SikaTop® Armatec®-110 EpoCem®
SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® është llaç çimentoje me 3 përbërës i modifikuar me rrëshirë epokside dhe inhibitor korrodimi, që përdoret si prajmer dhe mbrojtje kundër korrodimit të armaturës. SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® plotëson kërkesat e EN 1504-7.
- Përmban teknologjinë EpoCem® - agjent i përmirësuar për ngjitje
- Kohë të zgjatura punë për llaçet e meremetimeve
- Kompatibël me shumicën e llaçeve për meremetime Sika MonoTop®
- Ndërkapje e shkëlqyer mbi beton dhe çelik
- Përmban inhibitor korrodimi
- I certifikuar për aplikim në kushte ngarkese dinamike
- Rezistencë e mirë ndaj depërtimit të ujit dhe klorureve
- Rezistencë e lartë ndaj shkarjes
- Kohë e gjatë punueshmërie
- Përzierje e lehtë
- Mund të aplikohet me furçë ose pistoletë spërkatjeje

Përdorimi
- I përshtatshëm për kontroll të zonave anodike (Parimi 11, metoda 11.1 EN 1504-9)
- I përshtatshëm për meremetimin e betonit si mbrojtje kundër korrodimit të armaturës.
- I përshtatshëm si prajmer mbi beton dhe llaç
Avantazhet
- Përmban teknologjinë EpoCem® - agjent i përmirësuar për ngjitje
- Kohë të zgjatura punë për llaçet e meremetimeve
- Kompatibël me shumicën e llaçeve për meremetime Sika MonoTop®
- Ndërkapje e shkëlqyer mbi beton dhe çelik
- Përmban inhibitor korrodimi
- I certifikuar për aplikim në kushte ngarkese dinamike
- Rezistencë e mirë ndaj depërtimit të ujit dhe klorureve
- Rezistencë e lartë ndaj shkarjes
- Kohë e gjatë punueshmërie
- Përzierje e lehtë
- Mund të aplikohet me furçë ose pistoletë spërkatjeje
Ambalazhi
20 kg: A (1.14 kg) + B (2.86 kg) + C (16 kg)
Ngjyra
Përbërësit e përzierë: gri e errët
Përbërësi A | lëng i bardhë |
Përbërësi B | lëng pa ngjyrë |
Përbërësi C | pluhur gri i errët |
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
-
Mbart markën CE dhe Deklaratën e Performancës si llaç për mbrojtje kundër korrodimit të armaturës së betonit sipas EN 1504-7: 2006, bazuar në certifikatën e kontrollit të prodhimit në fabrikë, e lëshuar nga organi i certifikimit të kontrollit të prodhimit në fabrikë dhe testimit të llojit.
-
BAM Instituti Federal për kërkimin dhe testimin e materialeve, Berlin, Gjermani, Raport testimi i llojit fillestar sipas EN 1504-7, Nr. BAM VI.1 / 14574-2 datë 13/05/2009
-
BAM, Instituti Federal për kërkimin dhe testimin e materialeve, Berlin, Gjermani - Aplikim nën ngarkesë dinamike - Nr. VII.1/126904/1, datë 01/07/2008
-
Instituti i Polimereve, Flörsheim-Wicker, GJERMANI-Përcaktimi i dështimit në shkarje ndërmjet betonit të vjetër dhe të ri, Nr. P 2965, datë 30/09/2002.
Baza kimike
Çimento Portland, rrëshirë epokside, agregate të përzgjedhura dhe aditivë
Jetëgjatësia
12 muaj
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe të freskëta midis +5 °C dhe +25 °C.
Dendësia
A+B+C: ~2.0 kg/l në 23 °C
Struktura e sistemit
SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® është pjesë e sistemit Sika® për meremetime dhe pëmbush pjesën përkatëse të Standardit Europian EN 1504 dhe përbëhet nga:
Mbrojtje kundër korrodimit të armaturës / prajmer:
- SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® për kërkesa të larta
Llaçe për riparime:
- Sika® MonoTop®: Seri llaçesh me performancë të lartë dhe bazë çimentoje
- SikaRep®: Seri bazë me llaçe për riparime me bazë çimentoje
Llaç për izolimin e mikroporozitetit:
- Sikagard®-720 EpoCem® për kërkesa të larta
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
≥ 1.5 N/mm2 (MPa) (pas 28 ditësh) | (EN 1542) |
Ndërkapja në prerje
Kalon | (EN 15184) |
Koeficienti i zgjerimit termik
~18 x 10-6 1/K | (EN 1770) |
Rezistenca ndaj difuzionit të avujve të ujit
μH2O ~500
Rezistenca ndaj difuzionit të dioksidit të karbonit
μCO2 ~7300
Prova e korrodimit
Kalon | (EN 15183) |
Aplikimi
Temperatura e mjedisit
+5 °C minimum; +30 °C maximum
Temperatura e nënshtresës
+5 °C minimum; +30 °C maximum
Koha e punueshmërisë
~ 3 orë (në +20 °C)
Koha e pritjes / mbiveshja
Koha maksimale e pritjes përpara aplikimit të llaçit për meremetim
Llaçet për meremetime Sika dhe betoni me mpiksje jo të shpejtë mund të aplikohen mbi SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® me kohë maksimale:
Temperatura | Koha max. e pritjes |
+5 °C | 6 orë |
+10 °C | 5 orë |
+20 °C | 2 orë |
+30 °C | 1 orë |
Konsumimi
Si mbrojtje kundër korrodimit:
~ 2 kg për m2 dhe shtresë aplikimi (trashësi ~1 mm)
Të paktën në 2 shtresa (trashësi ~2 mm)
Si prajmer:
> 1.5 deri 2.0 kg për m2 /mm në varësi të kushteve të nënshtresës
PËRZIERJA
SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® mund të përzihet me mikser elektrik me shpejtësi të ngadaltë (<250 rpm).
Tundni përbërësit A dhe B plotësisht përpara hapjes. Hidhni përbërësit e lëngshëm A+B brenda një enë të përshtatshme për përzierje dhe përzieni për 30 sekonda. Ndërsa jeni ende duke përzierë përbërësit A+B, shtoni ngadalë pluhurin e përbërësit C. Përzieni këta tre përbërës së bashku të paktën për 3 minuta, duke minimizuar shtimin e ajrit. Lëreni të qëndrojë për 5 – 10 minuta deri sa materiali i përzierë të paraqesë një konsistencë që mundëson aplikimin me furçë, por që nuk është e rrjedhshme.
MOS SHTONI UJË!
APLIKIMI
Si mbrojtje kundër korrodimit të armaturës:
Aplikoni shtresën e 1-rë me trashësi ~ 1.0 mm, duke përdorur një furçë me fortësi mesatare ose pistoletë spërkatjeje mbi armaturën e pastruar. Aplikoni shtresën e 2-të, kur shtresa e parë është e fortë në prekje me thoin e gishtit (~2 - 3 orë në +20°C). Aplikoni shtresat vijuese të llaçit të njomë mbi të thatë (në këtë mënyrë nuk fshihet shtresa mbrojtëse).
Si prajmer:
Aplikoni duke përdorur një furçë me trashësi mesatare ose pistoletë spërkatjeje mbi nënshtresën e përgatitur. Për të arritur një ngjitje të mirë, SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® duhet të aplikohet mirë mbi nënshtresë, duke mbushur të gjitha poret (trashësi min. shtrese 0.5 mm). Aplikoni shtresat vijuese të llaçit të njomë mbi të njomë. SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® i freskët duhet të mbrohet nga kontaminimi dhe shiu derisa të aplikohet llaçi i riparimeve.
Aplikim nën ngarkesë dinamike:
SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® është testuar me llaçet riparues të mëposhtëm Sika dhe është certifikuar për aplikime nën ngarkesa dinamike. Për informacion të mëtejshëm referohuni në skedat teknike përkatëse.
Procesi i spërkatjes së thatë:
Mbrojtja kundër korrodimit: | SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® |
Riparim dhe mbiveshje: | SikaCem®-Gunite 133 |
Procesi i spërkatjes së lagësht:
Mbrojtja kundër korrodimit dhe/ose prajmer: | SikaTop® Armatec®-110 EpoCem® |
Riparim dhe mbiveshje: | Sika MonoTop® Dynamic HP, seria Sika MonoTop®-412 |
METODA E MATURIMIT
Llaçi i freskët duhet të mbrohet nga shiu ndërsa materiali nuk është mpiksur ende.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me ujë menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.