria I (i përshkueshëm) | SD < 5 m |
Vlerë e përftuar me trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
Absorbueshmëria kapilare
~0,02 kg/m2∙h0.5 | (EN 1062-3) |
Vlerë e përftuar me trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
Depërtimi i ujit nën presion
Pa depërtim pas 72 orësh në 5.0 bar 1 | (EN 12390-8)2 |
Pa depërtim pas 7 ditësh në 1.5 bar 3 | (EN 14891 A.7) |
1 Vlerë e përftuar me trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
2 e modifikuar
3 Vlerë e përftuar me konsumim total 3.6 kg/m2 në 2 shtresa me 30 % ujë
Depërtimi i ujit nën presion negativ
Pa depërtim pas 72 orësh në 2.5 bar | (UNI 8298/8) |
Vlerë e përftuar me trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
Përshkueshmëria e dioksidit të karbonit
SD ≥ 50 m | (EN 1062-6) |
Vlerë e përftuar me trashësi totale shtrese 3 mm në 2 shtresa me 22 % ujë
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Metoda e aplikimit | Doza e ujit |
Me furçë | ~6,0 lt ujë për thes 20 kg |
Me mallë | ~4,4 lt ujë për thes 20 kg |
Dendësia e llaçit të freskët
~1,5 kg/l
Trashësia e shtresës
3 mm me trashësi të pandryshueshme, e aplikuar të paktën në 2 shtresa.
Trashësia maksimale e rekomanduar për shtresë është 2 mm kur aplikohet me mallë dhe 1 mm kur aplikohet me furçë
Temperatura e mjedisit
5 °C min. / 35 °C max.
Temperatura e nënshtresës
5 °C min. / 35 °C max.
Koha e punueshmërisë
~30 min në +20 °C
Koha e pritjes / mbiveshja
Sikalastic®-1K duhet të jetë plotësisht i ngurtësuar përpara se të mbivishet apo të vi në kontakt me ujin.
Udhëzues për kohët e pritjes për temperaturat në vijim:
+20 °C | +10 °C | |
Mbulim horizontal me pllaka | ~2 ditë | ~7 ditë |
Mbulim vertikal me pllaka | ~2 ditë | ~3 ditë |
Veshje me emulsion uji | ~2 ditë | ~3 ditë |
Zhytje në ujë | ~2 ditë | ~7 ditë |
Kontakti me ujin e pijshëm | ~15 ditë | ~15 ditë |
Kohët ndryshojnë sipas lagështisë së ambientit dhe nënshtresës.
Konsumimi
Në varësi të ashpërsisë së nënshtresës; sa për udhëzim: ~1,2 kg/m2/mm
PËRZIERJA
Sikalastic®-1K mund të përzihet me një përzierës manual në shpejtësi të ulët (~ 500 r/min), duke shtuar sasinë e saktë të ujit sipas aplikimit përkatës. Sapo të përftohet një përzierje homogjene, vazhdoni përzierjen për 3–4 min. Llaçi duhet të jetë homogjen dhe pa kokrriza. Mos shtoni më ujë apo përbërës të tjerë. Çdo thes duhet të përzihet plotësisht, për të shmangur shpërndarjen e gabuar të përmasës së agregateve që përmban pluhuri.
APLIKIMI
Kërkesa specifike:
Të gjitha lidhjet ndërmjet nënshtresës dhe hyrjes së tubacioneve, impianteve dhe pajisjeve, çelësat e dritave, etj., duhet të izolohen dhe të jenë të papërshkueshme nga uji. Fugat e betonit, tubacioneve apo kudo tjetër në strukturë duhet të izolohen gjithashtu dhe të bëhen të papërshkueshme nga uji.
Përdorni detaje të harkuara në bashkimet e mureve me dyshemetë.
Aplikoni Sikalastic®-1K me:
- shpatull/rul: Ushtroni presion të madh dhe të barabartë mbi nënshtresë;
- furçë: në 2 drejtime (një herë vertikalisht, një herë horizontalisht);
- spërkatje mekanike: Referohuni në shërbimin teknik të Sika-s për detaje
Përformanca më e mirë hidroizoluese arrihet duke aplikuar Sikalastic®-1K me mallë të paktën në 2 shtresa, me trashësi totale min. 3 mm.
Aplikimi me furçë duhet bërë me kujdes maksimal për të mbuluar në mënyrë të njëtrajtshme të gjithë sipërfaqen. Trashësia maksimale e rekomanduar për këto metoda aplikimi është 1 mm/ shtresë. Në këto situata, kërkohet aplikimi i min. 2-3 shtresave (shtresat e mëparshme duhen aplikuar një herë vertikalisht, një herë horizontalisht).
Prisni deri sa shtresa e parë të jetë tharë përpara se të aplikoni shtresat vijuese.
Aplikimi duhet të mbulojë të gjithë sipërfaqen e nënshtresës në trashësi të njëtrajtshme.
Sikalastic®-1K nuk mund të lëmohet me nivelues apo mallë me sfungjer. Sipërfaqja mund të lëmohet me teknika abrazioni të lehtë, sapo të ketë përfunduar tharja e produktit.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Veglat duhet të pastrohen plotësisht me ujë përpara mpiksjes së materialit. Llaçi i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.