Sikagard®-720 EpoCem®
Mikro-llaç prej 3 përbërësish me bazë çimentoje dhe epoksidi për izolim sipërfaqesh
Sikagard®-720 EpoCem® është llaç me 3 përbërës, me bazë çimentoje, i modifikuar me epoksid, tiksotropik dhe me teksturë të imët për nivelimin dhe finirimin e sipërfaqeve prej betoni, llaçi ose guri.
- Rezistencë kimike e përmirësuar në krahasim me llaçin PCC
- Mbrojtje e shkëlqyer e betonit në mjedise agresive
- Markë CE sipas EN 1504 pjesët 2 dhe 3
- I papërshkueshëm nga lëngjet, por i përshkueshëm nga avujt e ujit
- Ngjitje e shkëlqyer mbi betonin i cili sapo ka fituar rezistencat (green concrete) ose të ngurtësuar, qoftë ky i lagësht ose i thatë
- Mbiveshje e shpejtë e produkteve për finirim Sika® me bazë rrëshire
- Përgatitje ideale për finitura të lëmuara sipërfaqesh
- Për përdorim të brendshëm ose të jashtëm
- Nuk përmban tretës
- Mund të aplikohet manualisht ose mekanikisht
Përdorimi
- Si shtresë niveluese mbi betonin dhe llaçet në 0.5-3 mm mbi sipërfaqe vertikale ose horizontale.
- Aplikim në punime të reja ose beton të dëmtuar, në mjedise kimike agresive
- Aplikim mbi nënshtresa me përmbajtje të lartë lagështie, edhe mbi beton i cili sapo ka fituar rezistencat (green concrete)
- Si një barrierë e përkohshme lagështie (Temporary Moisture Barrier, TMB) (min. 2 mm trashësi) duke lejuar aplikimin e veshjeve prej rrëshire epokside, poliuretani dhe PMMA* që kërkojnë nënshtresa të thata, për një zgjidhje afatgjatë.
- Si izolues poresh për riprofilizimin, lëmimin dhe nivelimin e sipërfaqeve prej betoni
- I përshtatshëm për kontroll të lagështisë (Parimi 2, metoda 2.3, EN 1504-9)
- I përshtatshëm për punime restaurimi (Parimi 3, metoda 3.1 dhe 3.3, EN 1504-9).
- I përshtatshëm për rezistencë fizike (Parimi 5, metoda 5.1, EN 1504-9)
- I përshtatshëm për ruajtje ose restaurim të pasivitetit (Parimi 7, metoda 7.1 dhe 7.2, EN 1504-9)
- I përshtatshëm për rritje të qëndrueshmërisë (Parimi 8, metoda 8.3, EN 1504-9)
Avantazhet
- Rezistencë kimike e përmirësuar në krahasim me llaçin PCC
- Mbrojtje e shkëlqyer e betonit në mjedise agresive
- Markë CE sipas EN 1504 pjesët 2 dhe 3
- I papërshkueshëm nga lëngjet, por i përshkueshëm nga avujt e ujit
- Ngjitje e shkëlqyer mbi betonin i cili sapo ka fituar rezistencat (green concrete) ose të ngurtësuar, qoftë ky i lagësht ose i thatë
- Mbiveshje e shpejtë e produkteve për finirim Sika® me bazë rrëshire
- Përgatitje ideale për finitura të lëmuara sipërfaqesh
- Për përdorim të brendshëm ose të jashtëm
- Nuk përmban tretës
- Mund të aplikohet manualisht ose mekanikisht
Ambalazhi
Set 21 kg
Përbërësi A | shishe plastike 1.14 kg |
Përbërësi B | bidon plastik 2.86 kg |
Përbërësi C | thes 17 kg gati për përzierje |
Ngjyra
Përbërësi A-rrëshira | lëng i bardhë |
Përbërësi B - forcuesi | lëng i verdhë trasparent |
Përbërësi C - mbushësi (filler) | pluhur agregatesh |
Ngjyra përfundimtare | gri mat |
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Testime kualifikimi në përputhje me Swiss Standard SIA 162/5, Ref. A-29’212-1E, data 26 shtator 2005 nga LPM AG, Beinwil am See, Switzerland
- Sistem për mbrojtjen e sipërfaqes së betonit me metodën e veshjes sipas EN 1504-2:2004, mbart markën CE
- Produkt për riparimin strukuror dhe jo strukturor të betonit sipas EN 1504-3:2005, mbart markën CE
Baza kimike
Llaç me bazë çimentoje i modifikuar me epoksid
Jetëgjatësia
Përbërësi A, përbërësi B | 12 muaj |
Përbërësi C | 9 muaj |
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur, të padëmtuar dhe të vulosur në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +30°C.
Përbërësi A, përbërësi B: Të mbrohet nga ngrica
Përbërësi C: Të mbrohet nga lagështia
Dendësia
Përbërësi A | ~1.05 kg/l |
Përbërësi B | ~1.03 kg/l |
Rrëshira e përzierë | ~1.30 kg/l |
Përbërësit A+B+C të përzierë: | ~2.00 kg/l |
Të gjitha vlerat e dendësisë në +20°C
Struktura e sistemit
Duhet të zbatohet plotësisht siç përshkruhet struktura e sistemit dhe nuk duhet ndryshuar.
Lyerja me prajmer tregohet më poshtë dhe është e përshtatshme për secilën nga nënshtresat e mëposhtme:
- Betoni cili sapo ka fituar rezistencat (green concrete) (kur të jetë e mundur përgatitja mekanike)
- Beton i lagësht (> 14 ditësh)
- Beton i vjetruar dhe i lagësht (lagështi në ngjitje)
Mbushje vertikale ose horizontale poresh, riparim dhe nivelim:
Trashësia e shtresës | 0.5–3 mm |
Prajmer | Saturim me ujë dhe paraqitje mat të lagësht |
Suva | Sikagard®-720 EpoCem® |
Veshja përfundimtare | Mund të lihet pa veshje ose mund të përdorni produktin e përshtatshëm nga seria Sikafloor® dhe Sikagard® sapo lagështia e sipërfaqes së Sikagard®-720 EpoCem® të ketë arritur 4% |
Rezistenca ndaj ngjeshjes
> 45 N/mm2 (28 ditë / +20°C / 50% lagështi relative) (Kategoria R4 sipas EN 1504-3) | (EN196–1) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
> 5 N/mm2 (28 ditë / +20°C / 50% lagështi relative) | (EN196–1) |
Koeficienti i zgjerimit termik
~13 × 10–6 1/K
Reagimi ndaj zjarrit
Kategoria A2(fl) S1 | (EN 13501–1) |
Rezistenca ndaj ciklit ngrirje-shkrirje dhe kripërave akullshkrirëse
Faktori i rezistencës WFT-99 % (i lartë) | (EN 196-1) |
Rezistenca ndaj sulfateve
Rezistencë e lartë ndaj sulfateve | (ASTM C 1012) |
Rezistenca ndaj difuzionit të dioksidit të karbonit
µC02 ~5400 | (EN 1062–6) |
Temperatura e funksionimit
-30 °C min. / +80 °C max. për ekspozim të vazhdueshëm
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përbërësi A:përbërësi B:përbërësi C-përmasa e ambalazhit: 1.14 : 2.86 : 17kg
Raporti i përzierjes: 1 : 2.5 : 14 - 15 (për peshë)
Trashësia e shtresës
Min.: 0.5 mm / Max.: 3 mm
Zonat e vogla të mbyllura dhe të izoluara (< 0.01 m2) deri në 5 mm
Temperatura e mjedisit
+8 °C min. / +30 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+8°C min. / +30°C max.
Koha e punueshmërisë
Temperatura | Koha |
+10°C | ~80 minuta |
+20°C | ~40 minuta |
+30°C | ~20 minuta |
Set 21 kg
Koha e pritjes / mbiveshja
Sapo Sikagard®-720 EpoCem® të mos jetë i ngjitshëm, mund të aplikoni veshje izoluese të papërshkueshme nga avujt.
Për aplikimin e veshjeve të papërshkueshme nga uji mbi Sikagard®-720 EpoCem®, lini lagështinë e sipërfaqes të bierë nën 4%, jo më herët se:
Temperatura | Koha |
+10°C | ~60 minuta |
+20°C | ~15 minuta |
+30°C | ~8 minuta |
Metoda e maturimit
Temperatura | Tharja e plotë |
+10°C | ~14 ditë |
+20°C | ~7 ditë |
+30°C | ~4 ditë |
Shënim: Të gjitha kohët e tharjes jepen me përafërsi dhe do të ndikohen nga kushtet e ndryshueshme të nënshtresës dhe ambientit.
Konsumimi
Llaç dyshemeje / llaç / suva:
~2.0 kg/m2/mm
Kjo vlerë është teorike dhe nuk përfshin asnjë material shtesë të kërkuar për shkak të porozitetit dhe profilit të sipërfaqes, ndryshimeve në nivel apo firon, etj.
PËRZIERJA
Përpara përzierjes, tundni përbërësin A (lëng i bardhë) derisa të homogjenizohet, pastaj hidheni brenda enës së përbërësit B dhe tundini mirë për të paktën 30 sekonda. Kur nxirrni dozat prej fuçive, përzieni dhe homogjenizoni më parë.
Hidhni binderin (lëndë lidhëse) e përzierë (A+B) brenda një ene të përshtatshme për përzierje (me kapacitet rreth 30 litra) dhe shtoni gradualisht përbërësin C ndërsa përzieni me mikserin elektrik. Përzieni plotësisht për 3 minuta derisa të arrihet një përzierje e njëtrajtshme pa kokrriza.
Përzieni vetëm njësi të plota të përbërësve A+B+C. Mos përzieni sasi më të vogla. Mos shtoni ujë.
Veglat e përzierjes
Përzieni me një mikser elektrik në shpejtësi të ulët (300-400 rpm) me lopatë helike ose pajisje tjetër të përshtatshme.
Për përzierjen e 2-3 thasëve menjëherë, është gjithashtu i përshtatshëm mikseri me rrotullim tek ose antiorar (lloji me kosh) dhe me veprim të detyruar (lloji me kovë). Nuk duhet të përdoret mikser me rënie të lirë.
APLIKIMI
Aplikim manual:
Vendosni Sikagard®-720 EpoCem® e përzierë mbi nënshtresën e lagësht-mat dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme në trashësinë e kërkuar me një mallë ose shpatull. Nëse nevojitet, mund të përfundoni me një furçë ose sfungjer të lagësht neopreni.
Aplikim mekanik:
Vendosja mbi sipërfaqe mund të bëhet gjithashtu me një pistoletë me hinkë ose me teknikën e spërkatjes së lagësht. Për shembull një pistoletë Aliva Hopper, një Putzmeister S-5 ose një Graco T-Max 405. Kërkohet të vijojë finiturë manuale.
Mos përdorni ujë shtesë, i cili do të pengojë finiturën e sipërfaqes dhe do të shkaktojë çngjyrosje.
Sikagard®-720 EpoCem® i freskët duhet të mbrohet nga shiu për të paktën 24 orë.
Sapo Sikagard®-720 EpoCem® të mos jetë i ngjitshëm, mund të aplikoni veshje izoluese të përshkueshme nga avujt. Verifikoni gjithmonë se lagështia e sipërfaqes < 4% kur aplikoni veshje të papërshkueshme nga avujt.
Mund të arrihet një finiturë pa bashkime nëse ruhet një skaj i lagësht gjatë aplikimit.
Shënim:
Sikagard®-720 EpoCem® mund të aplikohet mbi beton green ose të lagësht, pa ujë të grumbulluar mbi sipërfaqe.
Megjithëse produkti mund të aplikohet mbi sipërfaqet e betonit green (> 24 orë), këshillohet të lejoni të paktën 3 ditë që të ndodhi tkurrja e hershme e betonit, që të parandaloni shfaqjen e plasaritjeve nga tkurrja e betonit mbi sipërfaqen e llaçit/suvasë.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.