Sikadur®-30
                        
  Adeziv epoksid tiksotropik për ngjitje të përforcimit
 
                    
                    
                    Sikadur®-30 është ngjitës tiksotropik, strukturor, me 2 përbërës, bazë kombinimi rrëshirash epokside dhe lëndësh mbushëse (fillers) të posaçme, për përdorim në temperatura normale midis +8°C dhe +35°C.
                
  Sikadur®-30 ka avantazhet e mëposhtme: 
   
  
            - Përzierje dhe aplikim i lehtë
 - Nuk nevojitet prajmer
 - Rezistencë e lartë ndaj zvarrjes në ngarkesë të përhershme
 - Ndërkapje shumë e mirë mbi beton, mur, gur, çelik, gizë, alumin, dru dhe pllakat Sika CarboDur®.
 - Ngurtësimi nuk ndikohet nga lagështia e lartë
 - Ngjitës i fuqishëm
 - Tiksotropik: nuk varet në aplikime vertikale
 - Fortësohet pa tkurrje
 - Përbërës me ngjyra të ndryshme (për kontroll të përzierjes).
 - Rezistencë mekanike fillestare & përfundimtare e lartë
 - Rezistencë e lartë ndaj abrazionit & shokut
 - I padepërtueshëm nga lëngjet dhe avujt e ujit