Sikaplan® SGmA-15
Sikaplan® SGmA-15 është membranë sintetike me shumë shtresa për hidroizolimin e tarracave me bazë polivinilkloridi (PVC) të cilësisë së lartë, e përforcuar me pëlhurë të pathurur me fibra qelqi sipas EN 13956.
- Qëndrueshmëri e lartë përmasash për shkak të pëlhurës me fibra qelqi
- Përshkueshmëri e lartë e avujve të ujit
- Rezistencë ndaj të gjitha ndikimeve të zakonshme të mjedisit
- Rezistencë ndaj ndikimeve mekanike
- Rezistencë ndaj mikroorganizmave
- Rezistencë ndaj depërtimit të rrënjëve
- Saldim me ajër të nxehtë, pa përdorim zjarri
- I krijuar posaçërisht për aplikime poshtë pllakave të betonit, plantatorëve, themeleve, ballkoneve, tarracave dhe me metodën e pllakës së dyfishtë të betonit (split slab).
- I riciklueshëm

Përdorimi
Membranë hidroizolimi për tarracat me balast (p.sh. zhavorr, pllaka betoni, tarrava të gjelbra (intensive, extensive), tarraca me qarkullim këmbësorësh):- Shtrim i lirë me balast
- Tarraca të gjelbra
- Tarraca në përdorim
Avantazhet
- Qëndrueshmëri e lartë përmasash për shkak të pëlhurës me fibra qelqi
- Përshkueshmëri e lartë e avujve të ujit
- Rezistencë ndaj të gjitha ndikimeve të zakonshme të mjedisit
- Rezistencë ndaj ndikimeve mekanike
- Rezistencë ndaj mikroorganizmave
- Rezistencë ndaj depërtimit të rrënjëve
- Saldim me ajër të nxehtë, pa përdorim zjarri
- I krijuar posaçërisht për aplikime poshtë pllakave të betonit, plantatorëve, themeleve, ballkoneve, tarracave dhe me metodën e pllakës së dyfishtë të betonit (split slab).
- I riciklueshëm
Ambalazhi
Gjatësi ruloni: | 15.00 m | 20.00 m |
Gjerësi ruloni: | 2.00 m | 2.00 m |
Peshë ruloni: | 57.00 kg | 76.00 kg |
Ngjyra
Sipërfaqja: | lehtësisht e strukturuar |
Ngjyrat: | |
Sipërfaqja e sipërme: | bezhë |
Sipërfaqja e poshtme: | bezhë |
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Membranë polimere për hidroizolim tarrace sipas EN 13956, certifikuar nga organi i njoftuar 1213-CPD- 4125 dhe mbart markën CE.
- Reagimi ndaj zjarrit sipas EN 13501-1.
- Rezistencë ndaj depërtimit të rrënjëve sipas procedurës së testimit FLL.
- Miratime zyrtare të Cilësisë dhe Certifikata Marrëveshjeje dhe miratime.
- Monitorim dhe vlerësim nga laboratorë të miratuar.
- Sistem i Menaxhimit të Cilësisë sipas EN ISO 9001/14001.
- Prodhuar sipas politikës Responsible Care të industrisë kimike.
Jetëgjatësia
5 vjet nga data e prodhimit në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar.
Kushtet e magazinimit
Rulonat duhet të ruhen midis +5°C dhe +30°C në pozicion horizontal në paletë, të mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor, shiu dhe dëbora. Mos vendosni paletat me rulona njëra mbi tjetrën apo materiale të tjera mbi to gjatë transportit apo magazinimit.
Deklarata e produktit
EN 13956
Defekte të dukshme
Nuk ka | (EN 1850-2) |
Gjatësia
15.00 / 20.00 m (-0 % / +5 %) | (EN 1848-2) |
Gjerësia
2.00 m (-0.5 % / +1 %) | (EN 1848-2) |
Trashësia efektive
1.5 mm (-5 % / +10 %) | (EN 1849-2) |
Drejtvijësia
≤ 30 mm | (EN 1848-2) |
Rrafshësia
≤ 10 mm | (EN 1848-2) |
Masa për njësi sipërfaqeje
1.9 kg/m² (-5 % / +10 %) | (EN 1849-2) |
Struktura e sistemit
Duhet të përdoren aksesorët e mëposhtëm:
- Sikaplan® D-18 membranë e papërforcuar për modifikimin e detajeve
- Sikaplan® S-15 membranë e papërforcuar për modifikimin e detajeve
- Sikaplan® SG-15 ose Sikaplan® G-15 membranë tarracash për lidhje dhe pjesë të ekspozuara ndaj rrezatimit UV
- Pjesë qoshesh, pjesë të posaçme të modifikuara për qoshet dhe hyrjet e tubave
- Sika-Trocal® Metal Sheet Type S
- Sika-Trocal® Cleaner-2000
- Sika-Trocal® Cleaner L-100
- Sika-Trocal® Welding Agent
- Sika-Trocal® Seam Sealant
- Sika-Trocal® C-733 (adeziv)
Kompatibiliteti
Nuk ka kompatibilitet gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me plastikat e tjera, p.sh. EPS, XPS, PUR, PIR, PF. Nuk ka rezistencë ndaj katranit, bitumit, vajit dhe materialeve me përmbajtje tretësi.
Rezistenca ndaj goditjes
nënshtresë e fortë | ≥ 600 mm |
nënshtresë e butë | ≥ 1000 mm |
Rezistenca ndaj ngarkesës statike
nënshtresë e butë | ≥ 20 kg |
nënshtresë e fortë | ≥ 20 kg |
Rezistenca ndaj depërtimit të rrënjëve
Kalon | (EN 13948) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
gjatësore (md)1) | ≥ 9.5 N/mm² |
tërthore (cmd)2) | ≥ 8.5 N/mm² |
1) md = machine direction
2) cmd = cross machine direction
Zgjatimi
gjatësor (md)1) | ≥ 200 % |
tërthor (cmd)2) | ≥ 200 % |
1) md = machine direction
2) cmd = cross machine direction
Qëndrueshmëria e përmasave
gjatësore (md)1) | ≤ |0.3| % |
tërthore (cmd)2) | ≤ |0.3| % |
1) md = machine direction
2) cmd = cross machine direction
Rezistenca e fugës ndaj prerjes
≥ 500 N/50 mm | (EN 12317-2) |
Palosja në temperatura të ulëta
≤ -25 °C | (EN 495-5) |
Reagimi ndaj zjarrit
Kategoria E | (EN ISO 11925-2, klasifikim i EN 13501-1) |
Ndikimi i kimikateve të lëngshme, përfshirë ujin
Me kërkesë | (EN 1847) |
Rezistenca ndaj rrezatimit UV
Nuk ka rezistencë ndaj ekspozimit të përhershëm ndaj rrezatimit UV.
Papërshkueshmëria e ujit
Kalon | (EN 1928) |
Aplikimi
Temperatura e mjedisit
-15 °C min. / +60 °C max. për saldim me ajër të nxehtë
+5 °C min. / +60 °C max. për saldim me tretës
Temperatura e nënshtresës
-25 °C min. / +60 °C max. për saldim me ajër të nxehtë
+5 °C min. / +60 °C max. për saldim me tretës
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Sipërfaqja e nënshtresës duhet të jetë e njëtrajtshme, e lëmuar dhe pa pjesë të dala të mprehta, etj.
Sikaplan® SGmA-15 duhet të ndahet nga nënshtresat jokompatibël me anë të një shtresë ndarëse efikase për parandalimin e vjetrimit të përshpejtuar.
APLIKIMI
Punimet e instalimit duhet të kryhen vetëm nga kontraktorë të udhëzuar nga Sika për aplikime membranash.
Aplikimi i disa produkteve ndihmëse, p.sh. adezivë/hollues është i kufizuar për temperaturat mbi +5°C. Ju lutemi referohuni tek skedat teknike
përkatëse. Për aplikime në temperaturë mjedisi nën +5°C, mund të jetë e detyrueshme marrja e masave të posaçme për shkak të kërkesave për siguri në përputhje me rregulloret kombëtare.