Sikaflex® PRO-3
Izolues me performancë të lartë për fugat e dyshemeve dhe aplikime të inxhinierisë së ndërtimit
Sikaflex® PRO-3 është izolues fugash, elastik, me 1 përbërës që thahet me lagështinë dhe me rezistencë mekanike dhe kimike të lartë.
- Aftësi lëvizshmërie ± 35% (ASTM C 719)
- Rezistenca mekanike dhe kimike shumë të larta
- Tharje pa flluska
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit
- Pa tretës
- Çlirime shumë të ulëta
Përdorimi
Sikaflex® PRO-3 është krijuar për fugat e lëvizjes dhe ndërtimit të dyshemeve, zona qarkullimi makinash dhe këmbësorësh (p.sh. garazhe dhe vende parkimi), magazina dhe zona prodhimi, aplikime në industrinë ushqimore, fabrika përpunimi të ujërave të zeza, ndërtim tunelesh dhe dhoma me standard të lartë higjiene.Avantazhet
- Aftësi lëvizshmërie ± 35% (ASTM C 719)
- Rezistenca mekanike dhe kimike shumë të larta
- Tharje pa flluska
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit
- Pa tretës
- Çlirime shumë të ulëta
Ambalazhi
sallam 600 ml, 20 copë/ kuti
Ngjyra
gri betoni, e zezë
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- EMICODE EC1PLUS R
- LEED v4 EQc 2: Materiale me çlirime të ulëta
MIRATIME / STANDARDE
- EN 15651-4 PW EXT-INT CC 25 HM
- ISO 11600 F 25 HM
- ASTM C 920, kategoria 35
- ISEGA Certifikatë për përdorim në zona magazinimi ushqimesh
- BS 6920 (kontakti me ujin e pijshëm)
- ASTM C 1248 nuk njollos mermerin
- ISO 16938-1 nuk njollos mermerin
- Testimi CSM TVOC (ISO-6.8)
- Rezistenca biologjike CSM: shumë e mirë
- Testuar sipas parimeve të DIBt për ekspozimin ndaj ujërave të ndenjura
- Rezistencë ndaj karburantit Diesel dhe të avioneve sipas udhëzimeve DIBt
Baza kimike
poliuretan i teknologiisë i-Cure®
Jetëgjatësia
Sikaflex® PRO-3 ka jetëgjatësi prej 15 muajsh nga data e prodhimit, nëse ruhet në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të mbyllur dhe nëse plotësohen kushtet e magazinimit.
Kushtet e magazinimit
Sikaflex® PRO-3 duhet të ruhet në kushte të thata dhe i mbrojtur nga rrezatimi i drejtëpërdrejtë diellor dhe temperatura midis +5°C dhe +25°C.
Dendësia
~1.35 kg/l | (ISO 1183-1) |
Fortësia Shore A
~37 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Moduli i shformimit elastik
~0.60 N/mm2 në 100 % zgjatim (+23 °C) | (ISO 8339) |
~1.10 N/mm2 në 100 % zgjatim (−20 °C) |
Risjellja elastike
~90 % | (ISO 7389) |
Rezistenca ndaj përhapjes së grisjes
~8.0 N/mm | (ISO 34) |
Aftësia për lëvizje
± 25 % | (ISO 9047) |
± 35 % | (ASTM C 719) |
Rezistenca kimike
Sikaflex® PRO-3 është rezistent ndaj ujit, ujit të detit, alkaleve të tretura, llaçit të çimentos dhe detergjenteve të tretur në ujë, karburantit diesel dhe të avioneve sipas udhëzimeve DIBt.
Sikaflex® PRO-3 nuk ka rezistencë ndaj alkoolit, acideve organike, alkaleve dhe acideve të përqëndruara dhe hidrokarbureve të tjera.
Temperatura e funksionimit
−40 °C deri në +70 °C
Projektimi i fugës
Gjerësia e fugës duhet të projektohet që të përshtatet me lëvizjen e kërkuar të fugës dhe aftësisë së izoluesit për lëvizje. Gjerësia e fugës duhet të jetë ≥ 10 mm dhe ≤ 40 mm. Duhet të ruhet një raport thellësie prej 1:0.8 (për përjashtimet, shih tabelën më poshtë).
Gjerësitë standarde të fugës për fugat midis elementeve prej betoni në aplikimet e mjediseve të brendshme:
Gjatësia e fugës [m] | Gjerësia min. e fugës [mm] | Thellësia min. e fugës [mm] |
2 | 10 | 10 |
4 | 10 | 10 |
6 | 10 | 10 |
8 | 15 | 12 |
10 | 18 | 15 |
Gjerësitë standarde të fugës për fugat midis elementeve prej betoni në aplikimet e mjediseve të jashtme:
Gjatësia e fugës [m] | Gjerësia min. e fugës [mm] | Thellësia min. e fugës [mm] |
2 | 10 | 10 |
4 | 15 | 12 |
6 | 20 | 17 |
8 | 28 | 22 |
10 | 35 | 28 |
Të gjitha fugat duhet të projektohen dhe të dimensionohen saktë në përputhje me standardet përkatëse, përpara krijimit të tyre. Baza për llogaritjen e gjerësive të nevojshme të fugave është lloji i strukturës dhe përmasat e saj, vlerat teknike të materialeve të bashkëngjitura të ndërtimit dhe materiali i izolimit të fugave, si dhe gjithashtu ekspozimi specifik i ndërtesës dhe fugave.
Për fuga më të gjera, ju lutemi kontaktoni me departamentin tonë të shërbimit teknik.
Aplikimi
Material mbështetjeje
Përdorni kordona prej shkume polietileni.
Rrjedha e varjes
0 mm (profil 20 mm, 50 °C) | (ISO 7390) |
Temperatura e mjedisit
+5 °C deri në +40 °C, min. 3 °C mbi temperaturën e pikës së vesës
Temperatura e nënshtresës
+5 °C deri në +40 °C
Ritmi i maturimit
~3.5 mm/24 orë (23 °C / 50 % lagështi relative) | (CQP 049-2) |
Koha e krijimit të kores
~60 minuta (23 °C / 50 % lagështi relative) | (CQP 019-1) |
Koha e përpunimit mekanik
~50 minuta (23 °C / 50 % lagështi relative) | (CQP 019-2) |
Konsumimi
Gjatësia e fugës [m] për sallam 600 ml | Gjerësia e fugës [mm] | Thellësia e fugës [mm] |
6 | 10 | 10 |
3.3 | 15 | 12 |
1.9 | 20 | 16 |
1.2 | 25 | 20 |
0.8 | 30 | 24 |
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vajra, graso, pluhur dhe grimca apo materiale të lira. Boja, korja e çimentos dhe kontaminues të tjerë duhet të hiqen. Sikaflex® PRO-3 ndërkapet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Megjithatë, për ndërkapje optimale dhe aplikime kritike me performancë të lartë, si p.sh. ndërtesat shumëkatëshe, fuga me sforcim të lartë, ekspozim në kushte ekstreme moti apo prani të përhershme uji, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metale të veshura me pluhur apo pllakat me glazurë duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht duke përdorur Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Përpara izolimit, lejoni një kohë tharjeje prej > 15 minutash (< 6 orë).
Metale të tjera si bakri, bronzi dhe titanium-zinku, duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Pas kohës së nevojshme të tharjes, përdorni një furçë për të aplikuar Sika® Primer-3 N dhe lejoni kohë shtesë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë) përpara izolimit të fugave.
PVC duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë. Përpara izolimit, lejoni një kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Nënshtresa poroze
Betoni, betoni me peshë të lehtë dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat duhet të lyhen me anë të një furçe me prajmerin Sika® Primer-3 N. Përpara izolimit, lejoni një kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Për këshilla dhe udhëzime të detajuara ju lutemi kontaktoni me departamentin tone të shërbimit teknik.
Shënim: Prajmerat përforcojnë ndërkapjen. Ato nuk zëvendësojnë pastrimin e duhur të nënshtresës dhe nuk përmirësojnë ndjeshëm rezistencën e sipërfaqes.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika® Remover-208 dhe/ose Sika® TopClean T. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.