Sika® CarboDur® S

Pllakat Sika® CarboDur® janë petëza të sheshta prej polimeresh të përforcuara me fibra karboni (CFRP), për forcimin e betonit, drurit, muraturave, çelikut dhe strukturave polimere të përforcuara me fibra. Pllakat Sika® CarboDur® ngjiten mbi strukturën si përforcim i jashtëm me adezivin me bazë epokside Sikadur®-30 për temperatura normale, ose Sikadur®-30 LP për temperatura të larta gjatë aplikimit dhe / ose funksionimit. Pllakat Sika® CarboDur® ngjiten në çarjet e hapura si një përforcim pranë sipërfaqes duke përdorur adezivët me bazë epokside Sikadur®-30 ose Sikadur®-330 për temperatura normale aplikimi, ose Sikadur®-30 LP për temperatura të larta gjatë aplikimit dhe / ose funksionimit. Adezivi me bazë epokside Sikadur®-300 përdoret për aplikime horizontale, mund të përdoren gjithashtu edhe adezivët me bazë epokside Sikadur®-33 ose Sika® AnchorFix®-3+ në ambalazh tubete. Ju lutemi, referohuni në skedat teknike përkatëse për më shumë të dhëna rreth secilit prej këtyre adezivëve.

  • Nuk korrodohen
  • Rezistencë shumë e lartë
  • Qëndrueshmëri dhe rezistencë e shkëlqyer ndaj lodhjes
  • Gjatësi të pakufizuara, nuk kërkohen bashkime
  • Trashësi e ulët e sistemit, duke lejuar kryqëzimin ose aplikime të njëpasnjëshme
  • Lehtësi në transport (rulona)
  • Peshë e lehtë, lehtësi në vendosje dhe sidomos mbi tavan (pa suport të përkohshëm)
  • Parapërgatitje minimale e pllakës, mund të aplikohet në shumë shtresa
  • Anë të lëmuara, pa fibra të ekspozuara si rezultat i prodhimit me pultruzion
  • Disponohen testime dhe miratime nga shumë qytete të botës