SikaRep®-200 Multi

Llaç çimentoje me peshë të lehtë dhe multifunksional për riparim, mbushje & suvatim të mureve dhe për riparime jostrukturore betoni

SikaRep®-200 Multi është llaç çimentoje me peshë të lehtë dhe i përforcuar me fibra gati për përdorim dhe multifunksional për riparime, mbushje & suvatim muresh sipas ΕΝ 998-1 dhe për riparime jostrukturore betoni sipas EN 1504-3.

  • Kategoria R2, sipas EN 1504-3
  • Llaç për përdorim të përgjithshëm (GP), sipas EN 998-1
  • Ideal për aplikime në trashësi të madhe midis 5 mm dhe 60 mm (për shtresë)
  • Punueshëri, tiksotropi dhe përmbarim të shkëlqyera
  • Qëndrueshmëri e mirë përmasash pa varje edhe në aplikime me trashësi të madhe
  • Modul i ulët elasticiteti: produkti ndjek deformimet e murit pa u shkëputur
  • I përshtatshëm për punime riparimi lokal për kategori rezistencë betoni të ulët në mesatare, për shkak të modulit të ngjashëm të elasticitetit
  • Konsumim i reduktuar për shkak të formulës me peshë të lehtë
  • Ndërkapje shumë e mirë mbi nënshtresa poroze, si tullat, gurët natyrorë, betoni, etj.