Sika MonoTop®-722 Mur
Sika® MonoTop® -722 Mur është llaç gati për përdorim, prej një përbërësi, i përforcuar me fibra dhe bazë çimentoje me reagentë pocolanikë, agregate të përzgjedhura dhe aditivë të posaçëm. Kur përdoret në kombinim me rrjetën prej fibrash qelqi SikaWrap®-350G Grid arrihet një konsolidim efikas i muraturës, duke shpërndarë tensionin e lëvizjes në një sipërfaqe më të madhe pa i krijuar hapësira dhe plasaritje llaçit.
- Ndërkapje e shkëlqyer mbi nënshtresat e zakonshme (tulla, gur, beton, llaç)
- Modul i ulët elasticiteti, i cili i lejon materialit të ndjekë shformimin e nënshtresës pa rrezikuar të shkëputet
- Nuk kërkohet konsolidim i nënshtresave të dobëta përpara aplikimit
- Aplikim i lehtë dhe i shpejtë
- Kompatibilitet i lartë me shumicën e llojeve të nënshtresave
- Tepër tiksotropik - aplikim i lehtë edhe mbi tavan