Sikadur®-31 EF
ngjitës strukturor EPOKSID ME 2 PËRBËRËS
Sikadur®-31 EF është një ngjitës epoksid me 2 përbërës, tolerues i lagështisë, tiksotropik, strukturor i cili ngjitet mbi shumicën e materialeve të ndërtimit. ka rezistenca mekanike të larta dhe mund të përdoret gjithashtu për riparime të vogla betoni, mbushje fugash dhe izolim plasaritjesh.
- Temperaturë aplikimi nga +10 °C deri në +30 °C
- Përzierje dhe aplikim i lehtë
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit
- Tiksotropik: nuk varet në aplikime vertikale dhe horizontale
- Ngurtësim pa tkurrje
- Përbërës me ngjyra të ndryshme (për kontroll gjatë përzierjes)
- Nuk nevojitet prajmer
- Rezistencë ndaj abrazionit
- I papërshkueshëm nga lëngjet dhe avujt e ujit
- Rezistencë kimike
Përdorimi
- Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm
- Elemente betoni
- Gur natyror i fortë
- Qeramika, çimento me fibra
- Llaç, tulla, mure
- Çelik, hekur
- Dru
- Poliester, epoksid
- Kënde dhe kulme
- Vrima dhe zgavra
- Përdorim vertikal dhe tavanor
- Riparim fugash dhe plasaritjesh / riparime skajesh
- Izolim plasaritjesh statike jostrukturore
Avantazhet
- Temperaturë aplikimi nga +10 °C deri në +30 °C
- Përzierje dhe aplikim i lehtë
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit
- Tiksotropik: nuk varet në aplikime vertikale dhe horizontale
- Ngurtësim pa tkurrje
- Përbërës me ngjyra të ndryshme (për kontroll gjatë përzierjes)
- Nuk nevojitet prajmer
- Rezistencë ndaj abrazionit
- I papërshkueshëm nga lëngjet dhe avujt e ujit
- Rezistencë kimike
Ambalazhi
Përbërësit (A+B) | set 1,2 kg |
Përbërësit (A+B) | set 6 kg |
Përbërësit (A+B) | set 18 kg |
Ngjyra
Përbërësi A | e bardhë |
Përbërësi B | gri e errët |
Përbërësit A+B të përzierë | gri betoni |
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance sipas EN 1504-4 - Ngjitje strukturore
Baza kimike
Rrëshirë epokside dhe lëndë mbushëse të përzgjedhura
Jetëgjatësia
24 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të pahapur në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +30°C. Të mbrohet nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor. Lexoni gjithmonë ambalazhin.
Dendësia
Rrëshira e përzierë ~1,95 ±0,1 kg/l
Vlera në +23 °C.
Deklarata e produktit
EN 1504-4: Ngjitje strukturore
Rezistenca ndaj ngjeshjes
Koha e tharjes | Temperatura e tharjes | ||
+10 °C | +23 °C | +30 °C | |
1 ditë | ~15 N/mm2 | ~29 N/mm2 | ~34 N/mm2 |
3 ditë | ~30 N/mm2 | ~39 N/mm2 | ~46 N/mm2 |
7 ditë | ~38 N/mm2 | ~47 N/mm2 | ~51 N/mm2 |
14 ditë | ~45 N/mm2 | ~53 N/mm2 | ~55 N/mm2 |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
~6500 N/mm2 (14 ditë në +23 °C) | (ASTM D 965) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
Koha e tharjes | Temperatura e tharjes | ||
+10 °C | +23 °C | +30 °C | |
1 ditë | ~6 N/mm2 | ~10 N/mm2 | ~20 N/mm2 |
3 ditë | ~20 N/mm2 | ~21 N/mm2 | ~26 N/mm2 |
7 ditë | ~25 N/mm2 | ~28 N/mm2 | ~29 N/mm2 |
14 ditë | ~30 N/mm2 | ~32 N/mm2 | ~30 N/mm2 |
Moduli i elasticitetit në përkulje
~7700 N/mm2 (14 ditë në +23 °C) | (EN ISO 178) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
Koha e tharjes | Temperatura e tharjes | ||
+10 °C | +23 °C | +30 °C | |
1 ditë | ~7 N/mm2 | ~10 N/mm2 | ~11 N/mm2 |
3 ditë | ~18 N/mm2 | ~20 N/mm2 | ~24 N/mm2 |
7 ditë | ~21 N/mm2 | ~22 N/mm2 | ~25 N/mm2 |
14 ditë | ~24 N/mm2 | ~24 N/mm2 | ~29 N/mm2 |
Rezistenca e ndërkapjes në tërheqje
Koha e tharjes | Nënshtresa Temperatura e tharjes | ||
+10 °C | +25 °C | ||
1 ditë | Beton i thatë | >3 N/mm2* | − |
1 ditë | Beton i lagësht | >3 N/mm2* | − |
7 ditë | Çelik | − | ~18 N/mm2 |
*100 % dështim betoni
Tkurrja
Ngurtësim pa tkurrje
Koeficienti i zgjerimit termik
4,6 × 10−5 | (EN 1770) |
(përhapje lineare ndërmjet -20 °C dhe +40 °C)
Rezistenca kimike
Rezistencë ndaj shumë kimikatesh. Kontaktoni shërbimin teknik për më shumë informacione.
Temperatura e shformimit termoplastik
Koha e tharjes | Temperatura e tharjes | HDT |
7 ditë | +23 °C | +53 °C |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përbërësi A : Përbërësi B = 3 : 1 për peshë ose vëllim
Trashësia e shtresës
30 mm max.
Për ngjitës jostrukturor apo aplikime të tjera, nëse kërkohen trashësia shtresash >30 mm, aplikoni në vijim shtresa 30 mm ose sapo të jetë ngurtësuar shtresa e mëparshme. Sipërfaqja e shtresave të ndërmjetme të sapoaplikuara duhet të ashpërsohet për të formuar një kapje për shtresat vijuese. Nëse aplikimi i shtresës do të jetë më i gjatë se 2 ditë, ngjitësi i lagësht i aplikuar duhet të spërkatet deri në tepri me kuarc menjëherë pas aplikimit.
Rrjedha e varjes
Pa rrjedhje deri në 10 mm trashësi mbi sipërfaqe vertikale | (EN 1799) |
Temperatura e produktit
+10 °C min. / +30 °C max.
Temperatura e mjedisit
+10 °C min. / +30 °C max.
Pika e vesës
Kujdes kondensimin.
Temperatura e nënshtresës gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën 3 °C mbi pikën e vesës.
Temperatura e nënshtresës
+10 °C min. / +30 °C max.
Lagështia e përmbajtur e nënshtresës
Nënshtresa duhet të jetë e thatë ose e lagësht mat (pa pellg uji)
Lyeni nënshtresën me ngjitësin duke përdorur një furçë
Koha e punueshmërisë
Kohë punueshmërie (200 g)
Temperatura | Koha e punueshmërisë |
+10 °C | ~120 minuta |
+23 °C | ~80 minuta |
+35 °C | ~42 minuta |
+40 °C | ~30 minuta |
Vlera të matura në kushte adiabatike
Koha e punueshmërisë fillon kur përbërësit A+B përzihen. Është e shkurtër në temperatura të larta dhe më e gjatë në temperatura të ulëta. Për të përftuar punueshmëri më të gjatë në temperatura të larta, ngjitësi i përzierë mund të ndahet në sasi më të vogla. Sa më e madhe të jetë sasia e përzierë, aq më e shkurtër është koha e punueshmërisë. Për të përftuar kohë më të gjatë punueshmërie në temperatura të larta, adezivi i përzierë mund të ndahet në pjesë më të vogla. Një metodë tjetër është ftohja e Përbërësve A+B përpara përzierjes (jo nën +5 °C).
Koha e pritjes / mbiveshja
Sikadur®-31 EF mund të mbivishet me një veshje epokside kompatibël Sika® kur ngjitsi të jetë fortësuar.
Konsumimi
~1,95 kg/m2 për mm trashësie
Kjo është vlerë teorike dhe nuk përllogarit asnjë material shtesë për shkak të porozitetit të sipërfaqes, profilit të sipërfaqes, ndryshimeve në nivel apo firon, etj.
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Beton / mure / llaç / gur
Betoni dhe llaçi duhet të jenë të moshës të paktën 3–6 javësh.
Sipërfaqet e nënshtresave duhet të jenë të qëndrueshme, të pastra, të thata ose të lagështa mat, pa ujë të mbledhur, akull, pisllëqe, vaj, graso, kore çimentoje, efloreshencë, trajtime të vjetra sipërfaqesh, të gjitha grimcat e lira dhe çdo kontaminues tjetër sipërfaqjeje që mund të ndikojë ndërkapjen e ngjitësit.
Çeliku
Sipërfaqet duhet të jenë të pastra, të thata, pa vaj, graso, veshje, ndryshk, smërç, grimca të lira dhe ndotës të tjerë të sipërfaqes që mund të ndikojnë në ndërkapjen e ngjitësit.
Druri
Sipërfaqet e nënshtresave duhet të jenë të pastra, të thata, pa vaj, graso, veshje, ndryshk, smërç, grimca të lira dhe ndotës të tjerë të sipërfaqes që mund të ndikojnë në ndërkapjen e ngjitësit.
Poliester / epoksid / qeramika
Sipërfaqet duhet të jenë të pastra, të thata, pa vaj, graso dhe çdo kontaminues tjetër sipërfaqjeje që mund të ndikojë ndërkapjen e ngjitësit.
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Beton / mure / llaç / gur
Nënshtresat duhet të përgatiten mekanikisht me pastrim me rrymë abrazive, pistoletë me gjemba (needle gunning), light scabbling, bush hammering, bluarje ose pajisje tjetër të përshtatshme për të arritur një profil sipërfaqjeje me teksturë të hapur dhe me aftësi kapëse.
Çeliku
Sipërfaqet duhet të përgatiten mekanikisht me pastrim me rrymë abrazive, bluarje, furçë teli rrotulluese ose pajisje tjetër të përshtatshme për të arritur një finiturë metali të shkëlqyeshëm me një profil sipërfaqjeje i cili plotëson kërkesën për rezistencë të nevojshme të ndërkapjes në tërheqje. Të shmangen kushtet e pikës së vesës përpara dhe gjatë aplikimit.
Druri
Sipërfaqet duhet të përgatiten me by zdrugim, smerilizim ose pajisje tjetër të përshtatshme.
Poliester / epoksid
Sipërfaqet duhet të përgatiten me abrazion duke përdorur pajisjen e përshtatshme.
Qeramikat
Sipërfaqet duhet të përgatiten me abrazion duke përdorur pajisjen e përshtatshme. Mos aplikoni mbi nënshtresa të silikonuara.
Të gjitha nënshtresat
I gjithë pluhuri dhe materialet e lira duhet të hiqen plotësisht nga të gjitha sipërfaqet e nënshtresave përpara aplikimit të produktit me pajisje vakuumi / largim pluhuri.
PËRZIERJA
Përpara përzierjes së të gjithë përbërësve, përzieni Përbërësin A (rrëshirën) me një mikser elektrik në shpejtësi të ulët (max. 300 rpm). Shtoni Përbërësin B (forcuesin) tek përbërësi A dhe përzieni Përbërësit A+B vazhdimisht për të paktën 3 minuta derisa të përftohet një miks me ngjyrë të njëtrajtshme me konsistencë të lëmuar. Për të siguruar përzierje të plotë, hidhini materialet brenda një ene të pastër dhe përzieni sërish për ~ 1 minutë. Duhet shmangur përzierja e tepruar për të pakësuar bllokimin e ajrit. Përzieni vetëm njësi të plota. Koha e përzierjes për A+B = 4,0 minuta. Përzieni vetëm atë sasi e cila mund të përdoret brenda kohës së saj të punës.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me Sika® Colma Cleaner menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar / maturuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.