SikaCor®-146 DW
VESHJE EPOKSIDE ME 100% PËRMBAJTJE TRUPASH TË NGURTË PËR PËRDORIM NË IMPIANTET E FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM
SikaCor®-146 DW është veshje epokside me 2 përbërës për çelik dhe beton.
Veshja është elastike-e fortë, me rezistencë mekanike ndaj abrazionit, përplasjes dhe goditjeve.
Pa tretës sipas Direktivës për Bojërat Mbrojtëse të Unionit Gjerman për Industrinë e Bojërave (VdL-RL 04).
- I përshtatshëm për ujin e pijshëm, shumë ushqime, kimikate, pastrues dhe dezinfektues
- Ndërkapje shumë e mirë mbi çelik, çelik të pandryshkshëm, alumin dhe beton
- Aplikim ekonomik me 1 veshje
- Nuk kërkohet trajtim përpara mbushjes fillestare (të depozitës)
- Mundësi detektimi të vrimave të vogla sipërfaqësore mbi nënshtresat metalike
- Nuk përmban benzil alkool
Përdorimi
SikaCor®-146 DW është ideal për mbrojtje kundër korrodimit të sipërfaqeve si çeliku, çeliku i pandryshkshëm dhe alumini dhe për mbrojtjen esipërfaqeve minerale prej betoni dhe llaçi çimentoje.
SikaCor®-146 DW përdoret kryesisht si veshje e brendshme për rezervuarët, siloset, konteinerët, tubacionet (diametër nominal > 300 mm) dhe pajisjet e përdorura për furnizimin me ujë të pijshëm si dhe gjithashtu në industrinë e ushqimeve dhe pijeve.
Avantazhet
- I përshtatshëm për ujin e pijshëm, shumë ushqime, kimikate, pastrues dhe dezinfektues
- Ndërkapje shumë e mirë mbi çelik, çelik të pandryshkshëm, alumin dhe beton
- Aplikim ekonomik me 1 veshje
- Nuk kërkohet trajtim përpara mbushjes fillestare (të depozitës)
- Mundësi detektimi të vrimave të vogla sipërfaqësore mbi nënshtresat metalike
- Nuk përmban benzil alkool
Ambalazhi
SikaCor®-146 DW | 12.6 kg dhe 6.3 kg |
Ngjyra
Blu, bezhë, e kuqe-kafe
Finitura: e shkëlqyeshme
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Pajtohet me udhëzimet për veshjen nga Gjermania ‘Umweltbundesamt‘ (UBA = Agjencia Federale për Mjedisin) në kontakt me ujin e pijshëm.
- Testuar sipas DVGW (Unioni Gjerman për Gazin dhe Ujin) fletë pune W 270 (zhvillim mikroorganizmash në ujin e pijshëm).
- Fiziologjikisht i padëmshëm (raport ekspertësh nga Instituti Nehring).
- Monitoruar nga KIWA NL në përputhje me BRL-K 759 si veshje e certifikuar për kontaktin me ujin e pijshëm.
- Veshje me bazë rrëshire epokside për mbrojtjen e betonit sipas EN 1504-2, DoP, me markën CE.
Jetëgjatësia
2 vjet
Kushtet e magazinimit
Në enët origjinale dhe të mbyllura në mjedis të freskët dhe të thatë.
Dendësia
~1.35 kg/l
Përmbajtja e substancave të ngurta
~100 % për vëllim
~100 % për peshë
Rezistenca kimike
Në varësi të mjediseve, disponohen sipas kërkesës.
Pa rezistencë afatgjatë ndaj mjediseve me përmbajtje ozoni.
Rezistenca termike
Nxehtësi e thatë deri në ~ +100°C
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përbërësit A : B |
Për peshë | 100 : 26 |
Për vëllim | 100 : 39 |
Temperatura e mjedisit
Min. + 15°C
Lagështia relative e ajrit
Max. 80 %, temperatura e sipërfaqes duhet të jetë të paktën 3°C mbi pikën e vesës.
Temperatura e sipërfaqes
Min. + 15°C
Lagështia e përmbajtur e nënshtresës
Betoni: Max. 4 % për vëllim (matje CM)
Koha e punueshmërisë
Në + 20°C | ~20 min |
Në + 30°C | ~10 min |
Koha e maturimit
Tharje në + 20°C
I thatë në prekje pas | ~10 orësh |
Qarkullim këmbësorësh pas | ~18 orësh |
Sforcim mekanik dhe kimik pas | ~7 ditë |
Koha e pritjes / mbiveshja
Min. 8 orë në + 20°C
Max. 72 orë në + 20°C
Sipërfaqja e veshjes duhet të përgatitet me fryrje me rrymë rëre në rast kohësh më të gjata pritjeje.
Veshja
Me të njëjtin produkt, në raste të tjera me studim.
Koha e tharjes
Koha përfundimtare e tharjes
Duhet të ruhen periudhat e mëposhtme për rezervuarët e ujit të pijshëm:
10 me 14 ditë në temperaturë nënshtrese +20°C.
SikaCor®-146 DW mund të vi në kontakt me ujin e pijshëm vetëm nëse është siguruar me anë të testimit se veshja është tharë deri në pikën ku nuk ndikon tek cilësia e ujit të pijshëm.
Për vënien në funksion të konteinerëve/rezervuarëve, duhet të zbatohen udhëzimet e DVGW (Unioni Gjerman për Gazin dhe Ujin) në lidhje me pastrimin dhe dezinfektimin, si dhe gjithashtu rregulloret e aplikueshme të ujit të pijshëm, në veçanti §11 'Lista e agjentëve të trajtimit dhe procedurave të dezinfektimit'.
Konsumimi
Konsumimi i materialit mbi çelik
Konsumimi teorik i materialit / mbulimi pa firo për trashësi mesatare cipe:
Trashësia e cipës së thatë | 400 μm |
Trashësia e cipës së lagësht | 400 μm |
Konsumimi | ~0.54 kg/m2 |
Mbulimi | ~1.85 m2/kg |
Shkalla e trashësisë së shtresës: Të paktën 300 μm deri në max. 800 μm për veshje (me spërkatje)
Konsumimi i materialit mbi beton
A) Sistem me veshje bazë llaçi çimentoje të modifikuar me polimere (PCC):
Nivelimi
2 x Icoment®-540, alternativë |
|
Shtresa e 1-rë (punoni mirë mbi nënshtresë)
1 x SikaCor®-146 DW |
|
Shtresa e 2-të e spërkatur pa ajër
1 x SikaCor®-146 DW | 0.60 - 0.80 kg/m2 |
ose shtresa e 2-të / 3-të e aplikuar manualisht me rul ose furçë
2 x SikaCor®-146 DW | 0.20 - 0.25 kg/m2 secila |
B) Sistem me rërë kuarci:
SikaCor®-146 DW me rërë kuarci dhe agjent tiksotropik, mund të përdoret për të përgatitur nënshtresën si alternativë për nivelimin me llaçin e çimentos të modifikuar me polimere (PCC).
Nivelim me SikaCor®-146 DW deri në 2 mm
1 x SikaCor®-146 DW | ~1.00 kg/m2/mm |
+ rërë kuarci 0.4 - 0.7 mm | ~0.25 kg/m2/mm |
+ rërë kuarci 0.1 - 0.3 mm | ~0.25 kg/m2/mm |
+ agjent tiksotropik T | ~0.06 kg/m2/mm |
Veshja përfundimtare e spërkatur pa ajër
1 x SikaCor®-146 DW | 0.60 - 0.80 kg/m2 |
Nivelim me SikaCor®-146 DW deri në 4 mm
1 x SikaCor®-146 DW | ~1.00 kg/m2/mm |
+ rërë kuarci 0.4 - 0.7 mm | ~0.50 kg/m2/mm |
+ agjent tiksotropik T | ~0.06 kg/m2/mm |
Veshja përfundimtare e spërkatur pa ajër
1 x SikaCor®-146 DW | 0.60 - 0.80 kg/m2 |
Të dhënat e nivelimit duke përdorur SikaCor®-146 DW jepen me përafërsi dhe ndikohen nga tekstura dhe poroziteti i sipërfaqes si dhe gjithashtu nga ashpërsia e sipërfaqes.
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Beton dhe llaç çimentoje:
Sipërfaqet që do të mbivishen, duhet të plotësojnë standardet e ndërtimit dhe duhet të kenë kapacitet për bartje ngarkesash, të jenë të qëndrueshme dhe pa materiale të cilat mund të dëmtojnë ngjitjen. Rezistenca mesatare ndaj tërheqjes sipas DIN 1048 duhet të jetë të paktën 1.5 N/mm2 dhe nuk duhet të bjerë nën vlerën individuale më të ulët se 1.0 N/mm2. Në rast ngarkesash mekanike të larta, vlera mesatare nominale është 2.0 N/mm2 dhe vlera individuale më e ulët 1.5 N/mm2. Duhet të përdoren veshje paraprake të përshtatshme dhe kompatibël me sistemin.
Duhet të ruhen kohët përkatëse të mbiveshjes.
PËRGATITJA E SIPËRFAQES
Çeliku:
Heqje e mbetjeve të saldimeve, bluarje e tegelave të saldimit dhe mbivendosjeve sipas DIN EN 14879-1.
Fryrje me rrymë rëre e sipërfaqes deri në gradën Sa 2 ½ sipas ISO 12944-4.
Pa pisllëqe, graso, ujë.
Ashpërsia mesatare e sipërfaqes RZ ≥ 50 μm.
Çeliku i pandryshkshëm dhe alumini:
Pastrim dhe ashpërim i njëtrajtshëm, ISO 12944-4 me mjete lëmuese jo metalike.
Ashpërsia mesatare e sipërfaqes RZ ≥ 50 μm.
PËRZIERJA
Përpara përzierjes, përzieni mekanikisht përbërësin A. Shtoni me kujdes përbërësit A+B në raportin e përshkruar të përzierjes. Për të parandaluar spërkatjen apo rrjedhjen e lëngut, përzieni përbërësit me mikser elektrik në shpejtësi të ulët për një periudhë të shkurtër. Në vijim, shtoni shpejtësinë deri në max. 300 rpm për përzierje intensive. Përzierja duhet të zgjasë të paktën 3 minuta dhe përfundon kur 2 përbërësit janë përzierë dhe kanë formuar një miks homogjen. Zbrazni miksin brenda një ene të pastër dhe përzieni sërish edhe një herë siç përshkruhet më sipër. Mbani veshur doreza sigurie, përparëse gome, bluzë me mëngë të gjata, pantallona pune dhe syze mbrojtëse/ mbrojtje për fytyrën gjatë përzierjes dhe përdorimit të produkteve.
Udhëzim përpara mbushjes së parë të rezervuarit
Përpara mbushjes për herë të parë me ujë të pijshëm ose ushqime të rezervuarëve apo tubacioneve të veshur, shpëlani me ujë për të paktën 1 ditë.
APLIKIMI
Trashësia e specifikuar e shtresës së thatë arrihet me procesin e spërkatjes pa ajër. Arritja e një trashësie standarde të shtresës dhe paraqitja e njëtrajtshme varen nga procesi i aplikimit. Në përgjithësi, aplikimet me spërkatje japin rezultatet më të mira. Nëse aplikoni
me furçë ose rul, mund të nevojitet aplikim shtesë për arritjen e trashësisë së nevojshme të veshjes, në varësi të dizajnit, kushteve lokale dhe ngjyrës. Është praktikë e mirë që përpara nisjes së aplikimit të veshjes, të testoni mbi një zonë si mostër për të përcaktuar nëse
rezultatet e procesit të aplikimit të përzgjedhur me produktin në fjalë plotëson kërkesat tuaja.
Mos holloni SikaCor®-146 DW!
Furçë ose rul:
- Flluskat duhet të largohen me furçë të sheshtë
- Nevojiten disa aplikime (zakonisht 3) për të arritur trashësinë e shtresës prej 400 μm
- Mbi një nënshtresë minerale veshja e parë e SikaCor®-146 DW duhet të aplikohet manualisht.
- Kujdesuni që SikaCor®-146 DW të punohet mirë mbi nënshtresë në këtë fazë. Kjo gjë bëhet zakonisht me një furçë të sheshtë ose furçë për lyerje.
- Nënshtresa nuk duhet të ketë pore pas aplikimit të shtresës së parë.
Përzieni vetëm sasitë të cilat mund të aplikohen brenda kohës së punueshmërisë.
Kini parasysh vetinë e tharjes së shpejtë të SikaCor®-146 DW!
Spërkatje pa ajër:
- Pajisje me performancë të lartë
- Presioni maksimal tek pistoleta e spërkatjes të paktën 180 bar
- Hiqni sitat. Përthithje e drejtpërdrejtë (pa tub përthithjeje)
- Përmasa e majës 0.48 - 0.58 mm
- Kënd spërkatjeje p.sh. 50°
- Diametri i tubave ⅜”, gjatësia max. 20 m, nga pistoleta e spërkatjes ¼” ~ 2 m
- Temperatura e materialit të paktën +20°C
- Në temperatura të ulëta rekomandojnë izolimin e tubit të spërkatjes si dhe përdorimin e një ngrohësi me rrjedhë të vazhdueshme, sidomos në rastet e tubave të gjatë të spërkatjes.
Riparim:
- Pastroni defektet apo zonat e dëmtuara, bluani ose fryni lehtazi me rërë zonat e mbivendosjeve derisa të përftohet një paraqitje mat dhe pa asnjë gjurmë pluhuri
- Pastaj mbivishni menjëherë
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Sika® Thinner E+B